Dy zyrtarë policorë të punësuar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Veri” janë nën hetim për vepra penale të rënda. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), policja B.D. dyshohet se më 28 shtator, gjatë kontrollit të çantës së një gruaje të ndaluar, i ka marrë nënës së saj një unazë ari, një unazë argjendi dhe 3.000 denarë. Ndërkaq, B.M., përgjegjës i ndërrimit në qendër, dyshohet për ngacmim seksual ndaj së njëjtës grua. Sipas raportit, më 30 shtator ai ka ndërmarrë veprime me përmbajtje seksuale, përmes sjelljeve verbale, fizike dhe komunikimit…
Autor: AD
Përplasja mes magjistratëve dhe mazhorancës për formulën e re të pagave do të marrë përgjigje në Gjykatën Kushtetuese. Më 2 dhjetor do të shqyrtohet kërkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkojnë shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 2 dhjetor kundërshtimin e tre organizatave të magjistratëve ndaj mënyrës së re të llogaritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së miratuar nga Kuvendi, duke pretenduar se ajo nuk…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, se Prokuroria e Posaçme po amniston, sipas tij, krimin elektoral në Shqipëri. Berisha akuzoi institucionin për mos hetim të shkeljeve zgjedhore, duke iu referuar edhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare për zgjedhjet e 11 majit. Fjala e Sali Berishës: Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Krimi elektoral…
Një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se është mashtruar gjatë shitjes së një veture, duke mbetur pa 6.000 euro dhe pa automjetin. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 18 shtator ai kishte lidhur kontratë me shkrim për shitjen e një “Volkswagen Golf” me M.O. (41) nga fshati Mile tino i Tetovës. Megjithatë, blerësi nuk ia kishte paguar shumën e dakorduar dhe as nuk ia kishte kthyer automjetin brenda afatit të paraparë me kontratë. Rasti është denoncuar më 1 nëntor në SPB Tetovë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Protestat e studentëve dhe dhuna e raportuar gjatë tyre shkaktuan debate mes kryetares së Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, dhe anëtarëve të Partisë Socialiste. Deputetja demokrate Ina Zhupa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa socialistët iu kundërpërgjigjën duke deklaruar se ata ia kanë marrë kauzën studentëve. Zv. kryetari i komisionit, Erion Malaj, u shpreh PD-ja i ka futur në protestë një grupim të papërshtatshëm për kauzën e tyre, teksa shtoi se nuk e duan as në protestë. “Kam kohë që ju dëgjoj të thoni ju erdhi fundi, por që do t’ju vinte fundi…
Një blerje e madhe, një investim për shtëpinë apo edhe ndërrimi i makinës janë vendime që familjet shqiptare duket se po i peshojnë gjithnjë e më shumë. Pavarësisht një përmirësimi të lehtë të besimit te ekonomia, qytetarët edhe për muajt e fundit të vitit vijojnë të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet ndërsa edhe bizneset nuk kanë të njëjtin optimizëm për muajt në vijim. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për muajin tetor tregon se besimi konsumator u rrit me 1.1%. Përmirësim kanë shënuar edhe pritjet për financat familjare dhe situatën e përgjithshme ekonomike. Por kur qytetarët pyeten për blerjet e mëdha,…
Spitali Klinik i Tetovës ka shënuar një tjetër avancim në fushën e kirurgjisë torakale, duke realizuar me sukses ndërhyrje kirurgjikale për korrigjimin e deformitetit të kraharorit, të njohur si Pectus Excavatum, përmes metodës minimalisht invazive. Sipas njoftimit të drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. spec. Erzen Elezi, ndërhyrjet janë realizuar nga ekipi kirurgjikal i këtij institucioni, me asistencën dhe ekspertizën e Prof. Dr. Wang Wenlin nga Guangdong, Kinë, i cili cilësohet si një nga ekspertët kryesorë botërorë në këtë fushë. Elezi thekson se këto zhvillime kanë mbështetjen e vazhdueshme të drejtuesisë së spitalit, me synim avancimin e kapaciteteve profesionale…
Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gazetarja e Top News, Kleida Muka, bën me dije se autori ka hyrë i maskuar në bankë dhe ka kërcënuar me armë arkëtaren, e cila më pas i ka dhënë paratë. Pasi ka marrë paratë, ai i ka drejtuar armën rojes te dera, për ta bllokuar që të mos bënte lëvizje. Pasi ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit “Dinamo”. Policia thotë se ende po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij. Njoftimi i policisë: …
Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, pasi ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit ndaj New England Revolutionit me rezultat 2-1, në kuadër të sezonit 2026 në MLS. Ylli argjentinas, në moshën 39-vjeçare, fillimisht pati vështirësi për të gjetur hapësira për shkak të mbulimit të ngushtë nga kundërshtarët, por në pjesën e dytë tregoi edhe një herë magjinë e tij. Inter Miami ishte në disavantazh, ndërsa Messi kontribuoi fillimisht në golin e barazimit, duke asistuar për Germane Berteramen në minutën e 69-të. Megjithatë, momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 83-të,…
Maqedonia po përgatitet të nisë trajtimin e pacientëve me Parkinson përmes stimulimit të thellë të trurit. Ndërhyrja e parë mund të realizohet gjatë vitit 2027, ndërsa për terapitë e reja kundër Alzheimerit ende duhet të përcaktohen kushtet e zbatimit. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, theksoi se trajtimet moderne duhet të jenë të sigurta, profesionale dhe të qëndrueshme, duke kërkuar përzgjedhje të kujdesshme të pacientëve, ekipe të trajnuara dhe monitorim afatgjatë. Sipas tij, Maqedonia i ka kushtet kryesore për zbatimin e stimulimit të thellë të trurit, metodë që deri më tani pacientët maqedonas e kanë realizuar në Turqi. Në këtë proces…
