Territori i vendit sot ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, me intervale kthjellimesh. Gjatë ditës, nuk mungojnë shira me intensitet të ulët, por që mund të shfaqen në formë shtrëngatash afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në relievet malore, mbi 1100-1200 metra mbi nivelin e detit (kryesisht në veri-verilindje dhe lindje-juglindje) bie borë me intensitet të ulët. Sa i përket temperaturave, parashikohet që në Tiranë, ajo minimale të arrijë rreth 11°C në mëngjes, maksimale deri në 18°C rreth mesditës; në mbrëmje ulje në 12–14°C. Në bregdet (Durrës, Vlorë): maksimale rreth 17°C. Në…
Autor: AD
Roma vijon marshimin e saj dhe arrin të fitojë edhe ndeshjen e javës së 10 të Serie A. Në Friuli, skuadra e Gian Piero Gasperinit i rezervoi një manita Udineses të cilën e mundi më rezultatin 5-2 duke e komplikuar jo pak situatën e bardhezinjve që pësuan humbjen e 7 në këtë kampionat Roma e nisi vrullshëm ndeshjen teksa që në minutën e 10 morën avantazhin me Cristante që me një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një top të marrë nga krosimi i Ëesley, një moment ku kishte pjesën e tij të fajit edhe portieri Okoye. Roma vijoi me…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar versionin 4.0 të Diellës, me risi të reja. Në videon prezantuese, tregohen cilat janë funksionet e reja në e-Albania me inteligjencën artificiale. “Sot ramë dakord që t’ju themi të gjithëve të prezantoheni me fuqitë e reja të Diellës. Shkarkoni aplikacionin dhe e keni e’Albanian totalisht në shërbimin tuaj, me një komandë të thjeshtë, ‘Diella më bëj shërbimin’ dhe në pritje aty, duke dëgjuar muzikë, Diella punon dhe ju e keni shërbimin”, u shpreh Rama.
Veprimtari Halil Geci ka reaguar lidhur me kërkesat për dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Xhelal Sveçla, duke pretenduar se këto kërkesa janë pjesë e përpjekjeve politike për dobësimin e kryeministrit Albin Kurti. Në një reagim publik, Geci ka thënë se Gërvalla dhe Sveçla janë dy shtylla kryesore të qeverisjes së Kurtit dhe se përpjekjet për largimin e tyre kanë nisur shumë kohë para rastit tragjik të Arlinda Zekajt. Ai ka vlerësuar se rasti i Arlindës nuk duhet të përdoret për përfitime politike apo sulme ndaj Qeverisë, duke kërkuar që çdo kërkesë për dorëheqje të mbështetet në fakte, përgjegjësi…
Deputetët e PD-së dhe simpatizantët e tyre janë afruar pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodhen dhe protestuesit e tjerë. Një student ka tentuar t’i afrohet për t’i kërkuar që të largohen nga protesta. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e protestuesve i ka pritur me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Ilir Daja do të rikthehet në stol për Dinamon në javën e 13-të. Do të jetë pikërisht sfida ndaj Partizanit pas një muaji. Daja u dënua me pesë ndeshje pezullim nga Disiplina. Kështu edhe është penguar për të qenë në stol te Dinamo përballë Elbasanit, pikërisht në një sfidë historike ndaj Glenit që është i biri. E drejta për të paguar me gjobë, lind pikërisht pasi të jenë kryer tri sfida pezullim. Daja do të humbë përballjet me Vorën, Skënderbeun dhe Elbasanin. Më pas, Daja mund të paguajë dënimin. Dënimi nga Disiplina erdhi pas episodeve në derbi. Daja akuzoi për…
Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të policisë. Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë. Policia po qëndron ne gadishmëri, pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë dy makina ujëhedhëse. Ngjarja vjen në vijim të protestës ku të pranishëm kanë qenë studentë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë pasur edhe përplasje.
Një numër i madh mërgimtarësh shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë mbërritur në Bërvenicë, në prag të zgjedhjeve të nesërme për kryetar të komunës, përcjell tetova1 Në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës, në raundin e dytë përballen Arkin Jahia, kandidat i AKI-së, dhe Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE. Me këtë rast, është publikuar edhe një mesazh emocional, ku theksohet rëndësia e mbështetjes për kandidatin shqiptar dhe mobilizimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. “Amanet e kemi nga babai, vëllanë tonë shqiptar mos e japim kurrë”, thuhet në mesazhin e publikuar, krahas pamjeve nga ardhja…
Gazetari i njohur, Resul Sinani do të jetë opinionist në “Big Brother VIP Kosova 5”. Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e “Big Brother” në rrjete sociale. Në anën tjetër, Rudina Dembacaj po ashtu është prezantuar një ditë më parë, opinoniste në “Big Brother VIP Kosova 5”.
Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit. Aksidenti i parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përplasën dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Burrelit. Vetëm 500 metra më poshtë u regjistrua aksidenti i dytë, ku një automjet tip “Toyota” u përplas me një kamion që lëvizte në drejtim të…
