Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Pushteti i Netanyahut drejt fundit, Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë

ADAD8 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Benjamin Netanyahu është drejt fundit të pushtetit 19-vjeçar pasi rivali i tij kryesor, Gadi Eisenkot, do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re të Izraelit. Megjithatë, rruga drejt pushtetit mbetet e ndërlikuar.

Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite dhe udhëheqës i partisë së qendrës Yashar, e cila mori pjesë në zgjedhjet e 27 tetorit, do të ketë deri në gjashtë javë kohë për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare dhe për të krijuar një koalicion qeverisës.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’ia dorëzojë zyrtarisht mandatin Eisenkotit të dielën. Vendimi erdhi pas konsultimeve dyditore me të gjitha partitë e zgjedhura në Knesset (Parlamentin izraelit).

Eisenkot siguroi mbështetjen e 67 deputetëve të legjislaturës së re, përfshirë 19 nga dy partitë arabe. Ndërkaq, Netanyahu mori vetëm 46 rekomandime te presidenti.

Blloku i Netanyahut u përça edhe më shumë gjatë konsultimeve me presidentin, pasi partia United Torah Judaism, një aleate tradicionale e kryeministrit, nuk pranoi ta rekomandonte atë për formimin e qeverisë.

Megjithatë, marrja e mandatit nuk nënkupton automatikisht largimin e Netanyahut nga pushteti. Eisenkot ka mbështetjen e një shumice parlamentare në letër, por ende nuk ka arritur të sigurojë një koalicion qeverisës. I duhen 61 vota kur Parlamenti e vendos në votim formimin e qeverisë së re.

Ai synon të formojë atë që e quan “qeveri të emergjencës kombëtare” dhe të bëjë betimin e një qeverie të pakicës sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo qeveri do të përbëhej nga katër parti opozitare hebraike, të cilat së bashku kanë 48 ulëse: Yashar e drejtuar nga Eisenkot, Together e ish-kryeministrave Naftali Bennett dhe Yair Lapid, Yisrael Beiteinu e Avigdor Libermanit dhe partia e majtë Demokratët, e udhëhequr nga Yair Golan.

Eisenkot ka përcaktuar edhe katër kushte për pjesëmarrjen në qeveri: njohjen e Izraelit si shtet hebraik, demokratik, liberal dhe egalitar; respektimin e vlerave të Deklaratës së Pavarësisë; shërbimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët, qoftë ushtarak, kombëtar apo civil; si dhe njohjen e Hamasit si organizatë terroriste

Artikuj të ngjashëm

Sot ulje e re e çmimit të naftës

18 Nëntor, 2026

SHBA-të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, por i lejojnë Hungarisë të blejë naftë ruse

18 Nëntor, 2026

NATO-ja sërish në vitin 1997: Çfarë kërkon Putini nga Evropa

18 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

​A do të kemi përballje Kosovë – Shqipëri në kualifikueset e Euro 2028?

18 Nëntor, 2026

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026

“Çka ka me hongër?” – Dua Lipa flet për fëmijërinë, zbulon kujtimin familjar që e bën të ndihet gjithmonë mirë

18 Nëntor, 2026

Shkodër-Koplik, përplasen dy makina, 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë!

18 Nëntor, 2026
POLITIKË

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

KOSOVË 18 Nëntor, 2026

sh-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer nga Haga për arsye humanitare.…

Pa bullgarët në Kushtetutë, pa përparim drejt BE-së? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja!

18 Nëntor, 2026

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 tubues, policia: U plagosën dy efektivë

18 Nëntor, 2026

Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin

18 Nëntor, 2026

Jakup Krasniqi kthehet në Kosovë, Haga i lejon të vizitojë bashkëshorten për arsye humanitare

18 Nëntor, 2026

Sefer Selimi godet Artan Grubin, Artin Spahiu del në mbrojtje të tij!

18 Nëntor, 2026

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, lihet në fuqi arresti me burg për 49-vjeçarin Margjoni!

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.