Kryeministri i Kosovës, Albin Albin Kurti ka thënë se deficiti tregtar vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë së vendit. Këto komente Kurti i bëri në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeës së bashkëpunimit për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. “Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar ai.Sipas…
Autor: AD
Një gjykatëse federale në SHBA ka pezulluar për 14 ditë nisjen e ndërtimit të harkut monumental të propozuar nga Presidenti Donald Trump në Uashington, vetëm pak kohë pasi projekti mori miratimin përfundimtar nga një komision federal. Komisioni Kombëtar i Planifikimit të Kapitalit (NCPC) miratoi të enjten (5 nëntor) projektin për ndërtimin e një harku 250 metra të lartë, me një votim 8 pro dhe 4 kundër, pas më shumë se tetë orësh dëshmi publike. Mbi 120 qytetarë, mes tyre shumë veteranë amerikanë, kundërshtuan projektin gjatë seancës, duke i kërkuar komisionit të mos e miratonte ndërtimin e monumentit. Megjithatë, vetëm brenda…
Një grup që shpërndante drogë pranë shkollave u godit nga Policia e Fierit, pas disa muajsh hetime. 4 persona ranë në pranga ndërsa një tjetër është në kërkim. Me vendim gjykate, arresti me burg u zbatua për Kevin Baren 28 vjeç, Dejvi Ferkon 25, Marjus Zhakën 48 dhe Taulant Çelën, 52 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e të akuzuarve, policia gjeti 2.9 kg kanabis, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, me 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë. Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në…
Metamfetaminë dhe kokainë të fshehura brenda DVD-ve dhe CD-ve në dërgesat postare! Ky është një nga rastet e kontrabandës së parandaluar në terminalin doganor të Postës në Shkup, të cilin e ka rikujtuar zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, gjatë një vizite në këtë institucion. Dauti ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor të këtij viti, doganierët kishin zbuluar dhe parandaluar kontrabandimin e substancave narkotike, të kamufluara në mënyrë të pazakontë brenda dërgesave postare. “Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës mbeten prioritet i Doganës”, ka theksuar Dauti, duke nënvizuar rëndësinë e kontrolleve në një…
Një 71-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane u arrestua në Vaun e Dejës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Kol Ndoj ishte dënuar me 9 vite burg për veprën penale të shfrytëzimit seksual dhe prostitucionit. Policia e Shtetit njofton se arrestimi u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. Ndoj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Napoli, me vendim të datës 23…
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit diplomatik në Tiranë, duke vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe sigurisë. Wendt falënderon presidentin Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio për besimin, si dhe popullin shqiptar për mikpritjen. Ndërsa nis detyrën si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet Presidentit Trump dhe Sekretarit Rubio për besimin e tyre. Gjithashtu dua të falënderoj popullin e Shqipërisë për mikpritjen e ngrohtë. Gjatë shërbimit tim të mëparshëm ushtarak së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë,…
Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të veçantë paralajmërimit të Komisionit Evropian për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës nga përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në qendër të kritikave është kryeministri Hristijan Mickoski, për shkak të përdorimit të emrit “Maqedoni”, pa përcaktimin kushtetues “e Veriut”. Në Raportin e Progresit, të publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian konstaton se anëtarë të Qeverisë dhe funksionarë të lartë herë pas here nuk i respektojnë detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Prespës, përfshirë përdorimin e emrit kushtetues të shtetit. Brukseli paralajmëron se praktika të tilla mund të dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë…
Surpriza më e madhe në listën e Jürgen Klopp për ndeshjet e fundit të vitit është Wael Mohya, mesfushori 17-vjeçar i Borussia Mönchengladbachut, i cili tashmë ka thyer disa rekorde të klubit dhe konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit gjerman. Përzgjedhësi i Gjermanisë ka publikuar listën me 24 futbollistë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Serbisë më 13 nëntor në Beograd dhe Holandës tri ditë më vonë në Berlin. Mohya është njëri prej tre lojtarëve të ftuar për herë të parë në ekipin A, së bashku me Finn Jeltsch dhe Brian Gruda. “Nuk ka shumë 17-vjeçarë…
Banka Qendrore e Polonisë ka arritur të grumbullojë 700 tonë ar, duke konsoliduar pozicionin e vendit mes 10 shteteve me rezervat më të mëdha të arit në botë. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Bankës Kombëtare të Polonisë, Adam Glapinski, i cili theksoi se blerjet e fundit rrisin besueshmërinë dhe sigurinë e vendit, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin e monedhës kombëtare, zloty. Rezervat janë rritur me 150 tonë që nga janari, kur banka qendrore zotëronte 550 tonë ar. “Kjo është një arritje historike për bankën qendrore polake. Polonia ka konsoliduar pozicionin e saj mes 10 vendeve me rezervat…
Një 22-vjeçar nga Haraçina është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë, dy karikatorë dhe 26 fishekë.Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 00:40, në fshatin Haraçinë, ku zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me inicialet R.A.Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
