Close Menu
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
TË FUNDIT
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) Instagram
ADAD
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
ADAD

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

ADAD29 Tetor, 2026 SHQIPËRI
Ndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka shprehur shqetësimin për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se masat e propozuara mund të rrisin barrën tatimore dhe kostot administrative për bizneset, si dhe të dobësojnë konkurrueshmërinë e tyre.

Sipas APL-së, paketa nuk garanton koherencë të mjaftueshme mes objektivave fiskale dhe masave konkrete, ndërsa parashikohet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura neto shtesë në vit, ose 0,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndër ndryshimet kryesore të propozuara janë rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, si dhe e TVSH-së standarde nga 20% në 21%. Gjithashtu, TVSH-ja për akomodimin turistik parashikohet të rritet nga 6% në 10%, ndërsa për ushqimet bazë të ulet nga 20% në 6%.

Aleanca ngre shqetësime edhe për ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat personale dhe uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë. Sipas saj, kjo masë, në kushtet e kapaciteteve të kufizuara administrative, rrezikon të shtojë kostot e pajtueshmërisë për bizneset pa garantuar domosdoshmërisht formalizim më efektiv.

Një tjetër shqetësim i APL-së lidhet me rritjen e barrës së kombinuar tatimore mbi fitimin dhe dividendin, e cila, sipas përllogaritjeve të paraqitura nga Aleanca, shkon nga rreth 21,8% në 29,45% në rastin kur fitimi shpërndahet plotësisht.

Sipas APL-së, kjo rritje mund të frenojë riinvestimet, zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe projektet e reja. Për këtë arsye, Aleanca kërkon që përpara miratimit të paketës të kryhet një analizë e ndikimit të masave mbi investimet private, konkurrueshmërinë rajonale dhe kapitalin vendas.

Për sa i përket TVSH-së, APL vlerëson se ulja e normës për ushqimet bazë në 6% mund të ndihmojë familjet, por efekti real do të varet nga reflektimi i kësaj uljeje në çmimet përfundimtare për konsumatorët.

Ndërkohë, rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21% mund të sjellë rritje të çmimeve, nëse barra shtesë përcillet te konsumatori. Sipas përllogaritjeve të paraqitura nga Aleanca, për një çmim neto të pandryshuar, çmimi bruto do të rritej me rreth 0,83%, ndërsa ulja e TVSH-së për ushqimet mund të sillte një ulje deri në 11,7%, nëse përfitimi përcillet plotësisht te konsumatori.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë vë në dukje gjithashtu nevojën për të përmirësuar eficiencën e shpenzimeve publike përpara se të kërkohen të ardhura shtesë nga bizneset.

Sipas të dhënave të cituara nga APL-ja, të ardhurat e vitit 2026 janë rreth 20,1 miliardë lekë mbi planin fillestar. Ndërkohë, investimet kapitale të parealizuara në vitin 2025 arritën rreth 25,5 miliardë lekë, me një nivel realizimi prej 84%, ndërsa dëmi ekonomik dhe efekti financiar negativ i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerësohet në rreth 26,2 miliardë lekë.

Në përfundim, APL kërkon rishikimin e Paketës Fiskale 2027 përpara miratimit, zhvillimin e konsultimeve reale me grupet e interesit dhe publikimin e një vlerësimi të plotë të ndikimit ekonomik dhe buxhetor për çdo masë të propozuar.

Aleanca kërkon gjithashtu rishqyrtimin e rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin, si dhe mbrojtjen e biznesit të vogël dhe të profesionistëve të lirë nga një barrë e shtuar fiskale dhe administrative.

Deklarata e plotë:

Aleanca e Profesionistëve të Lirë shpreh shqetësimin se Paketa Fiskale 2027 nuk garanton koherencë të mjaftueshme ndërmjet objektivave fiskale dhe masave konkrete, duke rrezikuar rritjen e barrës tatimore, kostove administrative dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së biznesit.

