Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, dritare dialogu online!

ADAD7 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën online “Fol me Kryeministrin”, që synon të shërbejë si një dritare komunikimi dhe dialogu me studentët, në një kohë kur protestat e tyre vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje. Përmes faqes folmekm.al, kreu i qeverisë fton studentët dhe të gjithë të interesuarit të komunikojnë drejtpërdrejt, të ndajnë shqetësimet, mendimet dhe opinionet e tyre.

Gjatë prezantimit të platformës, Rama e cilësoi atë si një urë komunikimi të hapur 24 orë, ndërsa bëri të ditur se do të ketë një skuadër të dedikuar për të garantuar qarkullimin e informacionit dhe shkëmbimin e mendimeve.Kryeministri theksoi se platforma do të jetë funksionale gjatë gjithë kohës dhe se komunikimi do të mundësohet përmes një strukture të posaçme, e cila do të ndjekë mesazhet dhe opinionet e dërguara nga qytetarët.

Fol me Kryeministrin, faqja hyrëse. Faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet kur vijmë nga një sfond protestash përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekje për të penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, e hapur 24h, ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit dhe të opinioneve që shkëmbehen.

Rama u ndal edhe te situata e krijuar nga protestat e studentëve, duke shprehur bindjen se tensionet dhe përçarjet do të zbuten me kalimin e kohës. Sipas tij, teknologjia ofron një mundësi për të vijuar komunikimin dhe për të krijuar hapësira dialogu edhe në kushtet e mungesës së një komunikimi të drejtpërdrejtë.

Kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, bashkëjetesës demokratike dhe gjithçkaje atyre që mendojnë ndryshe prej tyre, ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia.

Rama iu bëri thirrje studentëve dhe të interesuarve që të përdorin platformën për të komunikuar dhe shprehur mendimet e tyre.

Mirë se të vini në dialog!

Artikuj të ngjashëm

Kush është tutorja shqiptare që drejton rrjetin e punonjësve të seksit në Paris?

7 Nëntor, 2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona!

7 Nëntor, 2026

Humb jetën në krye të detyrës elektriçisti në Vlorë!

7 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Kush është tutorja shqiptare që drejton rrjetin e punonjësve të seksit në Paris?

7 Nëntor, 2026

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona!

7 Nëntor, 2026

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, dritare dialogu online!

7 Nëntor, 2026

Humb jetën në krye të detyrës elektriçisti në Vlorë!

7 Nëntor, 2026

Bujqësia në vështirësi/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

7 Nëntor, 2026

Mickoski: Alta Bank është në gjendje të shkëlqyer, po përpiqemi të gjejmë blerës

7 Nëntor, 2026

Juventus feston në Holandë, 3 pikë në Europa League

7 Nëntor, 2026

Kushtetuesja “blindon” sigurinë/ Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

7 Nëntor, 2026

Ndërron jetë në Dibër elektriçisti 60-vjeçar, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit

7 Nëntor, 2026

Durmishi: Brukseli njeh përparimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, reformat po japin rezultate

7 Nëntor, 2026
POLITIKË

Kush është tutorja shqiptare që drejton rrjetin e punonjësve të seksit në Paris?

SHQIPËRI 7 Nëntor, 2026

Shqiptarja e dyshuar si një nga figurat kryesore të një rrjeti prostitucioni në Francë kërkon…

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 12 persona!

7 Nëntor, 2026

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”, dritare dialogu online!

7 Nëntor, 2026

Humb jetën në krye të detyrës elektriçisti në Vlorë!

7 Nëntor, 2026

Bujqësia në vështirësi/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

7 Nëntor, 2026

Mickoski: Alta Bank është në gjendje të shkëlqyer, po përpiqemi të gjejmë blerës

7 Nëntor, 2026

Kushtetuesja “blindon” sigurinë/ Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

7 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.