Autor: AD

Në vitin 2025, Haqim Ramadani në raundin e dytë mori 4,224 vota, ndërsa këtë vit Arkin Jahiji arriti në 4,438 vota, pra 214 vota më shumë. Në anën tjetër, kandidati i VMRO-së këtë vit mori 4,175 vota, për dallim nga 4,374 votat që kishte marrë kandidati i saj në vitin 2025. Pra, VMRO mori 199 vota më pak. Këto shifra e bëjnë edhe më domethënëse fitoren e Arkin Jahijit dhe flasin për mbështetjen që VLEN i dha Jahijit duke përkrahu kandidatin shqiptar, duke kontribuar kështu në bashkimin e votave. Bërvenica dëshmoi se një kandidat që posedon cilësi arrin të mbledh…

Read More

VMRO-DPMNE e ka pranuar humbjen zgjedhore në Bërvenicë, por ka akuzuar kundërshtarët politikë se zhvilluan fushatë të bazuar në ndarjet etnike, në vend të projekteve konkrete për zhvillimin e komunës. Zëdhënësi i partisë, Valentin Manasievski, në një konferencë për media falënderoi qytetarët që mbështetën kandidatin e tyre, Stojançe Radiçevski, duke theksuar se partia është e kënaqur me votat e fituara, ndonëse ato nuk mjaftuan për fitore. Sipas Manasievskit, BDI gjatë garës zgjedhore përdori retorikë nacionaliste, ndërsa në raundin e dytë mori mbështetje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga LSDM-ja, Levica dhe VLEN-i. “Derisa ne theksuam fuqinë e unitetit për një…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në Bërvenicë, duke theksuar se ata kanë garuar me koncept e program, ndërsa pala kundërshtare respektivisht AKI me nacionalizëm. Mickoski tha se në këtë rezultat ka ndihmuar edhe ndonjë trojan që ka tërhequr vota, duke lënë të nënkuptohet se VLEN-i ka punuar kundër VMRO-së, ashtu siç tha paraprakisht deputetja Dafina Stojanovska. Vet kundër të gjithëve. Ne me program zgjedhor dhe koncept, ata me mbështetje të demografisë, kartës nacionaliste dhe ndonjë trojan për tërheqjen e votave. Megjithatë. Rritja e votave nga rrethi i parë është i qartë dhe i pastër nga 3000 në…

Read More

Avokati i Popullit thekson se nga Policia e Shtetit, “forca duhet të përdoret vetëm kur është e domosdoshme, e ligjshme dhe proporcionale, në çdo protestë”. Reagimi vjen pas monitorimit të ngjarjeve të djeshme, kur protesta para Ministrisë së Arsimit u përshkallëzua në përplasje. Avokati i Popullit kërkon edhe instalimin e sistemit audioviziv për regjistrimin e intervistave në komisariate. Sipas institucionit, “duhet të dokumentohen arsyet konkrete për çdo shoqërim dhe çdo i ndaluar duhet të informohet për arsyet e ndalimit”. Po ashtu, rekomandohet identifikimi i çdo punonjësi të policisë në çdo kohë, duke garantuar që uniforma të përmbajë numrin e identifikimit. Avokati…

Read More

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas humbjes në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, pretendoi se të gjithë kundërshtarët politikë ishin bashkuar kundër partisë së tij, duke përdorur edhe kartën nacionaliste dhe “kuajt e Trojës” për të shpërndarë votat. Megjithatë, Mickoski u përpoq ta paraqesë rezultatin si sukses, duke theksuar se VMRO-DPMNE i ka rritur votat nga 3.000 në 4.200, përkatësisht me rreth 1.300 vota krahasuar me zgjedhjet parlamentare. Ai falënderoi votuesit dhe premtoi mbështetje qeveritare për të gjithë banorët e Bërvenicës, pavarësisht bindjeve politike.

Read More

Tritol tarracës së një dyqani lulesh në zonën e Tufinës në Tiranë, dëme materiale. Autoritetet kanë identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë. Shpërthimi pa të lënduar ndodhi herët në mëngjes, në objektin në pronësi të një 65 vjeçari. Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i…

Read More

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka njoftuar largimin e tij nga protesta kundër qeverisë, duke shprehur pakënaqësi të thella për mënyrën e organizimit dhe vullnetin e pjesëmarrësve. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale (Instastory), Stresi bëri të qartë se nuk do të vazhdojë të qëndrojë në tubim, pasi sipas tij turma dhe drejtuesit nuk kanë synimin e vërtetë për të arritur qëllimin kryesor, që është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama: “Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrezul Ramën. E gzoftshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jau spjegoj…

Read More

Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur të dielën në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit. Rasti është raportuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia e Kosovës ka pranuar informatën për dy persona pa shenja jete në këtë fshat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e të dy viktimave. Viktimat janë identifikuar si Adonis Demiri, 27-vjeçar, dhe vajza e tij rreth tre muajshe. Nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me ta. Sipas dyshimeve të raportuara,…

Read More

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës. Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Një automjet tip “Benz” ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet janë përplasur…

Read More