Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Paketa Fiskale 2027, ministrja Ibrahimaj: Ulet TVSH-ja për ushqimet, hiqet taksa e qarkullimit për karburantet!

ADAD3 Nëntor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi drejtimet kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke bërë të ditur se në fokus do të jenë qytetarët dhe lehtësimi i kostos së jetesës.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Ibrahimaj deklaroi se politika e re fiskale synon uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe kostove të strehimit, përmes një sërë lehtësirash tatimore.

Ministrja theksoi se masat janë hartuar duke marrë parasysh kërkesat dhe shqetësimet e grupeve të ndryshme të shoqërisë, përfshirë prindërit, studentët dhe pensionistët.

Paketa fiskale e vitit 2027 ka në fokus qytetarët, duke synuar uljen e çmimeve të ushqimeve, të karburanteve, të qirave dhe të shtëpive. Kemi dëgjuar kërkesat e prindërve, të studentëve, të pensionistëve dhe kemi hartuar politikën e re të taksave që lehtëson koston e jetesës, duke ofruar në të njëjtën kohë shërbime më të mira për të gjithë dhe duke i dhënë ekonomisë stimujt që i duhen.

Ndër masat kryesore të bëra publike nga ministrja është ulja e TVSH-së për ushqimet e shportës, me synimin për të reduktuar barrën e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare. Gjithashtu, parashikohet ulja e taksimit për shtresën e mesme dhe heqja e taksës së qarkullimit për karburantet në momentin e furnizimit në pika të shitjes me pakicë.

Ne do të ulim TVSH-në e ushqimeve, do të taksojmë më pak shtresën e mesme, do të heqim taksën e qarkullimit për karburantet nga pompa, kur furnizojmë makinat, do të vazhdojmë të mbajmë të përjashtuar biznesin e vogël, ndërsa synojmë formalizimin e tij.

Një tjetër element i paketës lidhet me mbështetjen për strehimin e përballueshëm, ndërsa qeveria synon të ndërhyjë edhe në lehtësimin e kostove të qirave dhe banesave. Ibrahimaj e cilësoi paketën si një politikë fiskale sociale, të orientuar drejt nevojave të qytetarëve dhe mbështetjes së ekonomisë.

Kjo është një paketë fiskale sociale, në funksion të qytetarëve për të garantuar një jetesë më të mirë për të gjithë.

 

Artikuj të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton Reformën Territoriale!

3 Nëntor, 2026

Edhe sot shira, nisin pas mesdite!

3 Nëntor, 2026

Me kërkesë të kryekomisionerit Celibashi, KAS gjobit 13 parti me 7.5 milionë lekë në total

3 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton Reformën Territoriale!

3 Nëntor, 2026

Paketa Fiskale 2027, ministrja Ibrahimaj: Ulet TVSH-ja për ushqimet, hiqet taksa e qarkullimit për karburantet!

3 Nëntor, 2026

Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore për automjetet janë të detyrueshme

3 Nëntor, 2026

Edhe sot shira, nisin pas mesdite!

3 Nëntor, 2026

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta

3 Nëntor, 2026

Me kërkesë të kryekomisionerit Celibashi, KAS gjobit 13 parti me 7.5 milionë lekë në total

3 Nëntor, 2026

Zhegrova bën diferencën ndaj Napolit, Juventusi merr një fitore të madhe

3 Nëntor, 2026

“Mund t’ju boshatisin llogaritë!”/ Qytetarët të rrezikuar, shtohen SMS-të mashtruese në emër të bankave. Policia bën lëvizjen e radhës

3 Nëntor, 2026

Skandal në Qendrën për të Huaj: Policja dyshohet për vjedhje, eprori për ngacmim seksual

3 Nëntor, 2026

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kushtetuese, më 2 dhjetor shqyrtohet kërkesa e magjistratëve

3 Nëntor, 2026
POLITIKË

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton Reformën Territoriale!

SHQIPËRI 3 Nëntor, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të…

Paketa Fiskale 2027, ministrja Ibrahimaj: Ulet TVSH-ja për ushqimet, hiqet taksa e qarkullimit për karburantet!

3 Nëntor, 2026

Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore për automjetet janë të detyrueshme

3 Nëntor, 2026

Edhe sot shira, nisin pas mesdite!

3 Nëntor, 2026

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojë nafta

3 Nëntor, 2026

Me kërkesë të kryekomisionerit Celibashi, KAS gjobit 13 parti me 7.5 milionë lekë në total

3 Nëntor, 2026

“Mund t’ju boshatisin llogaritë!”/ Qytetarët të rrezikuar, shtohen SMS-të mashtruese në emër të bankave. Policia bën lëvizjen e radhës

3 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.