Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, pasi institucioni më i lartë i futbollit evropian i ka kërkuar FIFA-s përgjigje për 42 çështje që lidhen me drejtimin e Gianni Infantinos, transparencën financiare dhe vendimmarrjen në futbollin botëror. UEFA i ka vendosur FIFA-s afatin deri më 2 nëntor për të dorëzuar dokumentet dhe përgjigjet e kërkuara, duke kërkuar që çështjet të mos shtyhen deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të FIFA-s, e paraparë për 16 dhjetor në Doha. Në qendër të polemikave, siç raporton Reuters, është një projekt investimi prej 4.2 miliardë dollarësh, i…
Autor: AD
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar në rrjetet sociale pas disa aludimeve se ka takuar në burgun e Fierit Erion Veliajn dhe se i ka kërkuar të lërë mandatin, me porosi të kryeministrit Edi Rama. Gogu tregon se e ka takuar kryebashkiakun e Tiranës në burgun e Fierit të premten, por bisedimet kanë qenë vetëm për çështjen e tij aktuale, transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe për kushtet e trajtimit të tij. “Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier. Po, e kam takuar Erion…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar ndaj një postimi të kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke e cilësuar retorikën e tij si të papranueshme dhe me elemente të kërcënimeve indirekte. Nga partia vlerësojnë se komunikimi i tillë nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe theksojnë se nuk do të tërhiqen nga qëndrimet për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Nuk ka kush që të frikësohet nga ti”, thuhet në reagimin e Lidhjes Shqiptare, e cila kërkon nga Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente që të hetojnë deklaratën…
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve telefonike, të cilat dërgohen në emër të bankave me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve. Sipas Policisë, mesazhet u kërkojnë qytetarëve të verifikojnë identitetin brenda 24 ose 31 orëve, duke i drejtuar përmes lidhjeve elektronike drejt faqeve të falsifikuara që imitojnë ato zyrtare të bankave. Kjo skemë, e njohur si “Smishing”, synon të përvetësojë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet dhe kodet e verifikimit, të cilat mund të përdoren për të hyrë në llogaritë e qytetarëve dhe për të kryer transaksione…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot reformën e re të administratës publike, të quajtur “Shkalla e Meritës”, duke shpjeguar mënyrën se si do të funksionojë dhe ndryshimet që synon të sjellë në sistemin e administratës shtetërore. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te tre shtyllat kryesore të reformës, hyrja në administratë përmes testimit kombëtar, përparimi në karrierë bazuar në meritë dhe përgjegjshmëria në drejtimin e institucioneve. Kreu i qeverisë foli gjithashtu për procesin e vlerësimit të drejtuesve dhe dorëheqjet e disa prej tyre nga postet që mbanin pak ditë më parë. “Me Shkallën e Meritës po futemi te një…
Kasami me mesazh të prerë për Jahijin: Bërvenica është e të gjithë qytetarëve! Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Arkin Jahijin për zgjedhjen kryetar të Komunës së Bërvenicës, duke i kërkuar të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, fetare apo etnike. Kasami theksoi se Jahiji duhet t’u qëndrojë premtimeve të dhëna gjatë fushatës, ndërsa porositi se vullneti i qytetarëve duhet respektuar. Ai gjithashtu garantoi se koalicioni qeverisës do ta mbështesë Bërvenicën për projektet dhe nevojat që janë në kompetencë të Qeverisë. “Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim!”, përfundoi…
Ministri Ferit Hoxha prezantoi në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, projekt buxhetin 2027, që sipas tij është një investim në kapacitetin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në përgatitjen e saj si vend i ardhshëm anëtar i Bashkimit Europian. “Viti 2027 ka për ne një peshë të veçantë. Shqipëria synon përmbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kjo kërkon që ambicies politike t’i përgjigjen kapacitetet e shtetit dhe që diplomacia shqiptare, MEPJ, shërbimi i jashtëm të jetë i përgatitur për fazën e re në të cilën po hyn vendi. Pra, nuk po propozojmë thjesht një buxhet për funksionimin…
eputeti i Vetëvendosjes, Osman Musliu, ka komentuar çështjen e barazisë mes vajzave dhe djemve në familjet shqiptare, duke përmendur specifikisht pronat. Ai kritikoi mentalitetin, ku prindërit investojnë për djemtë, e vajzat i lënë jashtë këtyre mundësive.Musliu ka kritikuar mentalitetin ku, sipas tij, prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh mbesin jashtë këtyre përfitimeve.“Femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin. Jo te na është një mendësi që djalit…
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, është paraqitur të hënën në mëngjes në pallatin mbretëror, ku i ka ofruar dorëheqjen mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave për buxhetin e vendit. Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet e zhvilluara gjatë natës me anëtarët kryesorë të kabinetit qeveritar nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për masat financiare, duke e çuar kryeministrin drejt këtij vendimi.De Wever qëndroi për rreth një orë e gjysmë në takim me mbretin Philippe. Pas largimit nga pallati, ai nuk pranoi të komentonte për mediat. Ndërkohë, pritet që pallati mbretëror të bëjë një njoftim zyrtar lidhur me vendimin e…
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje urgjente prindërve që të mos e shtyjnë vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MRP, e cila mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat. Apeli vjen pas rasteve të fruthit të regjistruara në disa vende fqinje dhe për shkak të mbulimit të pamjaftueshëm me vaksinim në vend. Sipas ISHP-së, fruthi është një ndër sëmundjet virale më ngjitëse, që përhapet përmes ajrit gjatë frymëmarrjes, kollitjes apo teshtitjes. Virusi mund të qëndrojë në ajër deri në dy orë pasi personi i infektuar të jetë larguar nga ambienti. Rreziku shtohet edhe nga fakti…
