Autor: AD

Koalicioni VLEN ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Bërvenicë, duke theksuar se votat u përkasin qytetarëve dhe asnjë parti nuk mund të pretendojë pronësinë mbi to. Nga VLEN vlerësojnë se procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të lirë dhe demokratike, pa incidente dhe shkelje të rregullave. Megjithatë, koalicioni kritikoi mobilizimin për votim etnik, duke përmendur bashkëpunimin me LSDM-në dhe Levicën. Sipas VLEN-it, një qasje e tillë rrezikon të thellojë ndarjet etnike dhe të pengojë ndërtimin e një modeli qytetar e gjithëpërfshirës. Në fund, VLEN falënderoi qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe ushtruan të drejtën e tyre të…

Read More

Gjetja e shërbimeve dhe plotësimi i formularëve në portalin qeveritar e-Albania pritet të jenë më të thjeshta për qytetarët. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se tashmë, 19 shërbime mund të përdoren përmes asistentes virtuale Diella, që udhëzon përdoruesit hap pas hapi, nga identifikimi i shërbimit deri te plotësimi i formularëve. Përmes një postimi, Rama iu drejtua veçanërisht prindërve dhe gjyshërve, duke theksuar lehtësinë e përdorimit të këtij funksioni të ri. Krahas kësaj, hyrja në portalin e-Albania mund të realizohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit të këtyre opsioneve. Për të shpjeguar mënyrën e përdorimit, kreu…

Read More

Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë sot, në orën 11:30, mbledhjen e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt. Pjesë e këtij komisioni është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka thënë se qëllimi është të shqyrtohen të gjitha rrethanat që i paraprinë vrasjes dhe të identifikohen eventualisht pengesat në punën e institucioneve.“Do të duhet të konfirmojmë të gjitha rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes së Arlindës. Numri i vrasjeve të grave tona është shumë i madh dhe kjo…

Read More

Arteta: Të fitosh në Anfield është kënaqësi e madhe si trajner, na duhej ky sukses pas zhgënjimit në KupëArsenal u ngjit në krye të renditjes në Premier League pas fitores 1-0 ndaj Liverpool në “Anfield”. Një sukses i rëndësishëm për “topçinjtë”, që në dy javë parakaluan Manchester City. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, e vlerëson shumë këtë sukses, sidomos në aspektin persona: “Si trajner, të fitosh në Anfield është një ndjesi më e mirë, sepse ka kaluar kaq shumë kohë”. “Na duhej kjo fitore. Jemi jashtëzakonisht krenarë, veçanërisht duke marrë parasysh rrethanat në të cilat hymë në këtë ndeshje, pas…

Read More

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku më 1 nëntor u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe. Nga hetimet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa si i dyshuar për këtë rast është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçar.Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar. Si ndodhi ngjarja? Policia bëri të ditur se më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, kishte pranuar informacion për dy persona që dyshohej se ndodheshin pa shenja…

Read More

Si çdo mëngjes, edhe sot, kryeministri Edi Rama fton sërish në bisedime protestuesit. Para godinës së Kryeministrisë, qëndron sofra e gurtë dhe mbi të, disa letra me mbishkrimin: DIALOG. Rama thekson se duhen dëgjuar shqetësimet konkrete që mund të kenë studentë e qytetarë, duke i ndarë nga aktet e dhunës. Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një paketë që synon ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin.

Read More

Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës, ndërsa vëmendja është përqendruar te shtabi i AKI-së në fshatin Çellopek. Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ndodhet në shtabin e AKI-së, prej ku po përcjell nga afër atmosferën dhe zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit zgjedhor. Mbështetësit e AKI-së janë mbledhur në shtab, në pritje të shpalljes së rezultateve dhe deklaratës së Arkin Jahijit. TetovaSot do të vazhdojë t’ju informojë drejtpërdrejt për zhvillimet dhe rezultatet nga Bërvenica.  

Read More

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme lokale. Jahiji e ka bërë të ditur fitoren para mbështetësve të tij në shtabin e AKI-së në fshatin Çellopek, ku janë mbledhur simpatizantë dhe aktivistë të kësaj partie për të ndjekur rezultatet zgjedhore, raporton TS.     Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ndodhet në shtabin e AKI-së, prej ku po sjell pamje dhe raportime ekskluzive nga atmosfera e krijuar pas shpalljes së fitores.     Tashmë pritet që rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të konfirmojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në…

Read More

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë ka vepruar në favor të BDI-së, duke shpërndarë votat dhe duke mos dëshmuar dallim politik nga kjo parti. Stojanoska tha se VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia Jote” në raundin e parë mbështetën kandidatin e tyre, Stojanço Radiçevski, ndërsa VLEN garoi me kandidat të vetin, për t’iu bashkuar në raundin e dytë kandidatit të AKI-së. “VLEN nuk e shfrytëzoi mundësinë të dëshmojë se është ndryshe nga BDI-ja. Mendoj se luajtën rolin e kalit të Trojës dhe punuan për BDI-në, duke shpërndarë votat nga elektorati”,…

Read More

Përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka uruar shqiptarët e Bërvenicës për fitoren e koalicionit AKI, duke vlerësuar bashkimin e strukturave politike shqiptare dhe kontributin e mërgatës. Fazliu ka përgëzuar strukturat lokale të partive shqiptare dhe aktivistët që, sipas tij, ditën të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të vendosin interesin e përbashkët mbi gjithçka tjetër. Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje edhe për mërgatën shqiptare, duke theksuar se ajo mbetet gjithmonë në anën e bashkimit kombëtar. “Ky është shembull i mirë se çfarë mund të arrihet kur bashkimi dhe përgjegjësia dalin mbi çdo interes partiak apo individual”, ka…

Read More