Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Kryeministri belg jep dorëheqjen, dështoi në negociatat për buxhetin 2027 të vendit

ADAD2 Nëntor, 2026 BOTA
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, është paraqitur të hënën në mëngjes në pallatin mbretëror, ku i ka ofruar dorëheqjen mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave për buxhetin e vendit.

Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet e zhvilluara gjatë natës me anëtarët kryesorë të kabinetit qeveritar nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për masat financiare, duke e çuar kryeministrin drejt këtij vendimi.
De Wever qëndroi për rreth një orë e gjysmë në takim me mbretin Philippe. Pas largimit nga pallati, ai nuk pranoi të komentonte për mediat. Ndërkohë, pritet që pallati mbretëror të bëjë një njoftim zyrtar lidhur me vendimin e mbretit.

Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, konfirmoi se negociatat kishin ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta mes partnerëve të koalicionit.
“Ka shumë pika ku nuk biem dakord. Nëse do t’i rendisja të gjitha, do të më duhej një përjetësi”, deklaroi ai për mediat belge.

Qeveria belge duhet të gjejë 10 miliardë euro kursime për të respektuar rregullat e Bashkimit Evropian mbi disiplinën buxhetore. Deficiti buxhetor i vendit arriti në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) vitin e kaluar, ndërsa kufiri i lejuar nga rregullat evropiane është 3%.

Ndërkohë, borxhi publik i Belgjikës ka kaluar 735 miliardë euro, duke përfaqësuar më shumë se 110% të PBB-së, në një kohë kur kufiri i përcaktuar nga Bashkimi Evropian është 60%. Dështimi për të arritur një marrëveshje ka sjellë edhe rritjen e normave të interesit për obligacionet shtetërore, duke bërë që Belgjika të përballet me kosto më të larta për shlyerjen e borxhit.

Në rast se mbreti Philippe e pranon dorëheqjen, Belgjika mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, mbreti ka edhe mundësinë ta refuzojë atë ose ta mbajë në shqyrtim përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Përplasjet mes partive të koalicionit

Koalicioni qeverisës i drejtuar nga De Wever përbëhet nga pesë parti: konservatorët e N-VA-së, liberalët e MR-së, centristët e Les Engagés, socialistët e Vooruit dhe kristiandemokratët e CD&V-së.
Marrëveshja për krijimin e këtij koalicioni, të njohur si “Arizona”, u arrit pas plot 234 ditësh negociatash. Megjithatë, ndasitë politike mes partnerëve vazhdojnë të pengojnë arritjen e një konsensusi për çështjet kryesore ekonomike.

Negociatat e së dielës nxorën në pah përplasjet mes N-VA-së dhe MR-së, nga njëra anë, dhe Vooruit, CD&V-së dhe Les Engagés, nga ana tjetër. Partitë socialiste dhe centriste kërkojnë që një pjesë e kursimeve, në vlerën e 1 deri në 1.5 miliardë eurove, të sigurohet përmes rritjes së taksave për qytetarët me të ardhura të larta. Në të kundërt, partitë konservatore kërkojnë që konsolidimi financiar të realizohet kryesisht përmes shkurtimit të shpenzimeve publike.

Zëvendëskryeministri David Clarinval fajësoi partinë socialiste Vooruit për dështimin e negociatave, duke theksuar se ajo kishte këmbëngulur në kërkesën për rritjen e taksave. Nga ana tjetër, Matti Vandemaele, përfaqësues i partisë opozitare Groen, kritikoi kryeministrin De Wever për pamundësinë për të bashkuar partnerët e koalicionit rreth një marrëveshjeje të përbashkët.

“Kryeministri De Wever nuk po arrin t’i bëjë palët të gjejnë gjuhën e përbashkët, përveç rastit kur të gjithë pranojnë të ndjekin programin e partisë së tij, N-VA”, u shpreh ai. Vandemaele shtoi se De Wever pëlqen ta paraqesë veten si njeriun e marrëveshjeve të mëdha, por në praktikë po rezulton kryeministri i bllokimit politik.

Sipas tij, mundësia që Belgjika të detyrohet të mbështetet për të dytin vit radhazi në financimin e përkohshëm mujor të shpenzimeve publike për shkak të mungesës së një buxheti të miratuar, përbën një dështim të rëndë politik. Kjo nuk është hera e parë që koalicioni “Arizona” përballet me përçarje gjatë negociatave për buxhetin. Edhe vitin e kaluar, De Wever iu drejtua mbretit pas dështimit të bisedimeve për gjetjen e 10 miliardë eurove në kursime.

Në fillim të nëntorit 2025, kryeministri nuk paraqiti dorëheqjen, por kërkoi shtyrjen e afatit për arritjen e një marrëveshjeje. Mbreti Philippe i dha atëherë edhe 50 ditë kohë shtesë për të kapërcyer mosmarrëveshjet brenda koalicionit.

Artikuj të ngjashëm

Trump paralajmëron fundin e luftës me Iranin: Do të mbarojë së shpejti

31 Tetor, 2026

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

30 Tetor, 2026

Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trumpin, mbrojta interesat kombëtare të Italisë

30 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

2 Nëntor, 2026

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

2 Nëntor, 2026

Kryeministri belg jep dorëheqjen, dështoi në negociatat për buxhetin 2027 të vendit

2 Nëntor, 2026

Alarm nga sëmundja shumë ngjitëse: ISHP paralajmëron prindërit, mos e vononi vaksinimin e fëmijëve!

2 Nëntor, 2026

George Russell braktis festën e Antonellit, Toto Wolff: E kuptoj, por do të kthehet më i fortë…

2 Nëntor, 2026

Ernest Muçi: Këto ndeshje do të na çojnë në majë

2 Nëntor, 2026

Ambasadorja holandeze takon Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SPAK: Bashkëpunim për forcimin e shtetit ligjor

2 Nëntor, 2026

Nga 9 nëntori ndryshojnë rregullat e pagesave në Maqedoni: Numra të rinj IBAN dhe formularë të ndryshëm bankarë!

2 Nëntor, 2026

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës” – Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës: “Kam duruar 6 vite”

2 Nëntor, 2026

Vidhet një bankë në Tiranë, autori në drejtim të paditur!

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

SHQIPËRI 2 Nëntor, 2026

Ministri Ferit Hoxha prezantoi në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, projekt buxhetin…

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

2 Nëntor, 2026

Alarm nga sëmundja shumë ngjitëse: ISHP paralajmëron prindërit, mos e vononi vaksinimin e fëmijëve!

2 Nëntor, 2026

George Russell braktis festën e Antonellit, Toto Wolff: E kuptoj, por do të kthehet më i fortë…

2 Nëntor, 2026

Ambasadorja holandeze takon Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SPAK: Bashkëpunim për forcimin e shtetit ligjor

2 Nëntor, 2026

Nga 9 nëntori ndryshojnë rregullat e pagesave në Maqedoni: Numra të rinj IBAN dhe formularë të ndryshëm bankarë!

2 Nëntor, 2026

Vidhet një bankë në Tiranë, autori në drejtim të paditur!

2 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.