Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?

ADAD1 Nëntor, 2026 KOSOVË
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur të dielën në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia e Kosovës ka pranuar informatën për dy persona pa shenja jete në këtë fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e të dy viktimave.

Viktimat janë identifikuar si Adonis Demiri, 27-vjeçar, dhe vajza e tij rreth tre muajshe. Nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me ta.

Sipas dyshimeve të raportuara, 27-vjeçari fillimisht dyshohet se e ka privuar nga jeta vajzën e tij tre muajshe.

Më pas, babai i tij, 65-vjeçar, dyshohet se e ka mbytur të birin me litar.

Këto rrethana nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht nga organet e hetuesisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar babanë e 27-vjeçarit, i cili dyshohet për përfshirje në rast. Ai është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit. Personi i arrestuar është identifikuar si Brahim Demiri.

Fillimisht, rasti ishte iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa më pas është rikualifikuar në “Vrasje e rëndë”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale. /Insajderi

Artikuj të ngjashëm

Hoxha që la Kosovën pas 60 aplikimeve për punë: Sot vendos pllaka në Gjermani

1 Nëntor, 2026

Tragjedi në Gjilan! Babai dyshohet se vrau djalin dhe nipin foshnjë, arrestohet

1 Nëntor, 2026

Haradinaj publikon poezinë e Dritëro Agollit: Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta

1 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Protesta/Avokati i Popullit kërkon verifikim të plotë të përdorimit të forcës policore!

1 Nëntor, 2026

Cili është mesazhi i Mickoskit pas humbjes: “Të gjithë u bashkuan kundër nesh!”

1 Nëntor, 2026

Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse në Tufinë!

1 Nëntor, 2026

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

1 Nëntor, 2026

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?

1 Nëntor, 2026

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person përfundon në spital!

1 Nëntor, 2026

Taravari uron AKI-në për fitoren në Bërvenicë: Urime Arkin Jahiu!

1 Nëntor, 2026

Europarlamentari holandez, Smit: Paraburgimi i Veliajt, për qëllime politike!

1 Nëntor, 2026

Bërvenica mbylli votimin, kush do ta marrë drejtimin e komunës?

1 Nëntor, 2026

Mali i Zi/Bënë simbolin e shqiponjës, 4 gjimnazistë nga Durrësi kaluan natën në rajon!

1 Nëntor, 2026
POLITIKË

Protesta/Avokati i Popullit kërkon verifikim të plotë të përdorimit të forcës policore!

SHQIPËRI 1 Nëntor, 2026

Avokati i Popullit thekson se nga Policia e Shtetit, “forca duhet të përdoret vetëm kur…

Cili është mesazhi i Mickoskit pas humbjes: “Të gjithë u bashkuan kundër nesh!”

1 Nëntor, 2026

Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse në Tufinë!

1 Nëntor, 2026

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?

1 Nëntor, 2026

Aksident i trefishtë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një person përfundon në spital!

1 Nëntor, 2026

Taravari uron AKI-në për fitoren në Bërvenicë: Urime Arkin Jahiu!

1 Nëntor, 2026

Europarlamentari holandez, Smit: Paraburgimi i Veliajt, për qëllime politike!

1 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.