Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me Izet Mexhitin, ka qëndruar në Bogovinë, ku është takuar me Feti Abazin për të diskutuar projektet aktuale dhe investimet e ardhshme në komunë.
Në takim morën pjesë edhe ministra, zëvendësministra dhe deputetë, ndërsa theksi u vendos te përshpejtimi i projekteve dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.
“Bogovina po ndryshon. Po merr pamjen e një komune të VLEN-it: punë, projekte dhe investime. Kjo na karakterizon neve dhe kështu do të vazhdojmë”, deklaroi Kasami përmes rrjeteve sociale.

