Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

BE paralajmëron: Viti 2026 mund të jetë i dyti më i nxehtë në histori!

ADAD6 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bota është rrugës që viti 2026 të bëhet viti i dytë më i nxehtë në histori, teksa fenomeni klimatik El Ninjo po përshpejton ngrohjen globale, të nxitur nga njeriu, tha monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian.

Ky vit veçse ka “20 për qind shans të tentojë apo të tejkalojë” vitin 2024 – viti me temperaturat më të larta të regjistruara deri më tani – tha Shërbimi për Ndryshimin e Klimës, Copernicus.

Temperaturat globale këtë vit “me shumë siguri” do të tejkalojnë pragun prej 1.5 gradë Celsius të niveleve paraindustriale, tha shërbimi.

Mesatarja e temperaturave nga viti 2023 deri më 2026 po ashtu pritet të tejkalojë pragun prej 1.5 gradë Celsius – limiti i caktuar në bazë të Marrëveshjes së Parisit për klimën, që synon të shmangë ndikimet negative nga ndryshimet klimatike.

Copernicus tha se bota ka përjetuar tetorin më të nxehtë në histori, teksa temperatura mesatare globale e ajrit arriti në 1.75 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale – periudhë që përfshin vitet 1850-1900.

Tetori ishte muaji i tretë me radhë kur u regjistruan temperatura mbi pragun prej 1.5 gradë Celsius.

“Në tetor vazhdoi prirja për ngrohje globale, me temperatura rekord të regjistruara në botë dhe në oqeane”, tha Samantha Burgess, drejtuese për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit, qendër që operon me Copernicus-in.

“Fenomeni jashtëzakonisht i fuqishëm El Ninjo po rrit nxehtësinë në ngrohjen globale veçse të shkaktuar nga aktivitetet e njeriut”, shtoi ajo.

Ky njoftim nga monitoruesi evropian vjen teksa vendet po përgatiten që të takohen në fillim të javës së ardhshme në Turqi për samitin dyjavor COP31 të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Këtë vit, bota është përballur me vërshime, valë të të nxehtët dhe zjarre masive.

Parashikuesit globalë të motit kanë paralajmëruar për muaj të tërë se ky El Ninjo, që pritet të arrijë kulmin më vonë gjatë këtij viti, mund të jetë fenomeni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë.

Intensifikimi i fenomenit bëri që temperaturat të arrinin në nivel rekord në zonën e Paqësorit muajin e kaluar, tha Copernicus.

El Ninjo rrit temperaturat e detit, ndikon në ndryshimet e motit dhe rrit rreziqet për thatësira dhe vërshime, duke përkeqësuar gjendjen e ngrohjes globale.

Ekspertët thanë se ky fenomen mund të kontribuojë që viti 2027 të jetë viti më i nxehtë në histori.

Më 2015, gjatë bisedimeve të klimës të OKB-së të mbajtura në Paris, shtetet e pajtuan që ta mbanin ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, teksa u zotuan se do të përpiqeshin që pragu të ishte në 1.5 gradë Celsius.

Por, në shtator OKB-ja tha se ky objektiv do të tejkalohet brenda vitesh.

Shkencëtarët thonë se është e rëndësishme që të ulen emetimet e gazrave serrë nga lëndët fosile, në mënyrë që temperaturat të mbahen nën pragun prej 1.5 gradë Celsius./ REL

Artikuj të ngjashëm

“Do takohem me liderë të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit!

6 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin!

6 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

“Do takohem me liderë të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Kurti emocionon me mesazhin për djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut: Qeverinë do ta keni gjithmonë përkrah

6 Nëntor, 2026

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit!

6 Nëntor, 2026

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

6 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin!

6 Nëntor, 2026

Goditje grupit kriminal nga Kumanova! “Shtuka” dhe një i dyshuar tjetër përfundojnë në paraburgim 30-ditor

6 Nëntor, 2026

BE paralajmëron: Viti 2026 mund të jetë i dyti më i nxehtë në histori!

6 Nëntor, 2026

Tashima do të garojë me Infantinon për president të FIFA-s

6 Nëntor, 2026

Në pritje të ëmbël, Bardhi publikon fotografinë me Sarën

6 Nëntor, 2026

“E shpërfytyroi ariu”/ Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit, gruaja e djali lihen në qeli! “Erdhi me plagë në shtëpi, qëlloi veten me pistoletë në gjoks”!

6 Nëntor, 2026
POLITIKË

“Do takohem me liderë të ndryshëm që ju keni zgjedhur”, mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

SHQIPËRI 6 Nëntor, 2026

Ambasadori amerikan në Shqipëri Eric Wendt ka shpalosur prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri gjatë mandatit të…

Kurti emocionon me mesazhin për djemtë e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut: Qeverinë do ta keni gjithmonë përkrah

6 Nëntor, 2026

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit!

6 Nëntor, 2026

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

6 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, 3 kandidatë me origjinë shqiptare fitojnë në Nju Jork dhe Connecticut, 5 të tjerë humbasin!

6 Nëntor, 2026

Goditje grupit kriminal nga Kumanova! “Shtuka” dhe një i dyshuar tjetër përfundojnë në paraburgim 30-ditor

6 Nëntor, 2026

BE paralajmëron: Viti 2026 mund të jetë i dyti më i nxehtë në histori!

6 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.