* 1. Ndikimi buxhetor dhe justifikimi ekonomik

* Sipas relacioneve shoqëruese, Paketa Fiskale 2027 parashikohet të gjenerojë rreth 14 miliardë lekë të ardhura neto shtesë në vit, ose 0,6% të PBB-së. Ndryshimet kryesore:

* · Tatimi mbi fitimin: nga 15% në 17%

* · Tatimi mbi dividendin: nga 8% në 15%

* · TVSH-ja standarde: nga 20% në 21%

* · TVSH-ja për akomodimin turistik: nga 6% në 10%

* · TVSH-ja për ushqimet bazë: nga 20% në 6%

* Ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat personale duke shtuar 32% norme

Këto masa rishpërndajnë barrën fiskale dhe kërkojnë analizë të plotë. Ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë, pa kapacitete të mjaftueshme administrative, rrezikon të rrisë kostot e pajtueshmërisë pa garantuar formalizim efektiv. FMN-ja ka sugjeruar një prag më të lartë, rreth 8 milionë lekë, dhe trajtim të njëjtë për tatimpaguesit. Edhe argumentimi i mëparshëm i Qeverisë ka qenë se ulja e pragut nuk garanton rritje të formalizimit.

Barra mbi fitimin, kapitalin dhe investimet
Rritja e tatimit mbi fitimin dhe dividendin e çon barrën e kombinuar nga rreth 21,8% në 29,45%, kur fitimi shpërndahet plotësisht. Kjo mund të frenojë riinvestimet, zgjerimin e aktivitetit dhe projektet e reja. Përpara miratimit, nevojitet analizë e ndikimit mbi investimet private, konkurrueshmërinë rajonale dhe kapitalin vendas.

TVSH-ja, çmimet dhe fuqia blerëse
Ulja e TVSH-së për ushqimet bazë në 6% mund të ndihmojë familjet, por përfitimi varet nga reflektimi i saj në çmimet përfundimtare. Për një çmim neto të pandryshuar, rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21% e rrit çmimin bruto me rreth 0,83%, ndërsa ulja për ushqimet mund ta ulë atë deri në 11,7%, nëse përcillet plotësisht te konsumatori.

Eficienca e shpenzimeve publike
Sipas të dhënave të cituara në dokumentacion, të ardhurat e vitit 2026 janë rreth 20,1 miliardë lekë mbi planin fillestar. Në vitin 2025, investimet kapitale të parealizuara arritën rreth 25,5 miliardë lekë, me realizim 84%, ndërsa dëmi ekonomik dhe efekti financiar negativ i konstatuar nga KLSH-ja vlerësohet në rreth 26,2 miliardë lekë. Përpara rritjes së barrës tatimore, Qeveria duhet të argumentoj qartë nevojën për të ardhura shtesë. Rritja nuk duhet të jetë qëllim në vetvete. Afatet e kufizuara krijojnë pasiguri për çmimet, kontratat, flukset e parasë dhe investimet e bizneseve.

Në përfundim, APL kërkon rishikimin e Paketës Fiskale 2027 përpara miratimit, konsultim real me grupet e interesit dhe publikimin e një vlerësimi të plotë të ndikimit ekonomik e buxhetor për çdo masë. Kërkojmë rishqyrtimin e rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin, mbrojtjen e biznesit të vogël dhe profesionistëve të lirë.

Artikuj të ngjashëm

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026
TË FUNDIT

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

29 Tetor, 2026

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026

Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit

29 Tetor, 2026

I akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh, SPAK dërgon për gjykim Eugert Sinon

29 Tetor, 2026

Takoi Veliajn në burgun e Fierit, flet avokati Ndreca!

29 Tetor, 2026
POLITIKË

Tronditje në shëndetësi: Bastisje në mbi 10 lokacione, nën hetim spitali privat dhe ish-drejtori i FSSH-së

MAQEDONI E VERIUT 29 Tetor, 2026

Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar mëngjesin…

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

29 Tetor, 2026

Parashikohen ndryshime në buxhetin 2026: 102 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, 20 milionë për pensionistët

29 Tetor, 2026

I kërkuar për sigurimin e kushteve për vrasje, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari!

29 Tetor, 2026

Kurti: Vatan e iman shkojnë së bashku – 38 hoxhallarë ranë dëshmorë në luftën e Kosovës

29 Tetor, 2026

E enjte, 29 tetor/Si është moti sot?

29 Tetor, 2026

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja mes trenave në Spanjë

29 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.