Autor: AD

Një i dënuar që po vuan dënimin në burgun e Ohrit ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm, duke dëshmuar se mundësitë për arsimim dhe një fillim të ri nuk njohin kufij. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila e vlerëson këtë arritje si një hap të rëndësishëm në procesin e risocializimit dhe përgatitjes së të dënuarve për riintegrim në shoqëri. Procesi arsimor është realizuar falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional „Vanço Pitosheski“ nga Ohri. Nga Drejtoria…

Read More

Akademia e Shkencave e Shqipërisë zhvilloi një ceremoni solemne në nderim të akademikut Luan Omari, i ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare. Në të morën pjesë akademikë, kolegë, studiues dhe ish-bashkëpunëtorë, të cilët vlerësuan figurën e një prej personaliteteve më të rëndësishme të jurisprudencës shqiptare. Humbja e Luan Omarit u cilësua si një goditje e madhe për shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, nisur nga kontributi i jashtëzakonshëm që dha në dekada. Luan Omari ishte anëtar themelues i Akademisë së Shkencave, ku ka mbajtur edhe detyrat e Sekretarit Shkencor e të zëvendëskryetarit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e…

Read More

Arbitrat e La Ligës do të fillojnë zyrtarisht të flasin me median pas ndeshjeve. Ky ndryshim mësohet se do ë fillojë të zbatohet këtë fundjavë. Iniciativa, e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve, më në fund do të zbatohet, duke u dhënë gjyqtarëve një mundësi për të shpjeguar publikisht vendimet e tyre. Ky është konsideruar si një hap i madh drejt transparencës më të madhe në futbollin spanjoll. Iniciativa synon t’i japë fund spekulimeve, të ulë tensionet dhe t’i ofrojë publikut një pasqyrë më të qartë mbi dinamikën e vendimmarrjes në fushën e blertë.Më parë, komunikimi i gjyqtarëve pas ndeshjeve…

Read More

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, diplomati e publicisti Bashkim Zeleni, është ndarë ditën e sotme nga jeta. Përmes një reagimi në rrjetete sociale, kryeparlamentari Niko Peleshi ka shkruar se Zeneli i kushtoi jetën shërbimit publik. Reagimi i Peleshit: I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, diplomat dhe publicist, intelektual i radhëve të hershme në Partinë Socialiste, i cili i kushtoi një jetë të gjatë shërbimit publik. Me kontributin politik, veprimtarinë parlamentare dhe në detyrën e ambasadorit në Gjermani e Greqi, Bashkim Zeneli dha një kontribut të çmuar për vendin dhe për forcimin…

Read More

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, nuk i mohon rastet e nepotizmit në këtë institucion, por pretendon se ato janë dukshëm më të pakta se gjatë qeverisjes së BDI-së. Në një intervistë për Alsat-M, Dauti i cilësoi punësimet familjare si raste të izoluara, duke u kundërpërgjigjur akuzave për nepotizëm. “Ata që na akuzojnë, mos të mendojnë se kanë vepruar më mirë. Jemi shumë më mirë se ata të tjerët sa i përket këtij aspekti”, deklaroi Dauti. Ai theksoi se Ligji për përfaqësimin parasheh meritokracinë, ndërsa mbrojti punësimet dhe avancimet e realizuara gjatë kësaj periudhe. Sipas tij, në Doganë janë realizuar mbi…

Read More

‘Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur mbrëmjen e sotme duke sjellë surpriza të mëdha, ku gjashtë banorët e parë janë tashmë zyrtarisht në shtëpinë më të famshme në vend, të ndarë në dy momente hyrjeje. Tre banorët e parë u futën në shtëpi 24 orë para nisjes zyrtare të spektaklit përmes një sfide të Vëllait të Madh, duke përfshirë Arlinda Morinën (Liki), reperin Nicci dhe Antoneta Koçin. Ndërkohë, mbrëmja e sotme Prime solli hyrjen e banorëve të tjerë të parë drejtpërdrejt në skenë, ku këngëtari Bejta u bë pjesë e shtëpisë i shoqëruar nga një…

Read More

Në përgjigjen dërguar drejtuesve të dy komisioneve parlamentare, Bledi Çuçit të Komisionit të Sigurisë dhe Fatmir Xhafës të Komisionit për Mbikqyrjen Institucionale, burime për Report TV bëjnë të ditur se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, është shprehur se ka urdhëruar inspektim për rastin e transferimit të papritur të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, dy ditë më parë. Përgjigja e Gogut vjen pasi dje Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi i janë drejtuar zyrtarisht me një shkresë ministrit Gogu duke kërkuar informacion për procedurën e ndjekur në lidhje me transferimin e Veliajt drejt Fierit. Ministri…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes pranë Spitalit të Qytetit në Shkup, ku janë përplasur një taksi dhe një motoçikletë e drejtuar nga një dërgues i kompanisë “Wolt”. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e bulevardit “11 Tetori” me rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë”. Sipas informacioneve fillestare, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda. Ky është aksidenti i dytë i sotëm në Shkup, ku lëndohet një motoçiklist. Aksidenti i parë ndodhi në kryqëzimin e rrugëve “Orce Nikollov” dhe “Franklin Ruzvelt”, ku u përplasën një veturë dhe një motoçikletë. Deri më tani nuk janë bërë të ditura…

Read More

Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me inicialet N. K., banues në Pukë, ndaj të cilit Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e 31 gushtit 2021, kur shtetasit A. K. iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit. Identifikimi i tij u bë pas hetimeve të thelluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda,…

Read More

Sinoptikani Elvi Jahaj nga Shërbimi Meteologjik Ushtarak ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin informativ të lajmeve të orës 12:00 në Top Channel, ku bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe javën që vjen. Sipas Jahaj, të shtunën dhe të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me vranësira mesatare dhe hera-herës edhe të dendura. “Por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet kryesisht të ulët, por në periudha afatshkurtra dhe lokalisht reshjet hera herës do të…

Read More