Autor: AD

Festës së madhe për titullin botëror të Andrea Kimi Antonellit mungoi një prej protagonistëve të Mercedes; rivali dhe njëkohësisht shoku i skuadrës së italianit, George Russell. Britaniku që e mbylli garën në vendin e 6 duke parë që ëndrrat e titullit iu venitën përfundimisht, u largua nga paddock-u në Mexico City përpara festimeve që skuadra i dedikoi 20 vjeçarit Antonelli duke munguar edhe në takimin e detyrueshëm me median pas garës. Një mungesë që flet për pakënaqësinë e pilotit që doli i humbur nga ky sezon me shumë pritshmëri për të, duke pritur fundin e një kampionati që e sheh…

Read More

Ernest Muçi vazhdon të tregojë formën e mirë që po kalon në radhët e Trabzonspor. Nuk mungoi firma e tij dhe në fitoren 2-0 përballë Gaziantep me një gol mjaft të bukur në javën e 10-të të Superligës turke. “Këto lloj ndeshjesh janë sfiduese mendërisht. Shënimi i golit të parë nuk është i lehtë sepse kundërshtari luan në një mbrojtje të fortë. Megjithatë, këto lloj ndeshjesh na çojnë në majë. Jemi shumë të lumtur që kemi fituar. Ka edhe dy ndeshje të tjera para pushimit ndërkombëtar. Duhet t’i fitojmë ato ndeshje dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve”. “Topi erdhi te…

Read More

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreun e SPAK Klodian Braho, ku në fokus të bisedimeve ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, forcimi i shtetit ligjor dhe mbrojtja e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Holandës bën të ditur se gjatë takimit janë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin në vazhdim dhe prioritetet e përbashkëta. Holanda ka vlerësuar rolin e institucioneve shqiptare të prokurorisë në mbrojtjen e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një bashkëpunimi…

Read More

Nga 9 nëntori 2026, qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut do të përballen me ndryshime në sistemin e pagesave bankare, përfshirë mënyrën e shënimit të llogarive, formularët e pagesave dhe kodet e transaksioneve. Sipas Shoqatës Bankare të Maqedonisë, ndryshimet synojnë harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe përpunimin më të shpejtë e më efikas të pagesave. Një nga risitë kryesore është vendosja e shenjës “MK07” përpara numrit ekzistues të llogarisë në denarë, duke e paraqitur atë në formatin ndërkombëtar IBAN. Megjithatë, qytetarët nuk kanë nevojë të hapin llogari të reja apo të transferojnë paratë, pasi ndryshon vetëm mënyra e shënimit të…

Read More

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Ishte një histori që e preku në plagët e veta, një dramë njerëzore në të cilën, siç rrëfen vetë, kishte njohur pjesë të jetës së saj. E ftuar në Grida Duma Podcast, aktorja Arjola Demiri rikthehet te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj, martesa dhe divorci, duke bërë një paralelizëm tronditës me përjetimet e Arlinda Zekajt. Ajo tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që, sipas saj, kishte përjetuar Arlinda, dhe se gjatë…

Read More

Një grabitje me armë është regjistruar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku objektiv ka qenë një filial i një banke të nivelit të dytë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë brenda ambienteve dhe nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur. Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura. Në vendngjarje grupi hetimor vijon mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit përgjegjës.

Read More

Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për moshën e tretë, ku një vend të veçantë zë dyfishimi i bonusit të pensionistëve nga 1 janari 2027. Komentet i bëri gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Malaj tha se nisma për rritjen e të ardhurave të pensionistëve do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke e cilësuar  “angazhim konkret për t’iu përgjigjur nevojave të kësaj shtrese”. Gjithashtu, parashikohet afrimi i indeksimit të pensioneve në muajin prill, nga korriku që është aktualisht, me një fond shtesë prej 1.35 miliardë lekësh.…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, babanë e një 27-vjeçari, pasi ky i fundit dhe foshnja e tij tre muajshe janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Demiraj, afër Gjilanit, pranë kufirit me Maqedoninë.Fillimisht u raportua se dy viktimat kishin humbur jetën nga shpërthimi i një pajisjeje, të cilën dyshohej se e kishte aktivizuar vetë i riu. Megjithatë, pas hetimeve fillestare, policia e ka rikualifikuar rastin si dyshim për vrasje të rëndë.Sipas policisë, rasti është raportuar në orën 08:47, ndërsa në vendngjarje kanë dalë ekipet policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë, mjeku…

Read More

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej një mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve ka pasur luhatje nga muaji në muaj. Vetëm në muajin janar janë regjistruar 88 raste, ndërsa në shkurt ky numër është rritur në 135. Në mars janë regjistruar 111 shkurorëzime, në prill po ashtu 111, ndërsa në maj 117 raste. Gjatë qershorit janë regjistruar 114 shkurorëzime. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në korrik, me 168 shkurorëzime. Në gusht ky numër…

Read More

Mediat raportojnë se avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve, Vishaj u transportua me urgjencë drejt mjediseve spitalore, pas dyshimeve se mund të jetë rrëzuar nga shkallët. Mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike. Hera e dytë që avokati i njohur përballet me një betejë të vështirë për jetën. Në gusht të vitit 2025, Vishaj tregoi publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës qëndroi për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar.  

Read More