Autor: AD

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me tensione në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët demokratë protestuan që në fillim të punimeve, duke goditur tavolinat dhe bllokuar foltoren, ndërsa kanë në duar pankarta me mbishkrimin “Me studentët”. Kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nisi të lexojë procesverbalin e seancës së kaluar, deputetët demokratë filluan të godisnin tavolinat në shenjë proteste. Më pas, ata u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren. Në rendin e ditës së kësaj seance janë përfshirë një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë, financat, klimën e biznesit dhe mbrojtjen e konsumatorit. Deputetët pritet të shqyrtojnë projektligjin “Për Bankën…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, gjatë vizitës në Dublin, ka kërkuar që procesi i integrimit evropian të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në takimin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit irlandez, Barry Ward, u diskutua për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, zbatimin e reformave dhe rolin e Irlandës në procesin e zgjerimit të BE-së. “Zgjerimi duhet të mbetet proces i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita. Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete edhe para anëtarësimit”, theksoi Sali. Ai përmendi pagesat…

Read More

Një grup kriminal i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike u godit nga Policia e Shkodrës, pas një hetimi katërmujor të zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë. Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Polinomi”, u sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis, dy mina të dyshuara antitank, shtatë telefona celularë dhe gjashtë automjete. Në përfundim të operacionit u arrestuan katër persona: A.S., 38 vjeç, E.R., 25 vjeç dhe dy vëllezërit B.K., 56 vjeç dhe N.K., 52 vjeç. Ata dyshohen për vepra penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe, në…

Read More

Sërish tensione në seancën plenare në Kuvend ku që në nisje të punimeve, opozita bllokoi foltoren. Kryetari demokrat, Sali Berisha, mori fjalën për procedurë, por në vend të kësaj u ndal te dhuna e ushtruar ndaj protestuesve, duke akuzuar mazhorancën për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës. Berisha iu drejtua deputetëve të Partisë Socialiste, duke iu thënë se janë ata që “meritojnë gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës”. Tirana ka përjetuar një dhunë barbare, ku në rrugët e saj janë thyer kocka e çarë kafka. Dhe mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve. Këta parlamentarë që…

Read More

Një skandal i dyshuar financiar në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut ka çuar në arrestimin e tetë personave dhe ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 11 individëve dhe një institucioni privat shëndetësor në Shkup. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, dyshohet se 3.000 deri në 4.000 pacientë kanë paguar për operacione të syve, ndërkohë që të njëjtat shërbime janë faturuar edhe në Fondin e Sigurimit Shëndetësor (FSSH). Hetimet përfshijnë ish-drejtues dhe drejtues aktualë të Fondit, si dhe përfaqësues të institucionit privat shëndetësor. Sipas kallëzimit penal, në vitin 2020 është lidhur një kontratë në kundërshtim me procedurat e përcaktuara, ndërsa përmes faturave…

Read More

Pas tensioneve në seancën plenare të 29 tetorit, deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesën për masa disiplinore ndaj Sali Berishës dhe gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës. Pas kaosit të krijuar në seancën e sotme plenare në Kuvend, është kërkuar përjashtimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për 10 ditë, si dhe i gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës për 60 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare. Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pretendohet se deputetët e PD-së penguan…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon, falë uljes së akcizave dhe TVSH-së, ndërsa për mundësinë e shtrenjtimit të energjisë elektrike tha se vendimi do të bëhet i ditur në dhjetor. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Mickoski tha se një litër naftë kushton 99 denarë në Maqedoninë e Veriut, kundrejt 124 denarëve në Serbi, 129 në Greqi dhe 145 në Shqipëri. Sipas të dhënave që prezantoi, benzina Eurosuper 95 kushton 91 denarë për litër në vend, ndërsa në Shqipëri 117 dhe në Greqi 131 denarë. Kryeministri theksoi…

Read More

Pas denoncimit të emisionit investigativ “Fiks Fare” për administrimin e konvikteve pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prokuroria ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për administrimin e konvikteve pranë Universitetit Bujqësor, pas transmetimit të pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, që ngritën pikëpyetje mbi mënyrën e përdorimit të këtyre godinave. Në një përgjigje zyrtare për mediat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr. 7818 të vitit 2016, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,…

Read More

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me pesë kërkesa për Paketën Fiskale 2027. Në mesin e tyre është përjashtimi i autobusëve nga taksa e qarkullimit, heqja ose rimbursimi i akcizës së naftës dhe ulja e TVSH-së në 6%. Në shkresën e datës 29 tetor, të firmosur nga kryetari Kostandin Foni, shoqata argumenton se transporti publik po përballet me kosto të konsiderueshme për karburantin, pagat, mirëmbajtjen, siguracionet dhe detyrimet fiskale, ndërsa çmimi i biletave nuk mund të ndryshohet lirshëm nga operatorët. “Ky sektor nuk mund të trajtohet në mënyrë të njëjtë me veprimtaritë e zakonshme tregtare…

Read More

VLEN ka dorëzuar propozimin ligjor që parasheh kalimin në marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, për personat që i plotësojnë kushtet ligjore në institucionet publike të përfshira nga kjo zgjidhje. Deputeti Zeqirja Tahiri deklaroi se propozimi përfshin kategori të ndryshme të angazhimit, kontrata me afat të caktuar, kontrata në vepër, kontrata autoriale, angazhime përmes agjencive dhe forma të tjera të kontratave për kryerjen e punës. “Pas hyrjes në fuqi të ligjit, institucionet do të kenë afat prej 90 ditësh për ligjin e kontratave përkatëse ose nxjerrjen e vendimeve për punësim. Gjithashtu parashihet mbrojtja nga ndërprerja e kontratave gjatë zhvillimit të…

Read More