KE publikon raportin për Maqedoninë e Veriut: Korrupsioni pa ndëshkim, gjyqësori nën presion, reformat në bllokadë Brukseli kritikon mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe ngecjen e ndryshimeve kushtetuese. Raporti evidenton edhe problemet me të drejtat gjuhësore të shqiptarëve dhe përfaqësimin e drejtë.Komisioni Evropian ka publikuar raportin vjetor për Maqedoninë e Veriut, në të cilin evidenton ngecje serioze në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe procesin e integrimit evropian.Sipas raportit, gjatë periudhës 1 shtator 2025 – 1 shtator 2026, vendi nuk ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit. Brukseli paralajmëron se rastet e profilit…
Autor: AD
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke mundur kandidatin republikan Mike Rogers në shtetin e Michiganit, sipas projeksioneve të Decision Desk HQ dhe raportimeve të mediave amerikane. El-Sayed, me profesion mjek dhe pjesë e krahut progresist të Partisë Demokratike, pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalimit të fitores, ai iu drejtua mbështetësve me fjalët: “Michigan, ia dolëm!”. Pas fitores, demokrati nuk la pa komentuar as zëvendëspresidentin JD Vance, duke iu referuar ceremonisë së betimit në janar. “JD, habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin…
Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas konstatimeve rreth institucionit në Progres-Raportin e Komisionit Evropian të publikuar ditën e sotme. Në Progres-Raportin e KE konstatohet se ‘Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës duke kështu thyer një traditë të konsoliduar të konsensusit ndërmjet forcave politike’. Këtij konstatimi Avokati i Popullit në reagimin e tij i përgjigjet duke cituar një tjetër konstatim në Progres-Raport që thekson se megjithëse zgjedhja e bërë pa konsensus mes palëve, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se procedura e zgjedhjes ishte e ligjshme. Më tej në reagimin zyrtar, Avokati i Popullit citon konstatimet e tjera…
Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024.Viktimat, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Për këtë ngjarje u arrestua Thoma Mastora, i cili dyshohej si autor i vrasjes së dy të moshuarve. Gjykata e ka…
KE publikon raportin për Maqedoninë e Veriut: Korrupsioni pa ndëshkim, gjyqësori nën presion, reformat në bllokadë Brukseli kritikon mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe ngecjen e ndryshimeve kushtetuese. Raporti evidenton edhe problemet me të drejtat gjuhësore të shqiptarëve dhe përfaqësimin e drejtë.Komisioni Evropian ka publikuar raportin vjetor për Maqedoninë e Veriut, në të cilin evidenton ngecje serioze në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe procesin e integrimit evropian.Sipas raportit, gjatë periudhës 1 shtator 2025 – 1 shtator 2026, vendi nuk ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit. Brukseli paralajmëron se rastet e profilit…
Lamine Yamal është bërë adoleshenti me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve, duke lënë pas Kylian Mbappen. Sulmuesi i Barcelonës arriti në kuotën e 14 golave në këtë kompeticion, pas realizimit në fitoren 3-0 ndaj Aston Villas. Me këtë rast ai theu rekordin e Mbappes, i cili kishte shënuar 13 gola në Ligën e Kampionëve para moshës 20-vjeçare. Yamali realizoi në minutën e shtatë të ndeshjes, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen e skuadrës angleze. Në moshën 19-vjeçare, talenti spanjoll ka regjistruar këtë arritje në 37 paraqitje dhe mund ta thellojë edhe më shumë rekordin…
Pas disa orësh protestë dhe marshimesh nëpër universitetet e Tiranës, studentët janë zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e sotme nisi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, për të vijuar më pas drejt Fakultetit Ekonomik dhe Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë qëndruan për disa orë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke u bërë thirrje studentëve të tjerë që t’i bashkohen lëvizjes së tyre. Gjatë marshimit, studentët kanë mbajtur pankarta dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor si formë kundërshtimi ndaj situatës politike në vend. Përpara Ministrisë…
Republikanët kanë humbur shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Për presidentin e SHBA-së Donald Trump, kjo do të thotë humbje e pushtetit. Ai nuk do të jetë më në gjendje të miratojë ligje të reja pa mbështetjen e opozitës. Demokratët gjithashtu fitojnë ndikim të konsiderueshëm mbi shpenzimet qeveritare. Dhoma e Përfaqësuesve luan një rol vendimtar në financat federale të SHBA-së. Ligjet tatimore duhet të burojnë atje, dhe shpenzimet kërkojnë miratimin e të dyja dhomave. Me shumicën e tyre, demokratët mund të bllokojnë fonde shtesë për projektet e Trumpit. Prandaj, presidenti do të duhet të negociojë me…
Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 27-vjeçari nga Haraçina, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë.Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator në fshatin Orllan të Komunës së Likovës. I dyshuari nuk iu bind urdhrit të policisë për ndalim dhe me automjetin e tij transportues goditi një automjet zyrtar të Ministrise se Puneve te Vrendshme (MPB). Më pas, ai fizikisht sulmoi policët që po kryenin detyrat zyrtare.
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë, e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë. Shpërthimi ndodhi në një apartament në lagjen “Beqir Dardha”, duke shkaktuar shembjen e mureve të banesës dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit. Forca e shpërthimit ishte e madhe, ndërsa banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku dhe frike. Disa prej tyre e përshkruan ngjarjen si një tronditje të jashtëzakonshme, që u shoqërua me dëme të rënda në strukturën e…
