Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një bombol gazi që përdorej për gatim, ndërsa fatmirësisht 33-vjeçari që ndodhej brenda banesës ka shpëtuar pa lëndime. Sipas banorëve të zonës, Redjan Llambro, i cili vuan nga epilepsia, në momentin që ka ndezur bombolën e gazit për të gatuar, ka pësuar një krizë epileptike dhe ka humbur kontrollin. Gjatë kësaj kohe ka rrëzuar edhe bombolën, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në orenditë dhe ambientet e banesës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar tymin që dilte nga shtëpia…
Autor: AD
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj me DJ Gimbon do të bëhet më datë 5, pa zbuluar detaje të tjera. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta vendosi që t’a ngacmonte pak, në mënyrë që Selin të tregonte ndonjë detaj më shumë. Por sërish balerina vendosi që të mos tregonte muajin apo vitin që mund të mbahet dasma e saj me ish-banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, u…
Një incident fizik ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes mes KB Gostivari dhe KB Buteli, në sallën sportive “Mlladost” në Gostivar. Më 31 tetor, rreth orës 20:00, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes KB “Gostivari” dhe KB “Buteli”, ka ndodhur një përplasje mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Sipas informacioneve policore, fillimisht ka pasur shtyrje të ndërsjellë mes basketbollistëve, ndërsa situata është tensionuar më tej. Gjatë incidentit, ndihmëstrajneri i KB “Gostivari”, P.D., është përpjekur të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit kundërshtar, por është penguar nga të pranishmit. Policia njofton se po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë dhe…
Sali Berisha sërish akuza Edi Ramës se ka ndërmarrë rritjen e taksave pa paralajmërim dhe pa konsultim publik. Për kryetarin demokrat është “mashtrim” pretendimi i qeverisë se përmes këtyre ndryshimeve, buxheti do të arrijë në 10 miliardë euro. Paketa është goditje e rëndë për më të varfrit, për bizneset e vogla, për shtresën e mesme. Paketa që në aparencë do të ulë çmimet e ushqimeve bazë, duke futur në fashën e TVSH-së të gjithë dyqanet, në të vërtetë, i detyron ato të rrisin me 6% çmimet, i detyron shqiptarët të paguajnë 6% më shumë se ç’paguajnë tani. Dhe ky është…
Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën “Pasqyrë Albania”, përmes së cilës synohet që qytetarët të kenë akses në informacion mbi projektet dhe punët që po zhvillohen në zonat ku jetojnë, si dhe të ndjekin në kohë reale ankesat dhe kërkesat e tyre drejtuar institucioneve. Gjatë prezantimit, Rama tha se platforma do të mundësojë që përmes një klikimi, çdo qytetar të shohë se çfarë po ndodh në zonën e tij, në çfarë faze ndodhen projektet dhe nëse ato janë pezulluar apo vonuar. Kryeministri u shpreh se platforma do të shërbejë edhe për të verifikuar informacionet që qarkullojnë, duke u dhënë qytetarëve mundësinë…
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës po shënon rritje.Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, apo 27,81 për qind e gjithsej 16.256 votuesve të regjistruar.Kjo përfaqëson një rritje prej 7,31 pikë përqindjeje në krahasim me raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor.Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, bëri të ditur se deri në orën 11:00 dalja kishte qenë 13,82 për qind, me gjithsej 2.245 votues. Në të njëjtën periudhë gjatë raundit të parë kishin votuar 1.480 qytetarë, apo 9,11…
Me një postim, Gazment Bardhi reagoi sot, duke vënë në dukje se drejtësia nuk mund ketë një standard për kundërshtarët e kryeministrit dhe një tjetër për bashkëpunëtorët e tij. Kryetari i grupit parlamentar demokrat risolli në vëmendje zgjerimin e akuzave ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se ndonëse e akuzuar për korrupsion e pastrim parash, ish-zv.kryeministrja vazhdon të ushtrojë ndikim mbi vendimmarrjen publike. E papranueshme! Është e paimagjinueshme që miliona euro të përfituara nga korrupsioni, të fshehura në kuti dhe skema të ndryshme, të mos çojnë në përgjegjësi para drejtësisë, ndërsa Belinda Balluku që përballet me akuza të rënda vazhdon të…
Aksident në Stravaj të Librazhdit. Një automjet tip “Benz” doli nga rruga dhe ra në një humnerë, në fshatin Farret. Raportohet se në timon ishte një 22-vjeçar, i cili u dërgua në spitalin e zonës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk u konstatuan të tjerë persona në makinën e aksidentuar. Ndërkohë, pranë mjetit të dëmtuar u gjet një armë zjarri, tip pistoletë. Dyshohet se i riu ishte përfshirë në një konflikt, duke u dëmtuar para se automjeti të dilte nga rruga. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Një 18-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pas përleshjes masive që ndodhi më 31 tetor para qendrës sportive “Jane Sandanski” në Shkup, gjatë ndeshjes së basketbollit mes ekipeve “Skopje 2023” dhe “Rabotniçki”.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth 30 tifozë të grupit “Family Aerodrom” kanë sulmuar fizikisht rreth 50 tifozë të “Rabotniçkit”, të cilët po prisnin të hynin në palestër për ta ndjekur ndeshjen.Gjatë përleshjes, rëndë është lënduar edhe një 16-vjeçar nga Shkupi, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.Policia ka arrestuar M.M. (18), i dyshuar se ka nxitur dhe marrë pjesë…
Transportonin katër emigrantë kundrejt fitimit, pranga dy 20 vjeçarëve nga Bulqiza. Të rinjtë u ndaluan në aksin Gjirokastër-Tepelenë, te “Uji i Ftohtë”, në kuadër të operacionit policor “Long Wait”. Në territorin shqiptar, klandestinët hynë përmes kufirit me Greqinë. Ndërkaq, të dyshuarit nuk iu bindën urdhrit të bluve për të ndaluar, çka çoi në ndërhyrjen e tyre. Njoftimi i plotë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Long Wait”. U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit me Greqinë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 automjet dhe…
