Autor: AD

(Analizë publicistike)Maqedonia në arkitekturën federale të Jugosllavisë Krijimi i Republikës së Maqedonisë brenda Federatës Jugosllave mbetet një nga çështjet më të debatueshme të historisë politike të Ballkanit. Përtej narrativës zyrtare të shtetformimit maqedonas, ekziston edhe një këndvështrim kritik që e interpreton këtë proces si rezultat të interesave strategjike të udhëheqjes komuniste jugosllave, të drejtuar nga Josip Broz Tito. Sipas këtij interpretimi, krijimi i Maqedonisë si republikë federale nuk ishte vetëm një akt i njohjes së identitetit maqedonas, por edhe një projekt politik që synonte të riorganizonte hapësirën ballkanike, të kufizonte ndikimin serb dhe bullgar dhe të menaxhonte çështjen shqiptare brenda…

Read More

Prokuroria e Lartë Publike në Munih konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se në Gjermani ishte zhvilluar procedurë penale kundër një të mituri, i dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd. Gjatë këtij sulmi, një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që e ruante ndërtesën, e vrau sulmuesin. Siç thuhet në përgjigjen më 30 tetor dhënë për REL-in, Gjykata e Qarkut në Munih, në qershor të vitit 2026, lëshoi fletarrestim për një shtetas 17-vjeçar të Serbisë, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe “dhënia e udhëzimeve…

Read More

Barcelona i lë pas krahëve humbjen në El Clasico dhe ndaj PSG në Champions dhe kthehet te fitoret me goleada në La Liga. Në Camp Nou, skuadra e Hansi Flick nuk pati mëshirë për Deportivo Alaves të cilin e mundi me rezultatin e tenistik 6-1. Skuadra kampione e Spanjës e zgjidhi ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë. Vetëm 8 minuta priti Barcelona për të marrë avantazhin me Raphinhan që shënoi pas një asisti të Fermin Lopez. Një gol që solli një lloj reagimi të Alaves që u përpoq që t’iu kundërpërgjigjej blaugranave. Por në minutën e 23 Barcelona shënoi…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kryenin vjedhje në biznese dhe automjete në Pogradec dhe Korçë. Në pranga kanë rënë dy 26-vjeçarë, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe automjeti që ata përdornin për të lëvizur. Sipas uniformave blu, tre personat dyshohet se janë autorë të gjashtë vjedhjeve në të dy qytetet. Njoftimi i policisë: Pogradec/Finalizohet operacioni policor “Qarku” Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen…

Read More

Agim Ismaili, i burgosuri në rastin “Alfa”, kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke pretenduar se provat dhe dëshmitë e reja mund të dëshmojnë pafajësinë e tij. Ai kritikon institucionet e Maqedonisë së Veriut për mungesën e ekspertëve që mund të verifikojnë video-ekspertizën e realizuar jashtë vendit. “Ligji ju obligon të kërkoni ndihmë juridike ndërkombëtare, e jo të lini njerëz të pafajshëm të kalben në burg për shkak të paaftësisë suaj”, shkruan Ismaili. Ai e cilëson këtë situatë si “krim institucional” dhe kërkon rigjykim të menjëhershëm, duke apeluar për mbështetjen e qytetarëve. “Zëri juaj është shpresa ime për drejtësi!”, përfundon mesazhin e…

Read More

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. Blutë bëjnë me dije se ata ishin dënuar me nga 15 vite burg secili për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe dëmtim prone. Në pranga kanë rënë një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy banues në Vushtrri. Ata pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë. Njoftimi i policisë: Morinë, Kukës Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në…

Read More

Pas disa orësh tensione dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Lëvizja vjen pas hedhjes së molotovëve dhe ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit. Protestuesit po vijojnë marshimin drejt bulevardit, ndërsa situata po ndiqet nga forcat e rendit.  

Read More

Ka përfunduar votimi i personave të sëmurë, të pafuqishëm dhe të burgosur për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga 107 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për votim, të drejtën e votës e ushtruan 104. Ndërkaq, nga nëntë persona që vuajnë dënimin me burg në institucionet ndëshkimore-përmirësuese në vend, votuan tetë. Në total, votuan 112 persona. KSHZ-ja njoftoi se procesi i votimit gjatë ditës u zhvillua pa probleme dhe se të gjithë votuesit patën mundësinë ta ushtrojnë lirshëm të drejtën…

Read More

Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë. Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në krye të marshimit të PD-së kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe të tjerë, të ndjekur nga mbështetësit e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkoheshin protestës kombëtare…

Read More

Mevlan Ademi, një nga iniciatorët e kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, i cili tha se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase. Ademi, përmes një reagimi, ka kritikuar ashpër politikanët që kundërshtojnë kërkesën për provimin në gjuhën shqipe, duke i quajtur ata “pseudo-nacionalistë” dhe duke vënë në pikëpyetje njohjen e tyre të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. “Ka ardhur koha që politikanët e kastës së vjetër, pseudo-nacionalistët, të ikin pas shokut të tyre Vuçiq!…

Read More