Autor: AD

Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit është shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve. Pas shtyrjes për datën 5 nëntor, Kryemadhi ka reaguar për mediat në lidhje me situatën e krijuar, duke pretenduar se procesi po i cenon të drejtën për t’u mbrojtur. “Mendoja se Gjykatat e mbanin fjalën, po nuk mban më fjalë  njeri. Ne në seancën e kaluar na u njoftua se do të vazhdojmë mbrojtjen pa avokatë. Duke patur parasysh që jemi në fazën e parashtrimeve, unë aktualisht në çështjen që po flas, nuk ka nevojë as për avokat që të flasë apo të ndërhyjë. Unë jam në…

Read More

28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli, që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi syrin. “Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit. Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, ndërkohë rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim. 28-vjeçari u plagos në syrin e majtë, pasi u godit nga një objekt që…

Read More

Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës ka pranuar pajisje mjekësore në vlerë prej 100.000 eurosh, donacion ky nga Ambasada e Austrisë, i realizuar përmes shoqatës “Vitezat Templarë”, raporton tvfesta.mk Donacioni përfshin krevate hidraulike spitalore dhe pajisje të tjera me qëllim përmirësimin e kushteve për mjekimin dhe kujdesin ndaj pacientëve. Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, theksoi se ky donacion nuk është vetëm ndihmë materiale, por edhe një shembull se si bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal, i mbështetur nga shoqatat joqeveritare dhe ambasadat, mund të kontribuojë në avancimin e mbrojtjes shëndetësore për qytetarët e Kumanovës dhe të gjithë Rajonit Verilindor. Sipas…

Read More

Holanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2027, pasi transmetuesi publik NPO ka vendosur të tërhiqet për shkak të polemikave që lidhen me pjesëmarrjen e Izraelit. Ky vendim vjen pasi muajin e kaluar ishte paralajmëruar se Holanda do të rikthehej në garë në vitin 2027. Drejtori i medias në NPO, Jurre Bosman, ka deklaruar se pjesëmarrja e Izraelit shkakton reagime të ndryshme në shoqërinë holandeze, duke nxitur debate dhe përçarje. Ndërkaq, kryetarja e NPO-së, Jet de Ranitz, ka bërë të ditur se, pas diskutimeve me transmetuesit, fillimisht ishte krijuar përshtypja se ekzistonte mbështetje e mjaftueshme…

Read More

Më shumë se gjysma e pilotëve të anketuar kanë deklaruar se kanë kryer fluturime edhe kur ishin të lodhur, ndërsa mbi 76% kanë përjetuar të paktën një episod gjumi të pavullnetshëm gjatë fluturimit në katër javët e fundit. Sipas një sondazhi të Shoqatës Evropiane të Pilotëve (ECA), frika nga pasojat në karrierë dhe mungesa e besimit te sistemet e raportimit i pengojnë pilotët të deklarojnë se nuk janë në gjendje të fluturojnë për shkak të lodhjes. Studimi, i realizuar nga kompania Baines Simmons, përfshiu 7,200 pilotë në 32 vende. Rreth 47% e të anketuarve thanë se shqetësoheshin për reagimin e…

Read More

Janë suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila më 25 tetor u vra në Vitomiricë të Pejës. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi të Policisë së Kosovës, për shkak të për shkeljet dhe procedurat disiplinore, si dhe bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). “Bazuar në rekomandimin e IPK-së, menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka suspenduar: U.D/drejtorin Rajonal në DRP-Pejë, Shefin e Hetimeve Rajonale DRP – Pejë, Komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Z.V/komandantin e Stacionit Policor – Pejë, Shefin e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor –Pejë, U.D/Shefin e…

Read More

Shqipëria do të shpenzojë mbi 10 miliardë euro gjatë vitit 2027, në buxhetin më të madh të parashikuar deri më tani i cili tashmë ka kaluar në Kuvend. Projektbuxheti i prezantuar nga ministri i Financave, Petrit Malaj në konferencën e kryetarëve parashikon rritje të të ardhurave më shumë investime publike dhe financim shtesë për pensionet, arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë. Projektbuxheti parashikon arritjen e të ardhurave buxhetore në 907.9 miliardë lekë, ose rreth 9.4 miliardë euro ndërsa shpenzimet e përgjithshme do të kalojnë 976 miliardë lekë ose mbi 10 miliardë euro. Diferenca mes tyre do të mbulohet përmes financimit të deficitit…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ka vlerësuar përpjekjet e vendit për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit, duke paralajmëruar mbështetje të mëtejshme nga BE-ja. Gjatë prezantimit të rezultateve të projektit për zbatimin e direktivave evropiane për cilësinë e ajrit, Rokas theksoi se përmirësimet kërkojnë bashkëpunim ndërinstitucional dhe investime afatgjata. Sipas tij, masat që po ndërmerren mund të sjellin ndryshime të ndjeshme në cilësinë e ajrit gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Ai nënvizoi nevojën për koordinim mes ministrive të Mjedisit, Transportit dhe Bujqësisë, si dhe për investime në menaxhimin e mbetjeve dhe impiantet…

Read More

Fitorja e Listës Studentore në Serbi pritet të sjellë ndryshime në skenën politike të vendit, por mbetet për t’u parë se sa do të ndikojë ajo në orientimin e politikës së jashtme të Beogradit. Lëvizja, e cila u formua në kontekstin e protestave studentore dhe pakënaqësisë ndaj pushtetit, përballet tashmë me sfidën e kalimit nga mobilizimi qytetar në përgjegjësinë për drejtimin e institucioneve. Në politikën e jashtme, Lista Studentore shpreh mbështetje për rrugën evropiane të Serbisë, por kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ky qëndrim tregon se afrimi me Bashkimin Evropian nuk nënkupton domosdoshmërisht një shkëputje nga politika tradicionale e…

Read More

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë për Deutsche Welle (DW), ka folur për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, bashkimin e partive shqiptare dhe zhvillimet e reja politike në Serbi pas fitores së Listës Studentore. Kamberi ka vlerësuar se dy mandatet e fituara nga Koalicioni Shqiptar përbëjnë një rezultat të rëndësishëm për vazhdimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve, ndonëse ka pranuar se ekzistonte potencial edhe për mandatin e tretë. Duke komentuar mundësinë e bashkëpunimit me forcat e reja politike dhe përfshirjen eventuale të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme të Serbisë, Kamberi ka theksuar se prioritet nuk janë…

Read More