Vendvotimet në Komunën e Bërvenicës janë mbyllur, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme lokale.
Qytetarët votuan sot për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës, pas vdekjes së kryetarit të deriatëhershëm, Jovica Ilievski, i cili ndërroi jetë në qershor, në moshën 58-vjeçare.
Gjatë muajve të fundit, komunën e ka drejtuar ushtruesi i detyrës së kryetarit, Robert Millosheski.
Tashmë priten informacionet e para nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për rezultatin e votimit.

