Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kush kë po e përkrah për KKSH? Haradinaj mbështet Musliun, fotografohet edhe me Qazimin, Kurti më afër Rexhepit, ndërsa Salihi fokusohet te Lugina

ADAD4 Nëntor, 2026 LUGINA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lidhjet dhe mbështetjet e ndërsjella ndërmjet politikanëve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Kosovës tashmë janë bërë praktikë e zakonshme, veçanërisht gjatë proceseve zgjedhore. Një gjë e tillë po vërehet edhe në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që do të mbahen të dielën, më 8 nëntor.

Kandidati i koalicionit LPD-PDSH, Shqiprim Musliu, së fundmi ka publikuar një mesazh mbështetës nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që ta votojnë djalin e të ndjerit Jonuz Musliu. Edhe vetë Shqiprim Musliu në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë kishte mbështetur AAK-në e Haradinajt dhe më vonë Aleancën e Ardian Gjinit.

Haradinaj, ndërkohë, është takuar edhe me kandidatin e APN-së, Levent Qazimi, djalin e Komandant Lleshit, por pa shprehur publikisht mbështetje elektorale për të. Qazimi takimin e ka përshkruar si një shtrëngim duarsh me respekt dhe konsideratë të ndërsjellë.

Nga ana tjetër, kandidati i PVD-së, Enkel Rexhepi, njihet për afërsinë e tij politike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti. Rexhepi ka marrë pjesë në aktivitete dhe forume të organizuara nga LVV-ja dhe institucionet e Kosovës, ndërsa në disa procese zgjedhore ka mbështetur publikisht politikat e Kurtit. Ndonëse nuk ka një deklarim zyrtar mbështetës nga kryeministri kosovar, raportet e deritanishme politike lënë të kuptohet se Rexhepi gëzon simpatinë e qarqeve të Vetëvendosjes. Ai njëkohësisht synon të afirmojë profilin e tij si kandidat i angazhuar për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi.

Ndërkaq, Sali Salihi, kandidati i Partisë Demokratike (PD), deri më tani nuk ka publikuar ndonjë mbështetje nga liderët e Kosovës. Megjithatë, subjekti i tij politik prej vitesh kultivon raporte të mira me zyrtarë të lartë të PDK-së. Salihi duket se ka zgjedhur një qasje tjetër, duke e përqendruar kandidaturën te problemet dhe nevojat konkrete të shqiptarëve të Luginës, pa e vendosur përkrahjen nga Prishtina në qendër të fushatës. Kjo qasje e profilizon atë si kandidat që synon ta fitojë besimin e qytetarëve përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në çështjet lokale.

Pavarësisht simpative dhe mbështetjeve politike nga Kosova, fjalën përfundimtare për drejtimin e ardhshëm të KKSH-së do ta kenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes votës së tyre më 8 nëntor./LUGINALAJMI/

Artikuj të ngjashëm

Retrospektivë: Më 2022, PVD-ja fitoi zgjedhjet, por partitë “aleate” nuk ia njohën fitoren për drejtimin e KKSH-së

5 Nëntor, 2026

Shaip Kamberi për DW: Nuk na joshin postet qeveritare, prioritet mbetet realizimi i kërkesave të shqiptarëve

29 Tetor, 2026

Bujanoc: Hapen të 59 vendvotimet, të drejtë vote kanë 44.665 qytetarë

25 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Alarm nga Brukseli: Paditë ndaj gazetarëve rriten mbi dyfish, liria e medias nën presion në Maqedoni!

5 Nëntor, 2026

Zbardhen 5 vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet në Kavajë/Arrestohet 31-vjeçari!

5 Nëntor, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

5 Nëntor, 2026

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan/Dëmtime te mjeti ngjitur!

5 Nëntor, 2026

Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në Bullgari

5 Nëntor, 2026

Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!

5 Nëntor, 2026

Shpërthimi me dy viktima në pallatin në Elbasan, policia zbardh shkakun!

5 Nëntor, 2026

Kurti: 10 vjet pa Astritin janë shumë, ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij

5 Nëntor, 2026

Ndërtuesit letër qeverisë për lidhjet e energjisë dhe ujit!

5 Nëntor, 2026

Skandal me miliona në kontrollet teknike! Drejtuesi i një kompanie dyshohet se përvetësoi mbi 675 mijë euro!

5 Nëntor, 2026
POLITIKË

Alarm nga Brukseli: Paditë ndaj gazetarëve rriten mbi dyfish, liria e medias nën presion në Maqedoni!

MAQEDONI E VERIUT 5 Nëntor, 2026

Komisioni Evropian ka ngritur alarmin për përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në Maqedoninë…

Zbardhen 5 vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet në Kavajë/Arrestohet 31-vjeçari!

5 Nëntor, 2026

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

5 Nëntor, 2026

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan/Dëmtime te mjeti ngjitur!

5 Nëntor, 2026

Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!

5 Nëntor, 2026

Shpërthimi me dy viktima në pallatin në Elbasan, policia zbardh shkakun!

5 Nëntor, 2026

Kurti: 10 vjet pa Astritin janë shumë, ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij

5 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.