Autor: AD

Postimi i fundit i Brikenës për partnerin e saj, Mateo Borrin, ka sjellë një reagim të fortë nga Xheneta Fetahu. Brikena publikoi një fotografi me një bluzë ku shkruhej “Jam pronë private e Mateo Borrit”. Krahas saj, ajo shtoi mbishkrimin “Kur do ta kuptoni?”, duke etiketuar edhe Mateon. Ky postim nuk është pritur mirë nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3. Pa përmendur emra, Xheneta reagoi në Instagram ndaj shprehjes së përdorur, duke e lidhur qëndrimin e saj edhe me tronditjen pas rastit të Arlinda Zekajt. “Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del…

Read More

Sot po vazhdon për të dytën ditë me radhë protesta publike pas ngjarjes tragjike të vrasjes së Arlinda Zekajt.Protestuesit kanë bllokuar hyrjen kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale, zbardhje të plotë të rastit dhe masa konkrete për sigurinë e qytetarëve. “Donika jep dorëheqje”, po brohoritet para MD-së

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier. Ky zhvillim shkaktoi reagime të shumta, teksa në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, avokati i tij, Plarent Ndreca ka treguare dhe mbi prapaskenat në PS në lidhje me këtë vendim të marrë. Moderatorja: Ka pasur deputetë të tjerë të PS që ju kanë kërkuar informacione për Veliajn? Ndreca: Ka pasur, sigurisht. Moderatorja: A i duket atyre situatë normale? Ndreca: Jo, absolutisht. Dhe besoj se kjo është shprehur edhe sot në mbledhjen…

Read More

Mbi 4.000 mjete shpërthyese janë zbuluar deri më tani në hapësirën e ish-kazermës ushtarake në Manastir (Bitola), ndërsa operacioni për gjetjen dhe largimin e tyre vazhdon. Bëhet fjalë për municione të vjetra, kryesisht të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, të cilat edhe pas më shumë se një shekulli paraqesin rrezik serioz. Sipas raportimeve, operacioni i largimit të mjeteve shpërthyese po realizohet nga një specialist i piroteknikës, i ndihmuar nga tre ish-pjesëtarë të pensionuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak të mungesës së kuadrit të specializuar. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, ka paralajmëruar se…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë me Masakrën e Padalishtës, që ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut. Autoritetet thanë se dy të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor dhe Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërkaq G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut. Hetimet për këtë masakër, sipas autoriteteve po zhvillohen për një kohë të gjatë, teksa nuk u dhanë detaje të tjera për rastin. Në Masakrën e Pedalishtës ishin vrarë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Mosha e viktimave ishte nga dy deri…

Read More

Harry Kane mund të luajë një rol vendimtar në rikthimin e reputacionit të futbollit anglez, pas krizës së shkaktuar nga Manchester City dhe shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier League. Eksperti i njohur i marrëdhënieve me publikun, Mark Borkowski, beson se fituesi i Topit të Artë ka personalitetin dhe vlerat e nevojshme për t’u shndërruar në një ambasador të futbollit anglez, madje duke lënë një trashëgimi më të madhe se David Beckham. Suksesi individual i Harry Kane vjen në një moment delikat për futbollin anglez, reputacioni i të cilit është vënë në qendër të debatit për shkak të…

Read More

Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor, përtej orbitës së Plutonit. Objekti, i pagëzuar përkohësisht me emrin ED138, mund t’i bashkohet në të ardhmen grupit të pesë planetëve xhuxh të njohur zyrtarisht. Zbulimi është bërë falë vëzhgimeve të Observatorit Vera C. Rubin, një teleskop i avancuar i vendosur në një mal në Kili, në lartësinë 2.682 metra mbi nivelin e detit. Observatori është i pajisur me kamerën dixhitale më të madhe në botë dhe ka nisur operimin në vitin 2025. Teknologjia e tij i mundëson fotografimin e të gjithë qiellit çdo tri…

Read More

Rreth 2 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut vlerësohet se jeton me psoriazë, ndërsa afërsisht 2.000 pacientë përballen me forma shumë të rënda të sëmundjes. Këto janë vlerësime të publikuara në vitin 2024, jo statistika të përditësuara për vitin 2026. Me rastin e Ditës Botërore të Psoriazës, që shënohet më 29 tetor, ekspertët rikujtojnë se kjo sëmundje kronike inflamatore nuk është ngjitëse, por mund të prekë lëkurën, nyjat dhe shëndetin psikologjik. Simptomat përfshijnë skuqje, trashje dhe luspa në lëkurë, kruajtje e dhimbje. Në disa raste, psoriaza mund të shkaktojë edhe artrit psoriatik, duke dëmtuar nyjat. Përveç problemeve shëndetësore,…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri Hoxha vlerësoi Kanadanë si një vend mik, aleat në NATO dhe partner të besuar të Shqipërisë, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e saj në konsolidimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Gjatë takimit u theksua se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë janë zgjeruar dhe thelluar në vitet e fundit, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim konkret në fusha me interes të ndërsjellë,…

Read More

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale D.R., për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”. Sipas njoftimit të policisë, kumanovari ka kryer në mënyrë të vazhdueshme veprime seksuale ndaj viktimës që nuk ka mbushur 15 vjeç gjatë një periudhe 8-mujore, nga shkurti deri në tetor të këtij viti.

Read More