Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

SPAK kërkoi të mos gjykohej pa avokat, Kryemadhi pas shtyrjes së senacës: Qesharake! Ka shkelur të gjitha procedurat

ADAD30 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit është shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve. Pas shtyrjes për datën 5 nëntor, Kryemadhi ka reaguar për mediat në lidhje me situatën e krijuar, duke pretenduar se procesi po i cenon të drejtën për t’u mbrojtur.

“Mendoja se Gjykatat e mbanin fjalën, po nuk mban më fjalë  njeri. Ne në seancën e kaluar na u njoftua se do të vazhdojmë mbrojtjen pa avokatë. Duke patur parasysh që jemi në fazën e parashtrimeve, unë aktualisht në çështjen që po flas, nuk ka nevojë as për avokat që të flasë apo të ndërhyjë. Unë jam në vazhdimin e parashtrimeve të mia që kam për të vazhduar në seksionet e tjera. Megjithatë edhe prezenca e avokatëve që ishin të sallë të gjyqit, por jo me pelerinën e avokatit, në një farë mënyre tregon një ngërç që është krijuar në këtë sistem. Është një vendim që është marrë nga një grusht njerëzish, pra jo nga të gjithë avokatët. Gjykata pretendon se ka një vendim Gjykate, por që ky vendim Gjykate nuk u është njoftuar avokatëve. Avokatët nuk kanë njoftim zyrtar sepse kanë qenë një shoqatë e avokatëve kundër korrupsionit që kanë bërë padinë sa i përket vendimit të avokatëve për bojkotin.

Kjo mua nuk më intereson fare, mua më intereson që i gjithë ky proces më shpërdoron të drejtën e mbrojtjes. Më ke vendosur me ligj për të më mbrojtur një avokat dhe ky avokat nuk vjen se nuk i do qejfi me ardhë në sallë gjyqi për të më mbrojtur. Ndërkohë që nuk më lë as që të mbrohem vetë si dhe më pezullon e pengon normalitetin e jetës sime.

Kjo krijon pasiguri, jo se kemi patur siguri te drejtësia jonë, por krijon një lloj destabiliteti edhe ligjor në marrëdhënies mes qytetarëve dhe avokatëve, qytetarëve dhe gjykatës. Ne kemi bërë një Reformë në Drejtësi për të mbrojtur qytetarët, por në fakt nuk i mbron. Kemi krijuar një Reform në Drejtësi që ne do mbajmë fjalën si gjykatës, por nuk e mbajmë fjalën si gjykatë. Sa qesharake aq dhe e dhimbshme është. Por kjo kërkon durim strategjik”, tha Kryemadhi.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e SPAK që doli si garant për mbrojtjen e drejtës së saj për të mos u gjykuar pa avokat, Monika tha:

“Ajo ishte qesharake fare. SPAK ka shkelur të gjitha procedurat, që te kontrolli i banesës, rrëmbimi i telefonit, për të vazhduar pastaj me intimidimin e dëshmitarëve”.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

30 Tetor, 2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli!

29 Tetor, 2026

Sondazhi: Mbi gjysma e pilotëve pranojnë se kanë fluturuar të lodhur

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

30 Tetor, 2026

VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake

30 Tetor, 2026

SPAK kërkoi të mos gjykohej pa avokat, Kryemadhi pas shtyrjes së senacës: Qesharake! Ka shkelur të gjitha procedurat

30 Tetor, 2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli!

29 Tetor, 2026

Spitali i Kumanovës pranon donacion prej 100.000 eurosh nga Ambasada e Austrisë

29 Tetor, 2026

Holanda tërhiqet nga Eurovisioni 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

29 Tetor, 2026

Sondazhi: Mbi gjysma e pilotëve pranojnë se kanë fluturuar të lodhur

29 Tetor, 2026

Rasti i Arlinda Zekajt, suspendohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe 2 Prokurorë

29 Tetor, 2026

Buxheti i vitit të ardhshëm kalon 10 miliardë eurot, pensionet marrin pjesën kryesore, zbardhet shuma për investimet publike

29 Tetor, 2026

Ajri i ndotur në Maqedoni, Rokas paralajmëron ndryshime të mëdha: BE-ja premton mbështetje!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Paketa Fiskale 2027/ Shoqata Kombëtare e Transportit i kërkon kryeministrit Rama heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës

SHQIPËRI 30 Tetor, 2026

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me pesë kërkesa për…

VLEN propozon transformimin e kontratave! BDI ngre shqetësime për punësime partiake

30 Tetor, 2026

SPAK kërkoi të mos gjykohej pa avokat, Kryemadhi pas shtyrjes së senacës: Qesharake! Ka shkelur të gjitha procedurat

30 Tetor, 2026

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli!

29 Tetor, 2026

Spitali i Kumanovës pranon donacion prej 100.000 eurosh nga Ambasada e Austrisë

29 Tetor, 2026

Sondazhi: Mbi gjysma e pilotëve pranojnë se kanë fluturuar të lodhur

29 Tetor, 2026

Rasti i Arlinda Zekajt, suspendohen 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe 2 Prokurorë

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.