Një përleshje fizike mes grupeve të tifozëve “City Park Boys” dhe “Family” ka ndodhur sonte përpara qendrës sportive “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në këtë incident disa janë lënduar rëndë dhe kanë përfunduar në spital, përcjell INA. Sipas informacioneve të portaleve maqedonase, tifozët e “City Park Boys” kishin ardhur për të mbështetur Rabotniçkin në ndeshjen kundër Shkupit, por pak para fillimit të takimit janë pritur nga tifozët “Family” të MZT Shkupit. Dy grupet janë përleshur fizikisht, me ç’rast ka edhe persona të lënduar më rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur njësitet policore të ndërhyrjes së shpejtë për të ndarë…
Autor: AD
Tetë persona janë arrestuar pas një kontrolli policor në një lokal në komunën e Karposhit në Shkup, ku janë gjetur disa të mitur në gjendje të dukshme të dehur. Njëri prej tyre është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë, ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, kontrolli është kryer pas dyshimeve se në lokalin në fjalë u shërbehej alkool personave të mitur. Testimi me alkooltest ka rezultuar pozitiv për të tetë personat e arrestuar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës…
Paketa Fiskale 2027, deputetja demokrate, Jorida Tabaku ngre shqetësimin se ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë dhe propozimi për rritjen e normës standarde në 21% do të rëndojnë bizneset e vogla e profesionistët e lirë. Tabaku paralajmëron pasoja për investimet, çmimet dhe familjet që sigurojnë jetesën nga këto aktivitete. Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se pas çdo biznesi të vogël qëndrojnë familje që kanë investuar kursimet e tyre dhe punojnë çdo ditë për të siguruar të ardhurat. Biznesi i vogël mban familje. Qeveria i shton barrën. Pas çdo dyqani, punishteje apo zyre është dikush…
Për herë të parë në rreth tre javë, 6 të arrestuar për sulmet e dhunshme dje në protestën në Tiranë do të përballen me veprën penale, “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e mbetur në tentativë. Mes të arrestuarve janë dy të mitur, dhe një shtetas i huaj. Dy të rinj, policia i kapi me bomba molotovë, me të cilat u sulmuan uniformat blu, dje gjatë protestës që u zhvendos nga Ministria e Arsimit te Kryeministria. Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një fëmijë të dytë përmes procedurës IVF. Pas katër tentativave të pasuksesshme në Shqipëri, ajo ka vendosur të provojë sërish në një klinikë në Turqi. Ajo tha se dëshira e saj dhe e partnerit për të pasur një fëmijë tjetër është shumë e madhe dhe se, për sa kohë që trupi ia mundëson, do të vijojë të përpiqet për ta realizuar këtë dëshirë. Orinda tregoi se tashmë i është drejtuar një klinike në Turqi për këtë procedurë, pasi në Shqipëri ka…
Kandidati shqiptar për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiu, ka votuar sot në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.Pas votimit, Jahiu është shprehur optimist lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, duke deklaruar shkurt: “Pres fitore sonte”.Sonte pritet të mësohet rezultati përfundimtar i garës për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në raportin për zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH, gjeti shkelje të panumërta: Kontraktimi i procedurave të prokurimit me vlera më të larta se fondet në dispozicion; angazhime mbi fondet buxhetore të miratuara; rritje e ndjeshme e stokut të borxhit tatimor e doganor; mangësi në planifikimin dhe detajimin e investimeve publike. Çelja e fondeve të investimit pa u detajuar në projekte konkrete; mangësi në mbështetjen teknike të sistemeve informatike financiare duke vijuar ekzekutimin e buxhetit nëpërmjet dorëzimit fizik të dokumentacionit pranë degëve të Thesarit; rishikim i planit buxhetor të vitit 2025 edhe pas përfundimit…
Kryeministri Edi Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit, duke vendosur para godinës së Kryeministrisë fletë me mbishkrimin “Dialog”. Ftesa e radhës është pjesë e përpjekjeve për të ulur në bisedime, përfaqësues të protestave. Më herët, Rama ka theksuar se është i gatshëm të ulet në tryezë me këdo që beson në dialog, në çdo vend e në çdo kohë, për të shkëmbyer pikëpamje edhe kur i kanë të kundërta. Të drejtën e protestës e konsideron “të pamohueshme”, ndërsa thekson se dhuna nuk justifikohet nga asnjë arsye dhe se autorët e akteve të dhunshme do të përballen me ligjin. Ftesa e…
Dalja në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 9:00 është 3,98 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas të dhënave të para, votën e tyre e kanë shfrytëzuar 646 qytetarë, që paraqet rritje prej 1,52 pikë përqindjeje krahasuar me raundin e parë, më 18 tetor, kur deri në të njëjtën orë kishin votuar 2,46 për qind e votuesve. Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë. Në zgjedhjet e sotme, 16.256 qytetarë me të drejtë vote zgjedhin mes dy…
Deputeti dhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë në rrjetet sociale poezinë “Në luftë” të poetit të ndjerë shqiptar, Dritëro Agolli, përcjell agjencia e lajmeve INA. Poezia, e cila trajton qëndresën, guximin dhe përballjen me padrejtësinë e dhimbjen njerëzore, përcjell një mesazh të fortë përballë vështirësive dhe sfidave. Në vargjet e saj, Agolli shpreh vendosmërinë për të mos u tërhequr përballë përballjeve, duke shkruar: “Në luftë” Unë s’jam nga ata që ikin nga lufta,Kur marrin në trup një gërvishtje,As nga ata që heshtin, të futur në tuta,Kur i pështyjnë me tallje e skërmitje. Unë…
