Autor: AD

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon për të tretën ditë me radhë protestë para objektit të Qeverisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Protesta po mbahet në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po mbajnë konferencë të përbashkët për media. Gjatë protestës, pjesëmarrëset kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, ndërsa kanë tentuar të hyjnë brenda për të përcjellë konferencën e ministrave. Ata kanë brohoritur “Dorëheqje!”, “Dilni jashtë!” dhe “Duam të hyjmë brenda!”, duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e…

Read More

Shpresa për rihapjen e Lotarisë Amerikane (Green Card) për vitin 2027 është pezulluar sërish. Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në SHBA ka bllokuar përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte urdhëruar administratën amerikane të rihapte regjistrimet për programin e vizave të diversitetit. Vendimi i marrë më 29 tetor i jep mundësi administratës Trump ta mbajë të pezulluar programin, ndërsa vijon shqyrtimi i ankimit të saj. LEXO EDHE: Nga Arbër Abazi, Paqsor Buzi e Ram Geci, kush janë 31 biznesmenët e pandehur nga SPAK bashkë me Belinda Ballukun dhe kompanitë nën akuzë për pastrim parash…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka realizuar sot një vizitë pune në Komunën e Butelit, ku është takuar me kryetarin e saj, Darko Kostovski. Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit institucional, projektet që po realizohen në komunë dhe prioritetet për periudhën e ardhshme. Gashi ka theksuar rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucioneve për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve. Më pas, së bashku me deputeten Karolina Naskovska, ai ka vizituar Zyrën e Deputetëve për Kontakt me Qytetarët në Butel, duke inkurajuar shfrytëzimin e saj për komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit në Kuvend. Kryeparlamentari ka…

Read More

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të prezantojë Pakon e Zgjerimit 2026 më 4 nëntor, u njoftua nga Parlamenti Evropian. Paketa përfshin raporte nga Komisioni Evropian mbi dhjetë vende kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Pasi Komisioni të ketë vlerësuar progresin e secilit prej këtyre vendeve në zbatimin e reformave që lidhen me BE-në, Raportuesit e Përhershëm të Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) do të përgatisin projektrezoluta për secilin vend individualisht. Këto rezoluta do të përcaktojnë pikëpamjet dhe rekomandimet e Parlamentit Evropian në lidhje me rrugën e këtyre vendeve drejt anëtarësimit në BE. Më 5 nëntor,…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten, më 30 tetor, në cilësinë e të pandehurit dhe dyshohet për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Nga Prokuroria Speciale thanë për Radion Evropa e Lirë se intervistimi i të parit të kryeqytetit të Kosovës u bë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”. “Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thanë nga Prokuroria Speciale. Rama u paraqit para Prokurorisë Speciale për intervistim rreth orës 13:30.…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat ku zhvillohen demonstratat në kryeqytet, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën. Në njoftimin e saj, ambasada thekson se protestat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve qeveritare vijojnë, ndërsa disa prej tyre kanë përfunduar në përplasje të dhunshme, me përdorim të mjeteve ndezëse, hedhje gurësh dhe dëmtim të pronës. Sipas paralajmërimit, demonstrata të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Ato mund…

Read More

Gratë sipërmarrëse duhet të jenë në zemër të zhvillimit ekonomik të Ballkanit, ndërsa mbështetja e tyre duhet të përkthehet në investime konkrete, biznese të fuqishme dhe vende të reja pune. Ky ishte mesazhi i ministrit të Ekonomisë dhe Punës të Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, në Konferencën Rajonale “SHE RISES REGIONAL 2026”, të mbajtur në Prishtinë. Në praninë e ministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve ekonomike të rajonit, Durmishi theksoi se fuqizimi i grave nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të barazisë gjinore, por si një domosdoshmëri ekonomike për rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së rajonit. Nga deklaratat te mbështetja financiare!…

Read More

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”. I pyetur nëse do të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar, avokati i Ramësn, Artan Qerkini, tha se “statusin do ta kuptojmë intervistimit”.Sipas raportimeve, ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”. Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej…

Read More

Policia e Shtetit ka identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit, kështu raportoi kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ai deklaroi se materialet për personat e identifikuar i janë referuar Prokurorisë. Sipas tij, personat e dyshuar janë identifikuar pavarësisht përpjekjeve për të fshehur identitetin, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve të dhunës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. “Janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, pavarësisht se janë munduar të fshehin identitetin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë”, deklaroi Hita.Gjatë…

Read More

Xhudisti Akil Gjakova ka shënuar fitore në duelin e parë të repesazhit në Grand Slamin e Abu Dhabit, në kategorinë deri në 73 kilogramë. Gjakova u përball me francezin Joan-Benjamin Gaba, ndaj të cilit triumfoi, duke siguruar kështu kualifikimin në përballjen e fundit për medaljen e bronztë. Pas kësaj fitoreje, xhudisti kosovar do të ketë mundësinë të luftojë për një vend në podiumin e këtij turneu prestigjioz ndërkombëtar. Në duelin për medaljen e bronztë, Akil Gjakova do të përballet me rusin Karen Galstian. Kujtojmë se Gjakova e nisi garën me pushim në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë…

Read More