Autor: AD

I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. Përveç familjes, karrierës dhe jetës së tij, Fero u ndal edhe te një tjetër detaj, i “ngacmuar” nga Luiz Ejlli. A do të futej Fero në “Big Brother”? “Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj. Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, tha ai me…

Read More

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve të përhershëm deri më 31 dhjetor 2027. Kjo parashihet me propozim-ligjin e ri, të dorëzuar nga një grup deputetësh me procedurë të shkurtuar. Transformimi do të bëhet në dy faza. Deri në 50 për qind e personave të angazhuar do të punësohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër deri në fund të vitit 2027. Institucionet do të kenë 90 ditë kohë për përgatitjen e kontratave dhe vendimeve të punësimit. Ligji përfshin personat që punojnë me kontrata në vepër, kontrata autoriale, kontrata me…

Read More

Publikimi i audio-incizimit ku Arlinda Zekaj dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga një zyrtar policor, para se të vritej tragjikisht, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Mes personazheve që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet. Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka shprehur tronditjen nga ajo që dëgjoi, duke kritikuar mënyrën se si, sipas incizimit, është trajtuar kërkesa e viktimës për mbrojtje. Në reagimin e saj të parë, Vesa nuk i kurseu kritikat ndaj institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te një zyrtare e…

Read More

Juventus ka marrë një vendimin: Për momentin, do të vazhdojë me Luciano Spalletti në krye. Klubi ka zgjedhur t’i ruajë besimin ndaj tij, ndonëse kjo mbështetje varet nga rezultatet e ardhshme. Ky ishte thelbi i mesazhit që përcolli dje Carnevali në qendrën stërvitore Continassa, pak para se të merrej vendimi për të urdhëruar grumbullimin e ekipit në prag të ndeshjes kundër Napoli: “Presim një reagim nga ana juaj.” Brenda skuadrës mbretëron një ndjesi pakënaqësie lidhur me metodat stërvitore të Spalletti, një qëndrim që mund të përmblidhet si: “shumë fjalë, por shumë pak stërvitje reale.”Pra, trajneri shihet sikur përqendrohet tepër te…

Read More

Teksa po afrohet edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania”, kanë nisur të qarkullojnë emrat e personazheve që mund të bëhen pjesë e spektaklit. Disa prej tyre janë përmendur nga burime mediatike, ndërsa të tjerë janë propozuar publikisht nga figura të njohura të televizionit. Një nga emrat e parë të zbuluar ishte Negisa Dido, fituesja e edicionit të shtatë të “She’s On Top”. Më 16 gusht, Loki Magazine raportoi ekskluzivisht se Negisa pritet të jetë një prej konkurrenteve të BBVA 6. Pas fitores në formatin e Top Channel, ajo siguroi edhe një kontratë televizive me emisionin “E Diell”.Një tjetër…

Read More

Carlo Ancelotti shpjegoi gjithashtu arsyet pse Raphinha vazhdon të jetë pjesë e kombëtares. Sipas tij, Brazili ka nisur një proces rinovimi të skuadrës pas rezultateve zhgënjyese në Kupën e Botës, por synon të ruajë edhe një grup lojtarësh me përvojë. “Kemi nisur një projekt rinovimi dhe tani është momenti i duhur për ta zbatuar. Në shtator filluam të vlerësojmë një grup futbollistësh të rinj dhe po vazhdojmë të njëjtin proces me lojtarë që mund të përfaqësojnë të ardhmen e kombëtares”, deklaroi italiani. Ai bëri të ditur se lista është ndërtuar duke kombinuar lojtarë të rinj me futbollistë me përvojë ndërkombëtare.…

Read More

Spitali i syve “European Eye Hospital” në Shkup ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara në disa portale, duke i cilësuar si të pavërteta pretendimet që lidhen me veprimtarinë e institucionit shëndetësor. Përmes një komunikate, drejtuesit e spitalit theksojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e çdo dyshimi. “Institucioni ynë nuk ka dëmtuar asnjë pacient, as në aspektin shëndetësor, as në atë moral apo financiar”, thuhet në reagim. Nga spitali deklarojnë se prej më shumë se një viti funksionojnë pa mbështetjen e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, por, sipas tyre, kanë arritur të ruajnë cilësinë e…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka hedhur poshtë akuzat për gjendjen e rëndë të konviktit studentor “Stiv Naumov” në Shkup, duke deklaruar se objekti i rikonstruktuar është në gjendje të mirë. Pas inspektimit të konviktit, Janevska mohoi pretendimet e LSDM-së se aty shemben mure, pikojnë çatitë dhe ka probleme serioze infrastrukturore. “Nuk është e vërtetë se shemben muret apo se pikojnë çatitë. Konvikti është nën garanci dhe çdo defekt eventual do të riparohet nga kompania përgjegjëse”, deklaroi ministrja. Ajo theksoi se objekti është rikonstruktuar nga një kompani austriake në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe se përfaqësuesit evropianë e…

Read More

Një shtetas turk, në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Maqedoninë e Veriut u arrestua në Morinë, në përpjekje për të hyrë në Shqipëri. Në bashkëpunim me Interpol Tiranën, Policia Kufitare mundësoi identifikimin dhe kapjen e 31-vjeçarit me inicialet B.K., banues në Turqi. Gjatë verifikimeve rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar vendim para tri ditëve, nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Pas konfirmimit të të dhënave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës kryen procedurat për arrestimin, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët maqedonas,…

Read More

U kap me një armë zjarri që dyshohet se do ta trafikonte, një 41-vjeçar u arrestua në zonën e Marikajt në Tiranë. Në momentin e ndalimit, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë ndërhyrjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë. Arrestimi i shtetasit me banim në Vorë, u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Përfshirja”. Në pranga përfundoi shtetasi E.A. (M.), 41 vjeç, banues në Vorë, i cili u ndalua teksa drejtonte automjetin në Marikaj, pavarësisht masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Gjatë kontrollit fizik, efektivët i…

Read More