Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, humbje për shkencën dhe mendimin kushtetues në vend

ADAD29 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton ndarjen nga jeta të akademik Luan Omarit, një prej figurave të shquara të mendimit juridik shqiptar, i cili u nda nga jeta më 29 tetor 2026, në moshën 101-vjeçare.

Luan Omari ishte anëtar themelues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe ish-sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i saj. Për dekada me radhë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencave juridike, arsimit të lartë dhe mendimit kushtetues në vend.

I lindur më 10 qershor 1925 në Tiranë, Omari kreu studimet për drejtësi në Beograd dhe Sofje, përpara se t’ia kushtonte jetën veprimtarisë akademike dhe kërkimit shkencor. Ai shërbeu si docent i së Drejtës Publike, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada dhe profesor i Teorisë së Shtetit e së Drejtës dhe së Drejtës Publike.

Përveç veprimtarisë së tij universitare, akademik Omari përfaqësoi Shqipërinë në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës, duke kontribuar në debatet mbi demokracinë dhe të drejtën kushtetuese. Ai ishte autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi historinë e së drejtës, sistemin juridik shqiptar dhe zhvillimin kushtetues të vendit.

Pas viteve ’90, ai mori pjesë në proceset dhe debatet për hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe të legjislacionit kushtetues, duke lënë gjurmë në formimin e brezave të tërë juristësh dhe akademikësh.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në vitin 2020 u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ndërsa në vitin 2016, Akademia e Shkencave e Shqipërisë i akordoi Çmimin e Karrierës Akademike.

Në njoftimin e saj, Akademia e Shkencave shprehu ngushëllimet për familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe gjithë bashkësinë shkencore, duke vlerësuar jetën dhe veprën e një dijetari që ia kushtoi dekada të tëra zhvillimit të shkencës dhe së drejtës në Shqipëri.

**Homazhet për akademik Luan Omarin** do të zhvillohen më 30 tetor 2026, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në orën 10:00 do të mbahet akademia solemne në sallën “Aleks Buda”, ndërsa nga ora 11:00 deri në 13:00 do të zhvillohen homazhet. Në orën 13:00 do të mbahet fjala e lamtumirës nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi.

Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një personalitet të shquar të shkencës dhe të mendimit juridik, ndërsa vepra e tij mbetet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë akademike shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

Lista Studentore në Serbi, pro BE-së por kundër sanksioneve ndaj Rusisë!

29 Tetor, 2026

Si në filma/ Po e ndiqte policia, shoferi i mjetit humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit!

29 Tetor, 2026

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal!

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Lista Studentore në Serbi, pro BE-së por kundër sanksioneve ndaj Rusisë!

29 Tetor, 2026

Shaip Kamberi për DW: Nuk na joshin postet qeveritare, prioritet mbetet realizimi i kërkesave të shqiptarëve

29 Tetor, 2026

Zbulohen shkeljet e dyshuara në rastin e Arlinda Zekajt, çfarë nuk u bë nga Policia?

29 Tetor, 2026

Fazliu: Arkini duhet të përkrahet, por paraprakisht ta heqe siglën partiake

29 Tetor, 2026

Si në filma/ Po e ndiqte policia, shoferi i mjetit humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit!

29 Tetor, 2026

Gjendja e Juventusit, trajneri rrezikon shkarkimin!

29 Tetor, 2026

Nga 7 mijë fjalë – Apeli ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit për ankesat

29 Tetor, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, humbje për shkencën dhe mendimin kushtetues në vend

29 Tetor, 2026

Fund koncesioneve për sallat sportive! Ristovski paralajmëron rikthimin e objekteve në shërbim të sportistëve

29 Tetor, 2026

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar Lorik Abazi në Angli, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Lista Studentore në Serbi, pro BE-së por kundër sanksioneve ndaj Rusisë!

SHQIPËRI 29 Tetor, 2026

Fitorja e Listës Studentore në Serbi pritet të sjellë ndryshime në skenën politike të vendit,…

Shaip Kamberi për DW: Nuk na joshin postet qeveritare, prioritet mbetet realizimi i kërkesave të shqiptarëve

29 Tetor, 2026

Zbulohen shkeljet e dyshuara në rastin e Arlinda Zekajt, çfarë nuk u bë nga Policia?

29 Tetor, 2026

Fazliu: Arkini duhet të përkrahet, por paraprakisht ta heqe siglën partiake

29 Tetor, 2026

Si në filma/ Po e ndiqte policia, shoferi i mjetit humb kontrollin dhe bie në kanal pranë urës së Dajlanit!

29 Tetor, 2026

Nga 7 mijë fjalë – Apeli ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit për ankesat

29 Tetor, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, humbje për shkencën dhe mendimin kushtetues në vend

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.