Në mes të përplasjeve të forta e flakadanëve ndërmjet maxhorancës e opozitës, Kuvendi miratoi me 84 vota projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, që kërkonte shumicë të cilësuar prej 84 votash për të kaluar.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Rama shkoi në sallën e seancave plenare të Kuvendit, ndërsa pak pas tij u pa të hynte edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Që në fillim, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën tavolinat dhe ngritën pankarta në mbështetje të studentëve që protestojnë. Seanca u mbyll para mesdite, duke zgjatur rreth 1 orë e gjysmë. 4 deputetë demokratë u përjashtuan.

