Autor: AD

Situata në protestën para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar më tej. Persona të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, duke bërë që të ndërhyjë edhe autoboti i ujit për të shpërndarë protestuesit. Tensionet vijnë pas incidenteve të mëparshme, ku protestuesit u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtynë ata në drejtim të efektivëve. Gjithashtu, drejt policisë u hodhën sende të ndryshme, ndërsa uniformat blu iu kundërpërgjigjën me spraj dhe gaz lotsjellës. Me përshkallëzimin e situatës dhe hedhjen e gurëve, policia ka vënë në përdorim edhe autobotin e ujit.  

Read More

Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve. Në rastin e dërgesës së fundit, prej 19,3 tonësh, analizat laboratorike të kryera edhe nga inspektori kompetent fitosanitar i vendit tonë ka konfirmuar tejkalimin e nivelit maksimal të lejuar të pesticideve. Për këtë arsye, e gjithë sasia prej 19,3 tonësh është dërguar për asgjësim. “Bazuar në rezultatet e analizave, dërgesa me mollë është kthyer nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut dhe është ndaluar në pikën kufitare Novo Sellë. Më pas, inspektori kompetent fitosanitar nga pala…

Read More

Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Policia e Tiranës gjobit 10 shtetas. Për secilin është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë: Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 10 masa administrative. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 10 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën…

Read More

Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, ku protestues të Partisë Demokratike që u zhvendosën aty pas grumbullimit te Kryeministria, tentuan të afrohen e t’i bashkohen studentëve që sot kanë thirrur protestë kombëtare, po me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të rinjtë kundërshtuan praninë e mbështetësve të opozitës, duke iu kërkuar të largohen me thirrjet: Largohuni! Po ashtu, thirrën: Rama n’burg, Berisha n’burg! Situata u tensionua mes dy grupeve të protestuesve, duke kaluar në përplasje fizike. Kjo nuk është hera e parë që studentët kundërshtojnë afrimin e demokratëve. Kujtojmë se edhe në protestën e së shtunës së kaluar…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak kundër Iranit, duke deklaruar se do të preferonte të shmangte shkatërrimin e mëtejshëm të vendit, por se mund të detyrohej të ndërmerrte veprime të tjera. Deklaratat kanë shqetësuar edhe aleatin e tij britanik, Nigel Farage, i cili paralajmëron pasoja për çmimet e naftës dhe ekonominë botërore… Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një tjetër paralajmërim ndaj Iranit, duke lënë të hapur mundësinë e sulmeve të reja ushtarake, pas luftës së zhvilluar nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër këtij vendi. Trump deklaroi se Iranit mund t’i…

Read More

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas dhe kërkon që Prokuroria të hapë hetim për këtë rast. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se nga një deklaratë e guvernatorit të Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, konfirmohet, sipas partisë, se vendimi është marrë nën ndikim politik. LSDM kërkon të hetohet prejardhja e kapitalit, qarkullimi i parave dhe vendimmarrja lidhur me bankën, duke kërkuar përfshirjen edhe të Prokurorisë Evropiane. Partia opozitare gjithashtu ngre pikëpyetje për rolin e Mickoskit në kontaktet me blerësit e mundshëm të bankës dhe nëse kjo…

Read More

Rashford: Askush sa Yamal nuk i afrohet kaq shumë nivelit të Messit, mund t’i fitojë 7 “Topa të Artë”Marcus Rashford ka zbuluar se largimi nga Premier League ishte një zgjedhje personale, e ndikuar nga lidhja emocionale me Manchester United, klubin ku u formua. “Gjatë periudhës tek Aston Villa kuptova diçka; nuk mund të vazhdoja të luaja kundër United çdo sezon. Nëse United nuk ishte një mundësi, i thashë agjentit të më çonte jashtë Anglisë, jo te një tjetër klub i Premier League”, – rrëfeu sulmuesi anglez. “Pas Barcelonës nuk dëshiroja të kthehesha në Angli, nëse nuk do të luaja për…

Read More

Pas 4 muajsh hetime, blutë e Shkodrës finalizuan operacionin “Polinomi 2” duke sekuestruar rreth 77 kg Cannabis Sativa, 1 pistoletë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak e të tjera sende të kundërligjshme që sipas bluve “i shërbenin veprimtarisë kriminale”. Në pranga ranë dy vëllezër dhe u shpall në kërkim djali i njërit prej tyre. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Gj.Sh.,…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka lënë mundësinë e hapur që të kandidojë kër kryetare të kësaj partie. Musliu në një intervistë në Nacionale me gazetarin Muhamet Koci ka thënë se fton të gjithe ata që mendojnë se e dërgojnë partinë përpara, që t’i hyjnë garës. Musliu theksoi se nuk e përjashton mundësinë që edhe ajo vetë të jetë pjesë e garës. “E preferoj Ganimete Musliun. Në këtë moment kur po flasim, unë e preferoj Ganimete Musliun. E thash për arsye se neve na i kanë shpallë kryetarët në studio televizive hala pa hy në zgjedhje,…

Read More

Demokratët në mbështetje të të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe që për sot kanë thirrur një tjetër protestë kombëtare në Tiranë. Para orës 13:00, deputetë e mbështetësve të opozitës marshuan nga Selia Blu drejt “Dëshmorëve të Kombit” për t’u stacionuar para Kryeministrisë. Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve, që pavarësisht bindjeve politike, t’i bashkohen tubimit kundër qeverisë, në përkrahje të studentëve e gjimnazistëve që protestojnë prej ditësh. Ndërkohë, në orën 14:00 nis protesta kombëtare e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Të vendosur për vijimin e qëndresës, refuzojnë dialogun me Ramën. Në krah të tyre janë rreshtuar edhe…

Read More