Një 22-vjeçar nga Haraçina është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë, dy karikatorë dhe 26 fishekë.
Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 00:40, në fshatin Haraçinë, ku zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me inicialet R.A.
Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

