Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim.
Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”.
I pyetur nëse do të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar, avokati i Ramësn, Artan Qerkini, tha se “statusin do ta kuptojmë intervistimit”.Sipas raportimeve, ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.
Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.

