Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve. Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”. Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, teksa së fundmi po drejtohen tek Juridiku. Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim. Pas marshimit ata u rikthyen në Universitetin e Mjekësisë, e më pas u nisën drejt kryeministrisë, aty ku…
Autor: AD
Për t’i dhënë një zgjidhje situatës me dosjet të mbetura stok prej vitesh në gjykata, Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon një rritje të ndjeshme të numrit të gjyqtarëve në vend. Nga 417 gjyqtarë gjithsej që Shqipëria ka aktualisht në organikë, edhe pse efektivisht në punë janë 309 toga të zeza për shkak të vakancave, KLGJ propozon një numër të përgjithshëm 528 gjyqtarë, të shpërndarë në të përhershëm, rezervë dhe të përkohshëm. Plani, i cili këtë të hënë është hedhur për konsultim publik nga organi qeverisës i gjyqësorit, parashikon që organikës kombëtare t’i shtohen 84 gjyqtarë të përhershëm, që do të…
Pesë persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut, nën dyshimin se morën pjesë në një sulm brutal dhe grabitje në një fermë, ku 50-vjeçari Donovan Marks u rrah, u qëllua me armë, u godit me thikë dhe u torturua. Sulmuesit madje ia prenë të dy veshët.Ngjarja ndodhi të mërkurën e kaluar në fermën e tij në Ventersdorp. Sipas policisë, disa persona të maskuar dhe të armatosur fillimisht lidhën punëtorin e fermës, ndërsa kur pronari u kthye, e qëlluan dhe e dërguan me forcë brenda shtëpisë, ku vazhduan ta torturonin.Autorët vodhën tri armë zjarri nga kasaforta dhe u larguan me furgonin…
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një reagim lidhur me takimin e tij të së premtes me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu. Ai siguron se fjalët e tij lidhur me takimin s’janë goditje me gurë ndaj shtëpisë socialiste, por as nuk lejon që e njëjta gjë të ndodhë me dinjitetin e tij. Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit prej 28 tetorit, thotë se ishte kryeministri Edi Rama ai që ka urdhëruar transferimin e tij, duke anashkaluar ministrin Toni Gogu. Sipas të parit të Tiranës, kryeministri Rama i ka vënë kushte që të pranojë se është përfshirë në protestat e…
Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës, njoftoi kryeministri Albin Kurti në një mbledhje të Qeverisë. Kurti tha se kanë paraparë rritjen në katër faza, “me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale”. “Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijët përgjatë mandatit, kemi paraparë dhe buxhetuar rritjen graduale të shtesave në 4 faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Pra nga 1 janari 2027, shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe në janar të vitit 2028 përsëri 25%, në janar 2029 përsëri 25%, dhe në janar 2030…
Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura, me fokus rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kontrolleve periodike. Ministrja Spahiu theksoi se prioriteti është që kontrolli të mos mbetet një mesazh sensibilizues, por të kthehet në një mundësi reale dhe të vazhdueshme për çdo grua. Për këtë arsye, programi i depistimit të kancerit të gjirit është zgjeruar, duke përfshirë tashmë…
Në Maqedoni janë konfirmuar katër raste me fruth, tre prej tyre te shtetas maqedonas nga Velesi, Shtipi dhe Shkupi, ndërsa një rast te një shtetas i huaj.Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur se në mesin e të prekurve janë dy foshnja nën moshën 12 muajshe dhe një person mbi 40 vjeç. Tre shtetasit maqedonas nuk kanë qenë të vaksinuar.Autoritetet po hetojnë lidhjet e mundshme epidemiologjike. Për momentin nuk ka kushte për shpalljen e epidemisë, por qytetarëve u është bërë thirrje të kontrollojnë nëse kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.Klekovski paralajmëroi se fruthi është…
Grupet kriminale shqiptare dyshohet se po zgjerojnë aktivitetin e tyre në Itali, duke investuar paratë e përfituara nga trafiku i drogës në bare, restorante dhe prona të paluajtshme. Një artikull i gazetës italiane ‘Il Gazzettino’ në lidhje me këtë fenomen ka vënë në dukje praninë në rritje të këtyre grupeve në rajonin e Venetos dhe ndikimin e dyshuar të tyre në ekonominë lokale. Sipas medias italiane, në qendrën historike të Venecias familje shqiptare po blejnë biznese, ndërsa hetimet në Verona kanë zbuluar dyshime për përdorimin e kompanive fiktive për blerjen e pronave dhe aktiviteteve tregtare. Artikulli ndalet edhe te lidhjet e dyshuara…
Një tjetër rast i dhunës mes të miturve është raportuar në Shkup, në lagjen Aerodrom. Sipas MPB-së, një 49-vjeçare ka denoncuar se më 1 nëntor, rreth orës 21:45, djali i saj i mitur dhe dy shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga një grup bashkëmoshatarësh, disa prej të cilëve i njihnin. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Në një dalje publike, kryeministri Edi Rama ka folur për reformën e administratës publike, duke bërë me dije se pas krijimit të Ministrisë së Administratës Publike është ndërmarrë edhe një tjetër nismë, e quajtur “Shkalla e Meritës”. Sipas Ramës, kjo reformë synon të afrojë administratën me qytetarët dhe të krijojë më shumë mundësi për avancimin e punonjësve më të aftë në hierarkinë shtetërore. “Kemi reflektuar si të jemi më pranë njerëzve, duke sjellë më pranë administratën dhe ndjesinë që janë ata që janë arsyeja jetësore e shërbimeve të administratës. Pjesë e gjithë këtyre ndryshimeve, ku kemi thirrur në ndihmë IA-në,…
