Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Alarm nga sëmundja shumë ngjitëse: ISHP paralajmëron prindërit, mos e vononi vaksinimin e fëmijëve!

ADAD2 Nëntor, 2026 MAQEDONI E VERIUT
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje urgjente prindërve që të mos e shtyjnë vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MRP, e cila mbron nga fruthi, rubeola dhe shytat.

Apeli vjen pas rasteve të fruthit të regjistruara në disa vende fqinje dhe për shkak të mbulimit të pamjaftueshëm me vaksinim në vend.

Sipas ISHP-së, fruthi është një ndër sëmundjet virale më ngjitëse, që përhapet përmes ajrit gjatë frymëmarrjes, kollitjes apo teshtitjes. Virusi mund të qëndrojë në ajër deri në dy orë pasi personi i infektuar të jetë larguar nga ambienti.

Rreziku shtohet edhe nga fakti se personat e infektuar mund ta transmetojnë virusin katër ditë përpara shfaqjes së skuqjes karakteristike dhe katër ditë pas saj.

Simptomat kryesore përfshijnë temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, skuqje të syve dhe më pas puçrra që përhapen nga fytyra në pjesët e tjera të trupit.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë statusin e vaksinimit dhe të plotësojnë dozat e humbura. Veçanërisht e rëndësishme është që fëmijët t’i marrin të dyja dozat e vaksinës MRP, sipas kalendarit të imunizimit.

“Me vaksinimin në kohë mbrojmë jo vetëm fëmijët tanë, por edhe familjet dhe gjithë komunitetin”, theksojnë nga ISHP.

Artikuj të ngjashëm

Nga 9 nëntori ndryshojnë rregullat e pagesave në Maqedoni: Numra të rinj IBAN dhe formularë të ndryshëm bankarë!

2 Nëntor, 2026

Tragjedi pranë kufirit me Maqedoninë: Babai dhe foshnja tre muajshe gjenden të vdekur, arrestohet gjyshi

2 Nëntor, 2026

VLEN pas humbjes në Bërvenicë: Votat nuk janë pronë e partive politike

2 Nëntor, 2026
TË FUNDIT

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

2 Nëntor, 2026

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

2 Nëntor, 2026

Kryeministri belg jep dorëheqjen, dështoi në negociatat për buxhetin 2027 të vendit

2 Nëntor, 2026

Alarm nga sëmundja shumë ngjitëse: ISHP paralajmëron prindërit, mos e vononi vaksinimin e fëmijëve!

2 Nëntor, 2026

George Russell braktis festën e Antonellit, Toto Wolff: E kuptoj, por do të kthehet më i fortë…

2 Nëntor, 2026

Ernest Muçi: Këto ndeshje do të na çojnë në majë

2 Nëntor, 2026

Ambasadorja holandeze takon Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SPAK: Bashkëpunim për forcimin e shtetit ligjor

2 Nëntor, 2026

Nga 9 nëntori ndryshojnë rregullat e pagesave në Maqedoni: Numra të rinj IBAN dhe formularë të ndryshëm bankarë!

2 Nëntor, 2026

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës” – Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës: “Kam duruar 6 vite”

2 Nëntor, 2026

Vidhet një bankë në Tiranë, autori në drejtim të paditur!

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

SHQIPËRI 2 Nëntor, 2026

Ministri Ferit Hoxha prezantoi në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, projekt buxhetin…

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë, prindërit djemve u blejnë “Mercedes”, për vajzat nuk mendojnë

2 Nëntor, 2026

Alarm nga sëmundja shumë ngjitëse: ISHP paralajmëron prindërit, mos e vononi vaksinimin e fëmijëve!

2 Nëntor, 2026

George Russell braktis festën e Antonellit, Toto Wolff: E kuptoj, por do të kthehet më i fortë…

2 Nëntor, 2026

Ambasadorja holandeze takon Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SPAK: Bashkëpunim për forcimin e shtetit ligjor

2 Nëntor, 2026

Nga 9 nëntori ndryshojnë rregullat e pagesave në Maqedoni: Numra të rinj IBAN dhe formularë të ndryshëm bankarë!

2 Nëntor, 2026

Vidhet një bankë në Tiranë, autori në drejtim të paditur!

2 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.