Korporata e Investimeve Shqiptare anuloi procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë dhe Dhërmi, në këmbim të ndërtimit të një qendre të re shërbimesh publike në bregdetin e Jugut. Shkak u bë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori. Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese, thuhet në njoftimin e anulimit, ku saktësohet se procedura nuk do të vijojë në fazën…
Autor: AD
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të pretendimeve të bëra publike nga i paraburgosuri Erion Veliaj lidhur me transferimin e tij nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier, zhvilloi më 30 tetor 2026 një mision monitorimi për verifikimin e procedurave të ndjekura dhe kushteve të trajtimit të tij. Gjatë monitorimit, përfaqësuesi i KShH-së takoi të paraburgosurin, dhe u takua me drejtuesit dhe personelin përgjegjës të IEVP Fier. Nga monitorimi rezultuan problematika që ngrenë shqetësime për respektimin e garancive ligjore gjatë transferimit, transparencën e vendimmarrjes administrative, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri, duke i hapur rrugë zbatimit të hartës së re territoriale në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, thuhet në vendim. Në zgjedhjet e ardhshme vendore, më 9 maj 2027, qytetarët do të votojnë për drejtuesit e 46 bashkive, sipas ndarjes së re administrative të miratuar nga Kuvendi. Reforma Territoriale u miratua…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi drejtimet kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke bërë të ditur se në fokus do të jenë qytetarët dhe lehtësimi i kostos së jetesës. Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Ibrahimaj deklaroi se politika e re fiskale synon uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe kostove të strehimit, përmes një sërë lehtësirash tatimore. Ministrja theksoi se masat janë hartuar duke marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e grupeve të ndryshme të shoqërisë, përfshirë prindërit, studentët dhe pensionistët. Paketa fiskale e vitit 2027 ka në fokus qytetarët, duke synuar uljen e çmimeve të…
Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha e veshjes së detyrueshme të pajisjeve dimërore, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjet e detyrueshme për automjetet, biçikletat dhe mjetet e tërhequra nga kuajt për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor, si dhe për traktorët për kryerjen e sigurt të punëve bujqësore ose pyjore (Gazeta Zyrtare Nr. 31 e vitit 2010). Pajisjet dimërore për automjetet me një masë maksimale të lejuar që nuk i kalon 3,500 kilogramë nënkuptojnë gomat e dimrit në të katër rrotat, me një thellësi minimale të sipërfaqes së shkelur prej katër milimetrash në…
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht pas orëve të mesditës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut bëhen prezente prej mesditës, fillimisht në jug dhe më pas do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin. Priten me intensitet të ulët, ndërsa në jug dhe pjesërisht në zonën qendrore, nuk mungojnë shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Mjegull e dendur dhe mjegullinë pati në orët e mëngjesit, si dhe gjatë episodeve me reshje shiu. Sa i përket kushteve të erës, fryn nga drejtimi verilindje-juglindje, me…
Nga mesnata e 2 nëntorit, karburantet në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime më të larta, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Benzina shtrenjtohet për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1 denar. Rritja mesatare e çmimeve me pakicë është 1,55 për qind. Çmimet maksimale të reja do të jenë: * EUROSUPER BS-95: 93 denarë/litër* EUROSUPER BS-98: 95 denarë/litër* EURODIZEL: 100 denarë/litër Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet 110 denarë për litër, ndërsa mazuti shtrenjtohet për 1,30 denarë dhe do të kushtojë 55,573 denarë për kilogram. KRRE njofton se çmimet janë përcaktuar…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për vendosjen e gjobave ndaj 13 partive politike për shkelje të konstatuara në raportimin e financave të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Shuma totale e sanksioneve të propozuara nga Celibashi dhe të miratuara sot nga KAS, arrin në 7.5 milionë lekë. Sipas kërkesës së Celibashit, shkeljet përfshinin mosdorëzimin e raporteve financiare, raportimin jashtë afatit, shpenzime pa dokumentacion mbështetës dhe mospërputhje në deklarimin e të ardhurave e shpenzimeve. Gjobat më të larta, nga 2 milionë lekë secila, janë vendosur për Partinë Rruga e…
Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së 10-të. Në këtë sukses të skuadrës torineze spikati edhe Edon Zhegrova, i cili dha kontributin e tij me një asist për golin e avantazhit. Pas një pjese të parë që u mbyll pa gola, Juventusi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 70-të. Zhegrova shërbeu një pasim për Kerim Alajbegović, i cili e shfrytëzoi mundësinë për të kaluar bardhezinjtë në epërsi. Napoli nuk arriti të reagonte, ndërsa Juventusi e mbylli përfundimisht llogarinë e takimit në minutën e 87-të. Këtë…
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat dërgohen në emër të bankave me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve. Sipas Policisë, mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë identitetin brenda 24 ose 31 orëve, duke i drejtuar përmes lidhjeve elektronike drejt faqeve të falsifikuara që imitojnë ato zyrtare të bankave. Kjo skemë, e njohur si “Smishing”, synon të përvetësojë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për të hyrë në llogaritë e qytetarëve dhe për të kryer transaksione…
