Bota është rrugës që viti 2026 të bëhet viti i dytë më i nxehtë në histori, teksa fenomeni klimatik El Ninjo po përshpejton ngrohjen globale, të nxitur nga njeriu, tha monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian. Ky vit veçse ka “20 për qind shans të tentojë apo të tejkalojë” vitin 2024 – viti me temperaturat më të larta të regjistruara deri më tani – tha Shërbimi për Ndryshimin e Klimës, Copernicus. Temperaturat globale këtë vit “me shumë siguri” do të tejkalojnë pragun prej 1.5 gradë Celsius të niveleve paraindustriale, tha shërbimi. Mesatarja e temperaturave nga viti 2023 deri më 2026…
Autor: AD
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka tani sfidues serioz në garën për rizgjedhje në postin e udhëheqësit të shtëpisë botërore të futbollit. Anëtari i këshillit të FIFA-s, japonezi Kohzo Tashima, që ka punuar me Infantinon për gati 11 vjet, planifikon të garojë për president, kanë njoftuar mediumet japoneze. Tashima është kandidati i parë serioz në garën kundër Infantinos. 18 nëntori është afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave. FIFA po kalon moment të vështirë pasi plani i Infantinos për shitje të aksioneve tek investitorët privatë dështoi. “Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që Infantino të rizgjedhet në…
Sara Gjordeni dhe Bardhi po shijojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, teksa janë në pritje të fëmijës së dytë. Çifti ka ndarë së fundmi një fotografi të përbashkët në Instagram, ku Sara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të zi, pranë Bardhit.“Na 3”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë, ndërsa Sara nuk ka kursyer fjalët e dashurisë, duke komentuar: “Ju dua shumë”. Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa nuk kanë munguar as komentet nga personazhet e njohura. Kujtojmë se Sara dhe Bardhi janë prindër të vogëlushes Nea, ndërsa së shpejti…
Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 61 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës. Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se është sulmuar nga ariu. Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 61 vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, ka hyrë në banesë, ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks. E shoqja ka njoftuar ambulancën. Gazmir Fiku në deklarimet…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e 3.000 bursave studentore për vitin akademik 2026/2027, duke prezantuar një model të ri të shpërndarjes së mbështetjes financiare për studentët. Sipas modelit të ri, bursat janë ndarë në tri kategori: 1.200 bursa për mbështetje sociale, 1.050 bursa strategjike dhe 750 bursa për studentët me sukses të lartë akademik. Për herë të parë, në kuadër të bursave sociale parashihen edhe 50 bursa për studentët me aftësi të kufizuara dhe 50 për studentët me sëmundje të rralla. Bursat strategjike u dedikohen studentëve që studiojnë në fusha me rëndësi të veçantë për…
Gazment Bardhi ka bërë të ditur se Partia Demokratike i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dy akteve normative dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave, që sipas opozitës kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së deklaroi se është kërkuar edhe pezullimi i zbatimit të këtyre akteve deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Bardhi njoftoi gjithashtu se opozita kërkon thirrjen në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për të dhënë llogari mbi masat…
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues dhe në lehtësimin e dialogut me Bullgarinë. Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm zviceran dhe kryesuesi i OSBE-së, Injacio Kasisi, pas takimit në Shkup me homologun e tij, Timço Mucunski. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, marrëdhëniet ekonomike, stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian. Kasisi theksoi se OSBE-ja mund të kontribuojë në tejkalimin e mosmarrëveshjeve me vendet fqinje dhe në forcimin e sundimit të ligjit. “Pa besim nuk ka siguri, ndërsa pa siguri nuk ka prosperitet”, deklaroi ai. “Për organizata si…
Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe përfitimet nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian. Meta pretendon se vendi nuk po përmbush reformat e kërkuara dhe akuzon qeverinë e Edi Ramës për korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë rezultatesh në procesin e integrimit europian. Postimi i Ilir Metës: Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama. Nga 922 milionë euro të parashikuara nga Plani i Rritjes së BE-së, Shqipëria, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit,…
Tre persona janë arrestuar në Evropë, pasi dyshohet se për rreth dy vite kanë përdorur inteligjencën artificiale për të mashtruar kompani të ndryshme, duke përvetësuar rreth 129 milionë dollarë (115 milionë euro), shkruan tgcom24.it. Jacob Soall, Sharon Hazan dhe Guy Sheetrit, të cilët njiheshin me pseudonimet “Rocky Balboa”, “Superman Cash” dhe “Fat Boy”, akuzohen se kanë përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për t’u paraqitur si drejtues të lartë kompanish dhe avokatë të njohur, me qëllim bindjen e punonjësve për të kryer transferta të mëdha financiare. Sipas aktakuzës së bërë publike së fundmi, skema mashtruese është zhvilluar nga korriku 2024 deri…
Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investime të reja mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit. Kryeministria thekson se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor. Pas edicionit të parë, konferenca rikthehet në Tiranë me synimin për të krijuar partneritete strategjike dhe mundësi konkrete bashkëpunimi mes kompanive evropiane dhe atyre të rajonit. Në fokus të diskutimeve…
