Dje u shënua 37-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me ç’rast u zhvilluan homazhe shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së tyre. Në nderimet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve në Velani morën pjesë Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e shoqëruar nga Kryeministri Albin Kurti. Gjatë homazheve, udhëheqësit e shtetit nderuan figurën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre sublime në rrugën e Kosovës drejt lirisë. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka-Pula theksoi se sakrifica e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për…
Autor: AD
Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, do të lirohet nga paraburgimi pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Gjykatës, ai do të lirohet nga burgu i Shkupit pasi hipoteka të regjistrohet në Kadastër. Vendimi është bërë i plotfuqishëm sot, pasi prokurori publik kompetent dhe palët e tjera në procedurë kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës. Përveç garancisë, Gjykata i ka caktuar edhe masa kujdesi për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës gjyqësore. Bajramit i merret pasaporta, i…
Akuzohen se bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, 16 masa administrative ndaj pjesëmarrësve në protestën e djeshme te Kryeministria. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Tiranë, secili u gjobit me nga 5 mijë lekë. 14 gjoba iu vunë personave të shoqëruar nga blutë dhe dy, pas identifikimit të protestuesve përmes pamjeve filmike. Ndërkohë, nisën hetime penale për dy të mitur. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e të maskuar, kryen veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të organizuar nga studentët në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Njoftimi i plotë i Policisë: Procedohen penalisht 2 shtetas të mitur, të dyshuar për veprime të kundërligjshme…
Pas përfundimit të ndeshjes me Juventusin në Torino e humbur me rezultatin 2-0, Massimiliano Allegri zbriti nga tribuna e stadiumit dhe shkoi në dhomat e zhveshjes dhe u bë protagonist i një reagimi shumë të ashpër kundrejt të gjithë skuadrës. Gjithçka e zbulon e përditshmja ‘Il Mattino’, sipas së cilës, trajneri toskan, i tronditur dhe i zhgënjyer nga paraqitja e të tijëve, vendosi të përballet me ta për t’i kritikuar ashpër për sjelljen e tyre në fushë ku u dukën të dorëzuar në një ndeshje që kishte një domëthënie të rëndësishme si për klasifikimin ashtu edhe për prestigjin. Përpara pauzës…
Operatorët e depozitimit të energjisë elektrike dhe të pikave të karikimit të automjeteve elektrike do të përfshihen shprehimisht në rregullat për transferimin e aseteve, ndërsa kompanitë e sektorit do t’u nënshtrohen procedurave të rishikuara për shitjen, dhënien me qira, hipotekimin apo transferimin e infrastrukturës që përdorin në aktivitetin e tyre. Ndryshimet parashikohen në një draft-rregullore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), të nxjerrë për konsultim në zbatim të ligjit të ri nr. 59/2026 “Për sektorin e energjisë elektrike”. Detyrimi për miratim paraprak nga ERE ekziston edhe aktualisht, sipas rregullores së vitit 2016. Drafti i ri zgjeron fushën e zbatimit dhe…
Një operacion i gjerë policor me përmasa ndërkombëtare ka nisur mëngjesin e sotëm në Kosovë, ku forca të shumta policore janë angazhuar në bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Fushë Kosovë. Në shënjestër të hetimeve janë dyshimet për shpëlarje parash dhe veprimtari kriminale me shtrirje ndërkombëtare. Aksioni po zhvillohet në koordinim me autoritetet e huaja, përfshirë ato gjermane. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, operacioni po realizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Bastisjet po zhvillohen me urdhër…
VLEN ka kërkuar hetim të plotë të lidhjeve të pretenduara afariste ndërmjet familjarëve të afërt të Ali Ahmetit, kompanisë serbe Alta Banka dhe strukturave të lidhura me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit. Në një komunikatë, VLEN pretendon se kompania AS Senjak, e lidhur me krushkun e Ahmetit, ka qenë pjesë e transaksioneve financiare që përfshijnë blerjen dhe shitjen e aksioneve në Stopanska Banka Bitola, si dhe një kredi prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd. Sipas VLEN-it, vetëm gjashtë ditë pas shitjes së aksioneve, një komunë e drejtuar nga BDI-ja i ka dhënë kompanisë dy kontrata me vlerë 90…
Një pikë karburanti në qytetin e Klosit u grabit në orët e para të mëngjesit nga dy persona të maskuar, të dyshuar se kanë marrë një shumë parash pasi kërcënuan punonjësin e subjektit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej autorëve mbajti nën kontroll punonjësin e karburantit, ndërsa grabitësi tjetër, mori paratë e kasafortës. Pas grabitjes, të dy autorët u larguan nga vendngjarja. Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e shumës së grabitur, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kanë qenë të armatosur gjatë kryerjes së grabitjes. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, që nisën veprimet…
Amerikanët votojnë sot, më 3 nëntor, në zgjedhjet e mesit të mandatit, në një proces që do të përcaktojë balancat e pushtetit në Uashington për dy vitet e ardhshme. Votimi përbën testin e parë të madh elektoral për presidentin Donald Trump gjatë mandatit të tij të dytë. Në garë janë të gjitha 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit. Republikanët hyjnë në zgjedhje me kontrollin e të dyja dhomave, ndërsa demokratët synojnë të fitojnë shumicën dhe të kufizojnë hapësirën e veprimit të Shtëpisë së Bardhë. Sipas Reuters, sondazhet dhe analistët favorizojnë demokratët për të…
Ndryshimet në hierarkinë e Policisë së Kosovës kanë nisur të prekin edhe emrat më të njohur të institucionit. Sipas informacioneve të medias, Veton Elshani, deri tani zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, nga sot do të udhëheqë Departamentin Kufitar. Burimet bëjnë të ditur se lëvizjet brenda strukturës policore kanë përfshirë edhe Elshanin, i cili nga ky fillim nëntori kalon në krye të departamentit që mbulon kontrollin dhe sigurinë e kufirit të Republikës së Kosovës. Deri në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar nga Policia për emrin që do ta zëvendësojë atë në Veri. Figura qendrore e Policisë…
