Autor: AD

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmned Hoxha ka dhënë dorëheqje, pas rastit tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj. Kryeministri Kurti ka njoftuar se pranoi nga Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ai këtë njoftim e ka publikuar edhe në rrjetet sociale. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,…

Read More

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndër të tjera, në emisionin e Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka folur edhe për nevojën e arritjes së marrëveshjes mes partive shqiptare për miratimin e dokumentit për “autonomi të plotë politike dhe territoriale”. “Po, kur do të ulet ai të bisedojë me këta të VLEN-it, do ta frikësojë VLEN-in me fjalët se ‘hazër është BDI-ja’. Kur do të ulet me BDI-në të flasë, do ta frikësojë BDI-në, gjë të cilën ai ka provuar ta bëjë me mua para dy vjetësh e gjysmë, kur isha negociator. Unë s’e kam pranuar këtë lojë. Ku e pata…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit ditën e stome në GJKKO pa avokat pasi kishte seancën paraprake të dosjes së SASPAK. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, është shtyrë sërish gjyqi i ish-ministrit. I pyetur  para se të hynte në GJKKO nga gazetarja Hoxha nëse është me avokat apo jo, ish-ministri i Shëndetësisë u shpreh se “avokati ishte dje”. Hoxha e pyet nëse mungesa e avokatit ka lidhje me bojkotin, Beqaj thotë se nuk e di. “Kanë patur një mbledhje, nuk e di çfarë ka ndodhur”. Beqaj akuzohet se ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që…

Read More

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se nuk pendohet për afrimitetin me presidentin amerikan Donald Trump në fillim të mandatit të tij të dytë, duke theksuar se qëndrimi i saj synonte mbrojtjen e interesave kombëtare të Italisë. “Nuk pendohem për afërsinë time me Presidentin Trump në fillim të mandatit të tij të dytë. Unë mbrojta interesat tona kombëtare. Ishte një qëndrim që ishte veçanërisht i dobishëm dhe i vlerësuar nga shumë vende evropiane”, tha Meloni. Meloni shtoi se qëndrimi i saj “kontribuoi në mbajtjen hapur të dialogut euroatlantik, edhe në fazat kur mungonte më shumë mirëkuptimi, si dhe në rikthimin e…

Read More

Një 19-vjeçar është arrestuar dhe pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës për incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. I riu nga Dibra dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pesë personat e tjerë akuzohen për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Për rastin, policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme…

Read More

Komisioni Evropian pritet të miratojë dhe publikojë më 4 nëntor raportet vjetore të progresit për vendet kandidate, si dhe Pakon e Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kriza e vazhdueshme politike, vështirësitë në funksionimin e institucioneve dhe mungesa e përparimit në dialogun me Serbinë pritet të jenë ndër çështjet kryesore të evidentuara në Raportin e Progresit për Kosovën. Sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, të cilat kanë pasur qasje në projekt-dokumentin e raportit, Komisioni Evropian vlerëson se përplasjet politike dhe mungesa e një legjislativi funksional kanë penguar punën e qeverisë. Shqetësime të veçanta pritet të ngrihen edhe për ndikimin e politikës dhe…

Read More

Gjatë konferencës për shtyp në selinë e Federatës Braziliane të Futbollit, Carlo Ancelotti u pyet për kritikat e Laportës dhe vendimin për ta grumbulluar sërish Raphinhan. Fillimisht, trajneri italian theksoi se marrëdhëniet mes federatës braziliane dhe klubeve janë të mira. “Ne mbajmë marrëdhënie të mira me klubet braziliane dhe evropiane. Shkëmbejmë informacione me to për gjendjen e futbollistëve dhe, në përgjithësi, bashkëpunimi është pozitiv”, deklaroi Ancelotti. Megjithatë, ai sqaroi se nuk kishte marrë asnjë kërkesë të veçantë nga Barcelona apo nga ndonjë klub tjetër lidhur me grumbullimin e nëntorit. “Nuk kemi kërkesa të veçanta dhe as nuk kemi nevojë për…

Read More

Konvikti studentor “Stiv Naumov” në Shkup është sërish në qendër të kritikave, pas ankesave të shumta të studentëve për kushtet e papërshtatshme të jetesës, pavarësisht rikonstruksionit të objektit. Sipas iniciativës “Rezistenca Studentore”, studentët përballen me lagështi, myk, mungesë ngrohjeje dhe uji të ngrohtë, ndërsa në disa dhoma raportohet për rrjedhje nga tavanet dhe përmbytje. Shqetësimet janë shtuar edhe pas zjarrit që shpërtheu në njërën prej barakave, ku u përfshi nga flakët një bojler. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar. Platforma “Studentaria” ka publikuar pamje të reja që tregojnë rrjedhje uji, dhoma të përmbytura dhe radiatorë që, në vend të ngrohjes, prodhojnë…

Read More

Një aksident rrugor u regjistrua herët në mëngjes, rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në Fier. U përplasën dy automjete, një “Audi”, me drejtues shtetasin G.Ç. e një “Benz”, me shofer personin me iniciale A.S. Nga përplasja mbeti i lënduar pasagjeri që udhëtonte në mjetin “Audi”. Ai u dërgua drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve.

Read More

Vrasja e Arlinda Zekajt e ka tronditur Kosovën. Një grua që kishte trokitur në dyert e drejtësisë dhe kishte kërkuar mbrojtje, përfundoi viktimë e asaj prej së cilës kishte frikë. Para një tragjedie të tillë, zemërimi është i kuptueshëm dhe kërkesa për përgjegjësi është plotësisht legjitime. Pyetja është vetëm një: përgjegjësi e kujt? Në ditët e fundit, një pjesë e opozitës dhe e komentatorëve kanë gjetur përgjigjen më të lehtë: ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Kërkohet dorëheqja e saj sikur ajo të kishte firmosur vendimet e prokurorëve, sikur të kishte gjykuar dosjet në gjykatë apo të kishte komanduar patrullat e…

Read More