Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kush është 17-vjeçari i talentuar që mori ftesë nga Jurgen Klopp në ekipin e parë gjerman?

ADAD6 Nëntor, 2026 SPORT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Surpriza më e madhe në listën e Jürgen Klopp për ndeshjet e fundit të vitit është Wael Mohya, mesfushori 17-vjeçar i Borussia Mönchengladbachut, i cili tashmë ka thyer disa rekorde të klubit dhe konsiderohet një nga talentet më premtuese të futbollit gjerman.

Përzgjedhësi i Gjermanisë ka publikuar listën me 24 futbollistë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Serbisë më 13 nëntor në Beograd dhe Holandës tri ditë më vonë në Berlin. Mohya është njëri prej tre lojtarëve të ftuar për herë të parë në ekipin A, së bashku me Finn Jeltsch dhe Brian Gruda.

“Nuk ka shumë 17-vjeçarë që luajnë aktualisht në Bundesligë dhe kjo, në vetvete, është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Klopp për DFB TV, duke konfirmuar se ka qenë në kontakt me futbollistin dhe familjen e tij.

Rekord pas rekordi te Gladbachu

Mohya ka lindur më 31 dhjetor 2008 në Mettmann të Gjermanisë, në një familje me origjinë marokene. Ai iu bashkua akademisë së Borussia Mönchengladbachut në vitin 2016, kur ishte vetëm shtatë vjeç. Me klubin fitoi kampionatin gjerman për grupmoshën U-17, ndërsa që nga vera e vitit 2025 është pjesë e ekipit të parë

Në tetor të vitit 2025, ai debutoi në Kupën e Gjermanisë kundër Karlsruhes, në moshën 16-vjeçare, nëntë muaj e 27-ditëshe, duke u bërë futbollisti më i ri që kishte luajtur ndonjëherë për klubin. Me këtë rast, ai theu rekordin e Karlheinz Pflipsen.

Në dhjetor të po atij viti, në ndeshjen kundër Wolfsburgut, Mohya u bë edhe futbollisti më i ri i Gladbachut që debutoi në Bundesligë, duke thyer rekordin e Marko Marinit, i cili kishte qëndruar në fuqi për gati dy dekada.

Talenti i tij u konfirmua edhe me golin e parë në elitën gjermane. Në mars, ai realizoi kundër Bayern Munichut në minutën e 89-të, vetëm pesë minuta pasi ishte futur në lojë. Në atë kohë, në moshën 17-vjeçare e pak më shumë se dy muaj, u bë golashënuesi më i ri në historinë e Gladbachut dhe i treti më i riu në historinë e Bundesligës, pas Youssoufa Moukokos dhe Florian Wirtzit.

Një nga pikat e pakta pozitive të Gladbachut

Mohya po vazhdon të impresionojë edhe këtë sezon. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat gjermane, ai ka luajtur në të dhjetë ndeshjet zyrtare të skuadrës, duke regjistruar tre gola dhe një asistim.

Me një gol dhe një asistim, ai ishte vendimtar në fitoren e parë sezonale të Gladbachut, 3-2 në udhëtim ndaj Stuttgartit. Për paraqitjet e tij, klubi e shpalli futbollistin më të mirë të muajit tetor.

Kjo formë merr edhe më shumë rëndësi duke pasur parasysh se Borussia Mönchengladbach po kalon një sezon të vështirë dhe aktualisht renditet në pozitën e fundit në Bundesligë.

Trajneri Alexander Blessin po i beson gjithnjë e më shumë minuta talentit të ri, por njëkohësisht ka theksuar se atij duhet t’i jepet kohë për pushim kur nuk është në gjendjen e duhur fizike.

Ndërkohë, sipas Sky, Gladbachu synon ta përmirësojë kontratën e tij para kohe. Aktualisht, paga bazë e Mohyas raportohet të jetë nga 600 mijë deri në 700 mijë euro në vit, ndërsa marrëveshja e re mund të arrijë në rreth dy milionë euro. Vlera e tij në treg vlerësohet në 17 milionë euro.

Gjermania apo Maroku?

Një nga çështjet më interesante rreth Mohyas mbetet e ardhmja e tij ndërkombëtare. Ai ka kaluar nëpër grupmoshat e Gjermanisë dhe ka luajtur edhe dy ndeshje për përfaqësuesen U21, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për kombëtaren që do ta përfaqësojë në të ardhmen.

Për shkak të prejardhjes së tij familjare, 17-vjeçari ka të drejtë të luajë edhe për Marokun. Ftesa e Jürgen Kloppit për ekipin A të Gjermanisë mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt vendimit të tij, megjithëse mediat gjermane theksojnë se ai ende nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë çështje.

Derisa të paraqitet në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Gjermanisë, Mohya vazhdon ta ketë mundësinë për të zgjedhur edhe përfaqësuesen e Marokut. /telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Driton Kuka ngre alarmin | INA ONLINE

6 Nëntor, 2026

Igli Tare sqaron të vërtetën: Askush nuk mund t’i refuzojë!

6 Nëntor, 2026

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe një lojtar që luan te Barcelona

5 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Drogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!

6 Nëntor, 2026

Kërkohej nga Italia, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari i dënuar me 9 vite burg!

6 Nëntor, 2026

Ambasadori Wendt prezanton prioritetet: Mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit!

6 Nëntor, 2026

Brukseli godet Shkupin për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës: Mickoski sfidon emrin kushtetues, Maqedonia rrezikon marrëdhëniet me Greqinë!

6 Nëntor, 2026

Kush është 17-vjeçari i talentuar që mori ftesë nga Jurgen Klopp në ekipin e parë gjerman?

6 Nëntor, 2026

Polonia arrin në 700 tonë rezerva ari, hyn mes 10 vendeve me rezervat më të mëdha në botë

6 Nëntor, 2026

Arrestohet 22-vjeçari në Haraçinë, policia i gjen pistoletë dhe 26 fishekë

6 Nëntor, 2026

Edhe Hykmete Bajrami në garë për kreun e LDK-së

6 Nëntor, 2026

Paralajmërimi shqetësues i Trumpit pas takimit me rusët: ‘Mund të them madje se mund të përfshijë të gjithë Evropën’

6 Nëntor, 2026

Paçarizi: Kosova mund të mos e shuajë Specialen as për 50 vjet

6 Nëntor, 2026
POLITIKË

Drogë e fshehur në DVD dhe CD! Dauti zbulon rastin e kontrabandës në Postën e Shkupit: Dogana në vijën e parë kundër krimit!

MAQEDONI E VERIUT 6 Nëntor, 2026

Metamfetaminë dhe kokainë të fshehura brenda DVD-ve dhe CD-ve në dërgesat postare! Ky është një…

Kërkohej nga Italia, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari i dënuar me 9 vite burg!

6 Nëntor, 2026

Ambasadori Wendt prezanton prioritetet: Mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit!

6 Nëntor, 2026

Brukseli godet Shkupin për mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës: Mickoski sfidon emrin kushtetues, Maqedonia rrezikon marrëdhëniet me Greqinë!

6 Nëntor, 2026

Arrestohet 22-vjeçari në Haraçinë, policia i gjen pistoletë dhe 26 fishekë

6 Nëntor, 2026

Edhe Hykmete Bajrami në garë për kreun e LDK-së

6 Nëntor, 2026

Paçarizi: Kosova mund të mos e shuajë Specialen as për 50 vjet

6 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.