Autor: AD

Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeministrisë, policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të efektivëve dhe ndërhyrjes së policisë me autobotët me ujë, situata në zonë është shoqëruar me masa të shtuara sigurie. Efektivët kanë ndërhyrë për shoqërimin e personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë tubimit.  

Read More

Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë. Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës. “Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, ishte thirrja e përcjellë nga efektivët. Në zonë janë afruar edhe dy autobotë të tjerë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Aktualisht, në dy anët e perimetrit janë pozicionuar dy autobotë të policisë, të shoqëruar nga forca të…

Read More

Blin Memeti, student i UEJL-së, ka reaguar ndaj komenteve që lidhen me protestat e studentëve, duke i cilësuar ato si të drejta demokratike dhe të garantuara me ligj. “Është absurd komenti, sepse protestat janë e drejtë demokratike. Është një e drejtë që i mundësohet çdo qytetari dhe është e garantuar me ligj, përfshirë edhe studentët. Ky koment ishte vërtet i neveritshëm, sepse dhuna është e papranueshme, si në vendin tonë, ashtu edhe në Shqipëri. Por edhe mënyra se si kryetari i subjektit politik Janko Baçev e ka shprehur këtë mendim është e neveritshme. Askush nuk është duke folur për dhunë”,…

Read More

Katër biznese në qytetin e Fierit janë bërë pre e vjedhjeve me thyerje gjatë muajit tetor. Pas hetimeve, policia ka identifikuar dhe arrestuar Ysen Driza, 30-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka marrë shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të sistemit të kamerave të sigurisë. Njoftimi i policisë: Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje. 30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier,…

Read More

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Deklaratën e bëri sot në Koçan, ku së bashku me udhëheqësinë e partisë prezantoi rezultatet e punës dyvjeçare të ZNAM-it, në kuadër të takimeve me qytetarët. Duke komentuar kërkesat dhe debatet e fundit lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Dimitrievski tha se qëndrimi i partisë është i qartë dhe nuk do të ndryshojë. “Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në përputhje…

Read More

“Sheshi nuk është monopol i askujt. Çdo frymë përçarjeje me pjesën më të madhe të opozitës do të ndihmonte qeverinë e Ramës”. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, pas përplasjes mes protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës tek Ministria e Arsimit. Sipas Bardhit, PD nuk synon të marrë zërin e studentëve, por është në mbështetje të tyre, ndërsa theksoi se ka disa parti të vogla që janë më shumë kundër opozitës sesa qeverisë. “Sheshi nuk është monopol i askujt. Nuk ka nevojë për leje. Çdo frymë përçarje me pjesën më të madhe të opozitës do të ndihmonte…

Read More

Një moment i pazakontë është regjistruar këtë mëngjes, ku Bejta ka tërhequr vëmendjen me një veprim të veçantë. Banori është parë duke hyrë në dush me syze, ndërsa më pas i ka hequr ato për pak çaste, transmeton lajmi.net. Megjithatë, duket se nuk ka dashur të qëndrojë gjatë pa to, pasi është fshehur për t’i vendosur përsëri. Veprimi i tij ka sjellë një moment interesant brenda shtëpisë.

Read More

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat, sipas tij, sollën ndryshime të rëndësishme në skenën politike të vendit fqinj, si dhe për rezultatin e arritur nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kurti ka theksuar se Koalicioni Shqiptar ka arritur të marrë 27.670 vota, duke siguruar dy mandate parlamentare dhe duke shënuar rezultatin më të lartë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000. “Të dielën që lamë pas,…

Read More

Pas djegies së koshave të mbeturinave, situata pranë Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe gurë në drejtim të godinës së institucionit. Veprimet vijnë në vijim të tensioneve të krijuara gjatë protestës, ndërsa më herët në zonë janë djegur edhe kosha mbeturinash. Hedhja e mjeteve piroteknike dhe e gurëve ka shtuar përplasjet në këtë pjesë të kryeqytetit. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata dhe nëse do të ketë reagim nga ana e Policisë së Shtetit.

Read More

Menduh Thaçi në “Dialog te Lajm” ka folur edhe për fitoren e Listës Studentore në Serbi. “Këta janë pasardhësit e idesë liberale të serbëve pas kohës së Rankoviqit. Pak shqiptarë e dinë se elita intelektuale serbe Rankoviqin ka desht ta rrezojë, për shkak se Rankoviqi ka qenë komunist projugosllav, jo nacionalist serb. E unë mendoj se këta lista e studentëve që e quajnë janë nacionalistë serb, kuptohet liberal me premisa të majtës ballkanike, jo të majtës Evropiane. Evropiane dhe do të jenë shumë të papërshtatshëm për ne shqiptarët. Dhe e treta, pse është prapë keq për…

Read More