Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka evidentuar disa shkelje të dyshuara në trajtimin e rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. Sipas gjetjeve preliminare, dyshohet se nuk është ekzekutuar një urdhër mbrojtës, një urdhër tjetër është zbatuar me gjashtë ditë vonesë, ndërsa një kërkesë e hetuesit policor për vlerësimin e rastit nuk është trajtuar nga zinxhiri komandues. Sipas komunikatës së IPK-së, hetimet po zhvillohen me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të shqyrtimit të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të Arlinda Zekajt. Një…
Autor: AD
1. Po, sigurisht që Arkini duhet të përkrahet! Pa asnjë dilemë madje! 2. Por Arkini duhet ta heqë fillimisht siglën partiake. Ai nuk ka nevojë për asnjë flamur partie. I mjafton flamuri ynë kombëtar! 🇦🇱 3. Ama BDI-ja duket se më shumë dëshiron që Arkini të humb vetëm që të ketë një arsye për të akuzuar VLEN-in e për t’i hyrë në qejf VMRO-së. BDI nuk e do seriozisht fitoren e shqiptarëve në Bërvenicë. 4. Veç te ne ndodh që në një komunë me mbi 60% shqiptarë të fitojë kandidati maqedonas! Dhe kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë…
Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar. Shërbimet e Policisë ishin vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë saj, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë drejtuesin dhe dërguar në spital. Paraprakisht deklarohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. LEXO EDHE: Buxheti i vitit të ardhshëm kalon 10 miliardë eurot,…
Juventusi humbi 2-0 në Genova dhe pronarët do të marrin një vendim. Humbja largoi dyshimet e fundit mbi atë çfarë është sot Juventusi. Luciano Spalletti regjistroi ndeshjen numër 50 në stolin bardhezi, duke prekur pikën më të ulët që kur drejton këtë skuadër. Fiks një vit pas firmës për akordin e parë prej 8 muajsh, pastaj rinovimi deri më 2028-ën, Juventusi ndodhet në një moment reflektimi të thellë mbi të ardhmen. Në botën bardhezi nuk funksionon thuajse asgjë.Genoa ishte padrone e fushës, Juventus mbeti aty duke parë. Shumë lojtarë nuk kanë entuziazëm dhe e kanë kokën plot me mendime të…
Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për rritjen e kufirit të fjalëve në njoftimet e apelit kundër aktgjykimit të shkallës së parë. Sipas vendimit të publikuar më 28 tetor, mbrojtja e katërshes do të mund të paraqesë deri në 7 mijë fjalë në njoftimet e Apelit, nga 3 mijë fjalë sa është kufiri i zakonshëm. Mbrojtja kishte kërkuar që ky kufi të rritej në 9 mijë fjalë, duke argumentuar se kompleksiteti i rastit dhe përmasat e aktgjykimit kërkojnë më shumë hapësirë për…
Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton ndarjen nga jeta të akademik Luan Omarit, një prej figurave të shquara të mendimit juridik shqiptar, i cili u nda nga jeta më 29 tetor 2026, në moshën 101-vjeçare. Luan Omari ishte anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe ish-sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i saj. Për dekada me radhë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencave juridike, arsimit të lartë dhe mendimit kushtetues në vend. I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Omari kreu studimet për drejtësi në Beograd dhe Sofje, përpara se t’ia kushtonte jetën veprimtarisë…
Ministri i Sportit, Borko Ristovski, ka paralajmëruar një model të ri të menaxhimit të objekteve sportive në Maqedoninë e Veriut, duke kundërshtuar dhënien e tyre me koncesion afatgjatë kompanive private. Sipas tij, sallat e ndërtuara apo të rinovuara me mjete shtetërore duhet t’u besohen federatave sportive kombëtare, të cilat do të mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe funksionimin e tyre. Ristovski njoftoi se do të rinovohen edhe pista e patinazhit dhe pishina në kompleksin sportiv “Kale” në Shkup, pasi kontrata me koncesionarin është ndërprerë dhe objektet janë kthyer nën administrimin shtetëror. Ai përmendi edhe investimet në sallat sportive në Prilep, Dellçevë…
Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi në Croydon, në jug të Londrës. Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën Old Bailey në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve të mediave britanike Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu në Croydon. Më pas situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar në një përplasje të dhunshme. Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, pas largimit nga ambientet e lokalit, i akuzuari dyshohet…
Eurodeputetja Terry Reintke ka shprehur solidaritetin e saj me qytetarët që protestojnë në Shqipëri kundër qeverisë, duke theksuar se protestat paqësore nuk përbëjnë pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas saj, problemi që pengon rrugën drejt BE-së është korrupsioni, moszbatimi i legjislacionit evropian dhe mosrespektimi i shtetit të së drejtës. Reintke nënvizon se mbështetja për qytetarët shqiptarë që kërkojnë ndryshim do të vijojë, duke vlerësuar rëndësinë e protestave për mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e demokracisë. “Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë…
Deputeti Frontit Evropian Skender Rexhepi nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme parlamentare për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se komunën e Bërvenicës po përpiqen ta paraqesin si betejë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Sipas tij, nuk ka betejë mes shqiptarëve dhe maqedonasve sepse shqiptarët dhe maqedonasit në këtë komunë jetojnë dhe bashkëjetojnë në mënyrë shumë të ndershme ndëretnike dekada me radhë. Ai thotë se u dëshmua që në komunën e Bërvenicës mbisundoi arsyeja për mbrojtjen e dinjitetit etnik kombëtar. SKENDER REXHEPI DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN“Ajo që dua tua them opinionit edhe juve se beteja…
