Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Tragjedi pranë kufirit me Maqedoninë: Babai dhe foshnja tre muajshe gjenden të vdekur, arrestohet gjyshi

ADAD2 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email



Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, babanë e një 27-vjeçari, pasi ky i fundit dhe foshnja e tij tre muajshe janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Demiraj, afër Gjilanit, pranë kufirit me Maqedoninë.
Fillimisht u raportua se dy viktimat kishin humbur jetën nga shpërthimi i një pajisjeje, të cilën dyshohej se e kishte aktivizuar vetë i riu. Megjithatë, pas hetimeve fillestare, policia e ka rikualifikuar rastin si dyshim për vrasje të rëndë.
Sipas policisë, rasti është raportuar në orën 08:47, ndërsa në vendngjarje kanë dalë ekipet policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë, mjeku i së cilës ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Me urdhër të prokurorit, 65-vjeçari është ndaluar për 48 orë. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Disa media raportojnë se foshnja jetonte me të atin pasi nëna ishte larguar nga familja, ndërsa 27-vjeçari kishte pasur probleme me varësinë. Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë, një version jozyrtar pretendon se i riu fillimisht kishte vrarë foshnjën, ndërsa më pas babai i tij kishte vrarë atë. Autoritetet nuk i kanë konfirmuar këto pretendime.
Rrethanat e plota dhe motivi i tragjedisë pritet të zbardhen pas përfundimit të obduksionit dhe hetimeve.






Artikulli paraprakPerandoria kundërpërgjigjet apo hapet rruga drejt një koalicioni të ri pas zgjedhjeve në Bërvenicë?


Artikuj të ngjashëm

VLEN pas humbjes në Bërvenicë: Votat nuk janë pronë e partive politike

2 Nëntor, 2026

Ekskluzive: Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në Bërvenicë, atmosfera në shtabin e AKI-së në Çellopek! (VIDEO)

2 Nëntor, 2026

Arkin Jahiji shpall fitoren në komunën e Bërvenicës (VIDEO)

2 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Ministri Malaj: Nga 1 janari dyfishohet bonusi i pensionistëve, në prill indeksohen pensionet!

2 Nëntor, 2026

Tragjedi pranë kufirit me Maqedoninë: Babai dhe foshnja tre muajshe gjenden të vdekur, arrestohet gjyshi

2 Nëntor, 2026

Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

2 Nëntor, 2026

Dyshohet se u rrëzua nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë!

2 Nëntor, 2026

VLEN pas humbjes në Bërvenicë: Votat nuk janë pronë e partive politike

2 Nëntor, 2026

E-Albania lehtëson aksesin në shërbime/19 përmes “Diellës”!

2 Nëntor, 2026

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

2 Nëntor, 2026

Arteta: Të fitosh në Anfield është kënaqësi e madhe si trajner, na duhej ky sukses pas zhgënjimit në Kupë

2 Nëntor, 2026

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

2 Nëntor, 2026

“Sofra e gurtë” te Kryeministria/Rama sërish thirrje për dialog!

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Ministri Malaj: Nga 1 janari dyfishohet bonusi i pensionistëve, në prill indeksohen pensionet!

SHQIPËRI 2 Nëntor, 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për moshën…

Tragjedi pranë kufirit me Maqedoninë: Babai dhe foshnja tre muajshe gjenden të vdekur, arrestohet gjyshi

2 Nëntor, 2026

Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

2 Nëntor, 2026

Dyshohet se u rrëzua nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë!

2 Nëntor, 2026

VLEN pas humbjes në Bërvenicë: Votat nuk janë pronë e partive politike

2 Nëntor, 2026

E-Albania lehtëson aksesin në shërbime/19 përmes “Diellës”!

2 Nëntor, 2026

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

2 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.