Autor: AD

Hapja e basteve online shtyhet sërish, pasi qeveria po rishikon ligjin për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të shmangur problemet sociale. Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha në Komisionin e Ekonomisë se, megjithëse kuadri ligjor dhe VKM-të përkatëse janë përfunduar, bastet online do të hapen vetëm pas këtij rishikimi. “Prej 7 vitesh në buxhet të shtetit nga bastet nuk ka fituar, nuk i keni të ligjëruara, dhe sot është plotësisht informal dhe të gjithë këtë faturë po ja faturoni biznesit të ndershëm”, tha Cara. “Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po…

Read More

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh në Parlamentin Europian se Shqipëria ka bërë një rrugë të mirë drejt integrimit në BE, duke mbyllur 4 kapituj deri tani, ndërsa tha se duhet të vijojë punën për arritjen e synimit për t’u bërë pjesë e BE dhe për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, shërbejnë edhe për vetë popullin dhe jo vetëm për rrugën drejt BE-së. “Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë hetimore ndaj dy punonjësve të Universitetit “Goce Dellçev”, të dyshuar për manipulime me të dhënat në sistemin elektronik të indeksave, përmes të cilave dyshohet se kanë përfituar rreth 21 mijë euro.Sipas Prokurorisë, keqpërdorimet janë kryer gjatë periudhës 2021–2026. I dyshuari i parë, përgjegjës i sektorit për E-Indeks, dyshohet se udhëzonte të dyshuarën e dytë, e punësuar si referentе për çështje studentore, të fuste të dhëna të rreme në sistemin universitar.Ata dyshohet se kanë ndryshuar, fshirë dhe fshehur të dhëna në bazën elektronike të studentëve, duke manipuluar rezultatet dhe evidencën akademike.Për këto veprime,…

Read More

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka prezantuar në Parlamentin Evropian raportin e zgjerimit për vitin 2026, ku ka folur për ecurinë e vendeve kandidate drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së saj, Kos theksoi se Mali i Zi është vendi më i avancuar në këtë proces dhe ka mundësi të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. Sa i përket Shqipërisë, Ukrainës dhe Moldavisë, ajo tha se udhërrëfyesit përcaktojnë perspektivën për vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën vlerësoi angazhimin në rrugën evropiane, por nënvizoi se ngërçi institucional ka ndikuar në zbatimin e reformave. “Për Malin…

Read More

Prokuroria konfirmoi se ndaj 21-vjeçarit nga Bogdanci, i cili u gjet i vdekur pranë një veture të djegur, më 16 tetor ishte paraqitur denoncim për rrezikim të sigurisë.Pas denoncimit, institucionet kishin nisur veprimet, ndërsa në procedurë civile atij i ishin shqiptuar edhe masa mbrojtëse për dhunë në familje.Në tragjedinë e ndodhur më 3 nëntor, jetën e humbën 21-vjeçari dhe një vajzë 17-vjeçare, trupi i së cilës u gjet brenda veturës së djegur.Indikacionet e para të hetimit flasin për vrasje dhe vetëvrasje. Prokuroria ka urdhëruar autopsinë e trupave dhe ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht rastin.

Read More

Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane, në mënyrë që vendi të dalë nga ngecja shumëvjeçare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thotë komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, për Radion Evropa e Lirë. Sipas saj, rikthimi i besimit dhe zbatimi i reformave do të mundësonin edhe zhbllokimin e fondeve që Komisioni Evropian i ka pezulluar, për shkak të regresit të Serbisë në fusha kyç. “Gjëja e parë, dhe për mua shumë e rëndësishme, është ndërtimi i besimit. E di që ky është një term psikologjik, por ka rëndësi të madhe…

Read More

Policia ka nisur të hetojë një pistë tjetër për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku, ndërsa një ditë më parë familjarët njoftuan sallën operative të Policisë dhe deklaruan se ishte sulmuar nga një ari dhe kishte humbur jetën.  LEXO EDHE: “Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe”, Marta Kos në PE: Tirana zyrtare duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit Sipas konstatimeve paraprake, në trupin e viktimës dyshohet se është gjetur një plagë që mund të jetë shkaktuar nga qitja e një arme zjarri. Policia tashmë i ka kthyer hetimet nga pista e vrasjes, ndërsa kanë…

Read More

Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami sot doli nga paraburgimi në burgun e Shutkës, përcjell TV21. Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, u lirua pasi dorëzoi garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh. Avokati Elenko Millanov në një deklaratë për TV21 tha se Bajrami nuk ka pasuri të paluajtshme në emër të tij, respektivisht se pasuria e dorëzuar i takon babait të tij dhe një të afërmi të tij. “Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme që i përkasin babait të tij dhe të një subjekti ligjor të një të njohuri ose të afërmi të tij. Sinqerisht, nuk…

Read More

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 paraqet një vlerësim përgjithësisht pozitiv për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transformimin digjital, energjinë dhe politikën ekonomike. “Një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027”, thotë raporti. Në 127 faqe raport, KE thotë se objektivi për mbylljen e negociatave në 2027-ën është i arritshëm, por gjithsesi ngre disa problematika. Ndonëse vlerëson punën poziitve në SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, KE thotë se sfidë…

Read More

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në program janë nëntë përballje që premtojnë futboll cilësor dhe rivalitet të madh mes skuadrave evropiane. Vëmendja kryesore do të jetë te tri skuadrat gjigante, Real Madridi, Liverpooli dhe Manchester City, të cilat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin me rezultate pozitive në këtë garë. Real Madridi do të luajë në udhëtim ndaj AEK Athinës, në një ndeshje që nis në orën 18:45. Në të njëjtën kohë, Liverpooli do të përballet me Fenerbahçen në Stamboll, ku atmosfera e tifozëve vendas pritet të jetë një prej sfidave…

Read More