Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

ADAD2 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë sot, në orën 11:30, mbledhjen e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesë e këtij komisioni është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka thënë se qëllimi është të shqyrtohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes dhe të identifikohen eventualisht pengesat në punën e institucioneve.“Do të duhet të konfirmojmë të gjitha rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes së Arlindës. Numri i vrasjeve të grave tona është shumë i madh dhe kjo tregon se ne, si shoqëri në tërësi, kemi probleme me të cilat duhet të përballemi”, ka deklaruar Rexhepi në Klan Kosova.

Ajo ka bërë të ditur se mbledhja e nesërme do të jetë takimi i parë i komisionit hetimor parlamentar, i cili kryesohet nga Burim Ramadani.

“Do të japim maksimumin tonë që të shohim se si po shkon hetimi lidhur me rastin e Arlindës dhe të kuptojmë nëse institucionet, ndoshta diku, janë bllokuar në këtë proces”, është shprehur Rexhepi.

Komisioni u themelua me 29 tetorKuvendi e themeloi komisionin më 29 tetor, me 90 vota për, duke i dhënë mandat maksimal gjashtëmujor për hetimin e përgjegjësive institucionale.

Komisioni përbëhet nga 11 deputetë dhe drejtohet nga Burim Ramadani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes.

Nga Vetëvendosje, anëtarë janë edhe Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani. PDK-ja përfaqësohet nga Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani.

Nga LDK-ja është Doarsa Kica-Xhelili, ndërsa pjesë e komisionit janë edhe Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi, si përfaqësuese të komuniteteve.

Hetimi do të shqyrtojë edhe mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, përtej rrethanave të vrasjes së Zekajt.

Komisioni mund të kërkojë dokumentacion, informacione dhe dëshmi nga personat përgjegjës, për të identifikuar dështimet në zinxhirin institucional.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen është arrestuar autori, ish-kunati i saj, ndërsa viktima kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje.

Artikuj të ngjashëm

Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

2 Nëntor, 2026

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

2 Nëntor, 2026

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

2 Nëntor, 2026

Dyshohet se u rrëzua nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë!

2 Nëntor, 2026

VLEN pas humbjes në Bërvenicë: Votat nuk janë pronë e partive politike

2 Nëntor, 2026

E-Albania lehtëson aksesin në shërbime/19 përmes “Diellës”!

2 Nëntor, 2026

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

2 Nëntor, 2026

Arteta: Të fitosh në Anfield është kënaqësi e madhe si trajner, na duhej ky sukses pas zhgënjimit në Kupë

2 Nëntor, 2026

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

2 Nëntor, 2026

“Sofra e gurtë” te Kryeministria/Rama sërish thirrje për dialog!

2 Nëntor, 2026

Ekskluzive: Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në Bërvenicë, atmosfera në shtabin e AKI-së në Çellopek! (VIDEO)

2 Nëntor, 2026

Arkin Jahiji shpall fitoren në komunën e Bërvenicës (VIDEO)

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Mbi një mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

KOSOVË 2 Nëntor, 2026

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej…

Dyshohet se u rrëzua nga shkallët, avokati Saimir Vishaj në gjendje të rëndë!

2 Nëntor, 2026

VLEN pas humbjes në Bërvenicë: Votat nuk janë pronë e partive politike

2 Nëntor, 2026

E-Albania lehtëson aksesin në shërbime/19 përmes “Diellës”!

2 Nëntor, 2026

Sot nis punën komisioni parlamentar për hetimin e rastit të Arlinda Zekajt – çka pritet të ndodhë?

2 Nëntor, 2026

Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

2 Nëntor, 2026

“Sofra e gurtë” te Kryeministria/Rama sërish thirrje për dialog!

2 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.