Kryetari i Komunës së Haraçinës nga radhët e VLEN-it, Daut Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Maksim Dimitrievskit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e akuzuar atë për nxitje të tensioneve ndëretnike për interesa partiake.Beqiri thekson se Kushtetuta dhe ligjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se ato nuk mund të përdoren për të promovuar supremaci etnike.“Nëse nuk je i gatshëm të respektosh Kushtetutën dhe ligjet e shtetit, askush nuk të detyron të qëndrosh në Qeveri! Koha e shovinizmit, e etnonacionalizmit dhe politikës përjashtuese ka kaluar”, ka deklaruar Beqiri.Ai e ka sfiduar Dimitrievskin…
Autor: AD
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për shpërthimin e fuqishëm në zonën e Plakës, në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre edhe disa shqiptarë. Autoritetet greke kanë publikuar fotografi-dëshmi nga këqyrja në vendngjarje, ku dokumentohen tubat e bakrit që u dëmtuan nga tre personat e arrestuar për ngjarjen. Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Zjarrit (DAEE), tre të dyshuarit, mes tyre edhe shqiptarë, kishin hyrë në ndërtesë dhe kishin prerë me një vegël të posaçme një pjesë të tubit të bakrit pranë matësit të gazit, me qëllim shitjen e tij për skrap dhe përfitimin…
Mbi 6 milionë euro janë duke u investuar në zhvillimin infrastrukturor të Komunës së Kërçovës përmes programeve të ndryshme qeveritare, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Gjatë vizitës në Kërçovë, së bashku me kryetarin e komunës, Aleksandar Jovanovski, ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës „Rudniçka“, projekt me vlerë rreth 30 milionë denarë. Punimet në fazën e dytë kanë nisur më 15 tetor dhe pritet të përfundojnë brenda gjashtë muajve. Nikolloski paralajmëroi vazhdimin e investimeve, duke veçuar edhe ndërtimin e autostradave Ohër–Kërçovë dhe Kërçovë–Bukojçan. Ai tha se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për realizimin e projekteve të reja…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të bashkohen në protestën studentore, duke përsëritur dhe një herë thirrjen dhe qëllimin e tyre, e cila është dorëheqja e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD pretendon se kryeministri ka si synim të shpërndajë protestën dhe hedh poshtë idenë e atyre që protestojnë me qëllim që të përmirësohet kryeministri Rama. “Ftoj çdo qytetar të këtij vendi, të gjitha forcat politike të bashkohen në mbështetje të revoltës studentore, me qëllimin e largimit të padrinos dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Shqiptarët…
Pas një përplasjeje të fortë në rrjetet sociale, Miri ka vendosur të reagojë me dy mesazhe që ngjallin kuriozitet dhe diskutim. Situata ka filluar me një dedikim të bujshëm nga maica e Brikenës për Mateo Borrin, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke i hapur rrugë ironisë së Rogert Sterkajt. Rogerti publikoi një foto me mbishkrimin “I’m private property of Seline Bollati”, që duket se ka qenë një goditje e drejtpërdrejtë për Miri-n. Ky i fundit, duke mos e lënë situatën të kalojë pa përgjigje, ka reaguar me dy InstaStory që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në…
Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një shtetas gjerman ka sulmuar me thikë dy efektivë të Policisë gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Një 27-vjeçar, me inicialet A. Q., ka njoftuar Policinë se, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës. Incidenti kishte ndodhur pranë një pike karburanti, në afërsi të pikës së kalimit kufitar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë lokalizuar…
Një vajzë 15-vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia. Policia ka nisur veprimet për gjetjen e saj. Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, rastin e ka denoncuar më 30 tetor, në orën 23:30, vëllai i saj 28-vjeçar. Ai ka raportuar se motra e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia më 29 tetor, rreth orës 18:00. Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e 15-vjeçares.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, pas një aksidenti të rëndë në autostradën A1. Aksidenti ndodhi në orët e para të së premtes, më 30 tetor, pranë zonës së Melegnano-s, në drejtim të San Giuliano Milanese. Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte së bashku me katër miq në një automjet tip Volvo, me targa zvicerane. Pasi kaluan barrierën e autostradës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen që ndan korsitë e lëvizjes. Pas përplasjes, Thomas doli nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të…
Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në zonën e “Myslym Shyrit”. Ndërkohë, protestues të tjerë kanë nisur të fshihen nëpër rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë.
(Analizë publicistike)Maqedonia në arkitekturën federale të Jugosllavisë Krijimi i Republikës së Maqedonisë brenda Federatës Jugosllave mbetet një nga çështjet më të debatueshme të historisë politike të Ballkanit. Përtej narrativës zyrtare të shtetformimit maqedonas, ekziston edhe një këndvështrim kritik që e interpreton këtë proces si rezultat të interesave strategjike të udhëheqjes komuniste jugosllave, të drejtuar nga Josip Broz Tito. Sipas këtij interpretimi, krijimi i Maqedonisë si republikë federale nuk ishte vetëm një akt i njohjes së identitetit maqedonas, por edhe një projekt politik që synonte të riorganizonte hapësirën ballkanike, të kufizonte ndikimin serb dhe bullgar dhe të menaxhonte çështjen shqiptare brenda…
