Autor: AD

Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka ngritur dyshime për financim të mundshëm nga Turqia dhe Katari të organizatave që mobilizuan votuesit arabë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Pretendimet nuk janë mbështetur me prova publike. Pas këtyre dyshimeve, kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Noam Solberg, i kërkoi kreut të agjencisë së sigurisë së brendshme, Shin Bet, David Zini, të hetojë mundësinë e financimit të huaj dhe blerjes së votave, duke kërkuar raport brenda një jave. Ndërkohë, policia izraelite deklaroi më 29 tetor se nuk ka prova hetimore apo informacione të inteligjencës që mbështesin pretendimet për mashtrim të përhapur…

Read More

Kylian Mbappe është përfshirë në një stuhi politike që shkon përtej fushës së futbollit. Deklaratat e tij për ish-liderin kinez Mao Ce Dun kanë shkaktuar zemërim në Kinë, por kapiteni i Francës po merr mbështetje të papritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. John Moolenaar, kryetar i komitetit për çështjet e Kinës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, mendon se sulmuesi i Real Madridit nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje. Sipas mediumit francez Foot Mercato, ndërhyrja e tij e ka zgjeruar këtë përplasje, duke e lidhur me tensionet më të gjera politike mes Uashingtonit dhe Pekinit. Reagimet janë…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura, duke paralajmëruar se në rast të shkeljeve do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit dhe shqiptimin e gjobave. Haxhiu, gjatë seancës së kuvendit, tha se pirja e duhanit po shkakton shqetësim edhe në zyrën e saj, pasi era po depërton deri aty. “Unë nuk po mundem me funksionu as vetë këtu si kryetare e kuvendit, sepse deri këtu po mbërrin era e duhanit”, tha Haxhiu. Ajo kërkoi nga deputetët që të mos e shkelin ligjin…

Read More

Në mes të përplasjeve të forta e flakadanëve ndërmjet maxhorancës e opozitës, Kuvendi miratoi me 84 vota projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, që kërkonte shumicë të cilësuar prej 84 votash për të kaluar. Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Rama shkoi në sallën e seancave plenare të Kuvendit, ndërsa pak pas tij u pa të hynte edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Që në fillim, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën tavolinat dhe ngritën pankarta në mbështetje të studentëve që protestojnë. Seanca u mbyll para mesdite, duke zgjatur rreth 1 orë e gjysmë.…

Read More

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) kundërshton rritjen e propozuar të barrës tatimore në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se ndryshimet mund të dëmtojnë klimën e biznesit, të frenojnë investimet e huaja dhe të rrisin kostot për konsumatorët. Në një reagim publik, i kërkon qeverisë të rishqyrtojë masat e propozuara, të publikojë analizat e ndikimit ekonomik dhe social dhe të zhvillojë konsultime të mirëfillta me komunitetin e biznesit, para miratimit të tyre. Reagimi i plotë: Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë një…

Read More

Aksioni policor që po zhvillohet sot në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë lidhet me dyshime për keqpërdorime financiare gjatë pagesës së shërbimeve shëndetësore në një institucion privat, mëson jozyrtarisht portali Skopje Info. Sipas informacioneve të siguruara nga ky portal, hetimi ka të bëjë me dyshimet se disa shërbime shëndetësore janë faturuar dy herë – një herë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe më pas edhe nga pacientët, me çmime private. Dyshimet lidhen me raste kur Fondi tashmë kishte mbuluar shpenzimet për paketa të caktuara shëndetësore, ndërsa pacientët, përveç bashkëpagesës së përcaktuar me ligj, dyshohet se kanë paguar edhe…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon të forcojë kapacitetet e saj logjistike me automjete të reja ushtarake. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova ka pranuar 12 kamionë ushtarakë UNIMOG – Mercedes-Benz 5T, 4×4, të blerë për nevojat e FSK-së. Dorëzimi u bë në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe përfaqësuesi i Daimler Truck Defence dhe Mercedes-Benz Special Trucks, Daniel Zittel. Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar se përveç blerjeve, Gjermania po e mbështet Kosovën edhe përmes donacioneve…

Read More

Një sasi lënde plasëse u konstatua në mëngjes pranë derës së një lokali në rrugën “Berisha”, në Kamëz. Fatmirësisht, nuk shpërtheu. Lokali është në pronësi të një 38 vjeçari, për të cilin mësohet se ka precedent penal. Shërbimet e specializuara xheniere bënë të mundur heqjen e lëndës plasëse. Vijojnë hetimet. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K.H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer. Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen…

Read More

Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë lënë të hapur rrugën për formimin e qeverisë së re, pasi as kampi i kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe as opozita nuk kanë siguruar shumicën e nevojshme në parlament. Situata e ndërlikuar politike hap disa mundësi për daljen nga ngërçi, nga një qeveri e unitetit kombëtar deri te organizimi i zgjedhjeve të reja. Sipas analizës së BBC, katër janë skenarët kryesorë që mund të përcaktojnë të ardhmen politike të Izraelit dhe mënyrën se si Netanyahu mund të qëndrojë në pushtet. https://x.com/Osint613/status/2115528572375056406?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2115528572375056406%7Ctwgr%5E63abb709ddab67bee1ed26cc733585ada491f763%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fazia-bota%2F2544290%2Fngerci-politik-ne-izrael-kater-skenaret-qe-mund-ta-mbajne-netanyahun-ne-pushtet-pasi-koalicioni-i-tij-deshtoi-te-merrte-shumicen-qeverisese%2F Qeveri e unitetit kombëtar Një nga mundësitë është krijimi i një koalicioni të gjerë mes…

Read More

Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve jozyrtare, pjesëtarët e Departamentit për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike (MPB) po kryejnë bastisje në mbi 10 lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Nën hetim, sipas informacioneve fillestare, janë drejtues të një spitali privat dhe punonjës të Fondit për Sigurim Shëndetësor, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare, punën e pandërgjegjshme në detyrë, mashtrimin dhe pastrimin e parave. Sipas informacioneve jozyrtare, dëmi i shkaktuar buxhetit…

Read More