“Isha unë.” Me këto fjalë, një 29-vjeçar nga zona e Cesenës në Itali solli një zhvillim vendimtar në hetimin për trupin e gjetur në një pus në Longiano. Viktima u identifikua si Denaldo Maxhallaku, një 31-vjeçar shqiptar që punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare. Maxhallaku, baba i një vajze 1-vjeçe ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e 8 tetorit. Bashkëshortes i kishte thënë: Po shkoj në bar, shihemi sonte. Më pas, ai u takua me 29-vjeçarin italian, përdorues droge, çka çoi në një debat lidhur me borxhet për drogën dhe përfundimisht, në vrasje. U ndjeva ngushtë, deklaroi i…
Autor: AD
Një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026 parasheh ndarjen e mjeteve për pagën e 13-të, kompensimin retroaktiv të përvojës së punës dhe mbulimin e kostos së pensioneve bazike. Sipas tekstit të projektligjit, në Ministrinë e Financave parashihet të shtohen 102 milionë euro në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe shtesa”. Këto mjete do të shërbejnë për mbulimin e kostos së pagës së 13-të dhe pagesën retroaktive të përvojës së punës, në pajtim me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese. Projektligji parasheh gjithashtu ndarjen e 20 milionë eurove shtesë për Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave…
Një 29-vjeçar nga Mati, në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale që lidhen me krimin e organizuar u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit policor “The Wanted”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shtetasi me inicialet A.Gj. u ekstradua nga Frankfurti, pas bashkëpunimit të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Wiesbaden në Gjermani. Në maj 2024, Gjykata e Posaçme i kishte caktuar “Arrest në burg”. Ai kërkohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar lidhjen mes atdheut dhe besimit, duke kujtuar kontributin e hoxhallarëve që morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë. “Vatan e iman shkojnë së bashku. E këtë e kemi dëshmi: 38 hoxhallarë me pushkë në dorë u bënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë”, ka deklaruar Kurti, përcjell agjencia e lajmeve INA. Këtë mesazh ai e përcolli më 28 tetor 2026, në Prishtinë, në kuadër të ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare “Medresetë te Shqiptarët”, ku morën pjesë studiues nga të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë. Në këtë konferencë u trajtuan…
Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare. Sipas parashikimit meteorologjik, hera-herës, vranësirat bëhen deri të dendura, kryesisht në zonat malore të territorit, por do të jenë kalimtare. Era fryn nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në atë veriperëndimore, si dhe në zonat luginore, era forcohet, duke arritur shpejtësinë deri në 16 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë. Referuar të dhënave, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 4 në 25 gradë Celsius.
Ka shkuar në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave të shpejtësisë të lartë në Spanjë. Sipas raportimit të SkyNews, trenat kishin së bashku mbi 500 pasagjerë. Aksidenti ndodhi në shinat që lidhin Andaluzinë me Madridin.
Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e propozuara mund të rrisin barrën tatimore dhe kostot administrative për bizneset, si dhe të dobësojnë konkurrueshmërinë e tyre. Sipas APL-së, paketa nuk garanton koherencë të mjaftueshme mes objektivave fiskale dhe masave konkrete, ndërsa parashikohet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura neto shtesë në vit, ose 0,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndër ndryshimet kryesore të propozuara janë rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe e TVSH-së standarde nga…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Eugert Sinon, i akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se merrej me trafikimin e armëve. Sino u arrestua në tetor të vitit 2025, pasi në një furgon në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë u zbulua një arsenal armësh. Sipas SPAK, gjatë hetimeve është dokumentuar sigurimi i 5 armëve të gjata të ngjashme me snajperë, 6 armëve automatike, 12 pistoletave dhe 7 820 fishekëve luftarakë, të cilat, sipas ekspertimeve, ishin në gjendje të rregullt teknike dhe mund të përdoreshin për qitje. Njoftimi i SPAK: Prokuroria…
Takoi Erion Veliajn pas transferimit nga burgu i Durrësit në të Fierit, avokati i tij, Plarent Ndreca e cilësoi “të paligjshëm” transferimin. Në mbrëmje, për Top Channel, Ndreca u shpreh se deri në momentin e deklarimit, nuk u vu në dispozicion asnjë akt i shkruar, që të argumentonte arsyet e vendimit. Sipas avokatit, ambienti ku mbahet Veliaj është i papërshtatshëm, ndërsa pretendon se klientit të tij nuk i është mundësuar kontrolli mjekësor, pavarësisht problemeve me këmbën, prej më shumë se tre javësh. Ndreca shtoi se Veliaj nuk ka konsumuar ushqim dhe se nuk ka komunikim telefonik me familjen dhe avokatin.…
Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, duke pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi vjen pas kërkesës së Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion për rrëzimin e bojkotit, i cili kishte prekur zhvillimin e proceseve gjyqësore në GJKKO. Me pezullimin e vendimit të Dhomës së Avokatisë, situata lidhur me bojkotin pritet të marrë një drejtim të ri.
