Bordi i AKEP-it ka miratuar rregulloren e re për mbrojtjen e konsumatorëve të telefonisë celulare, e cila parashikon një sërë ndryshimesh që lidhen me vlefshmërinë e kartave SIM, kreditin e papërdorur dhe tarifat mujore. Sipas rregullores së re, kartat SIM do të kenë vlefshmëri 12-mujore, kredia monetare do të ketë një afat minimal prej 180 ditësh, konsumatorët do të mund të kërkojnë rimbursimin e kreditit të papërdorur kur kalojnë te një operator tjetër, ndërsa nga 1 janari 2027 do të kufizohen klauzolat për rritjen automatike të tarifave mujore kur vlera e ardhshme nuk përcaktohet në kontratë. Njoftimi i plotë: AKEP…
Autor: AD
Protesta kombëtare kundër vrasjes së grave do të vazhdojë sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Organizatorët kanë njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe bllokimin e institucioneve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. “Sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Ata kanë…
Rusia rrëzoi qindra dronë ukrainas gjatë natës, ndërsa forcat ruse vunë në shënjestër Harkivin, raporton Reuters, duke cituar burime zyrtare. Ushtria ruse interceptoi shumicën e 613 dronëve që po i drejtoheshin Moskës, deklaroi këtë mëngjes kryetari i bashkisë, Sergei Sobyanin, në platformën Telegram. Gjatë natës, operacionet në aeroportet Domodedovo, Vnukovo dhe Zhukovsky u pezulluan. Këto kufizime u hoqën në mëngjes, sipas Agjencisë Federale të Transportit Ajror të Rusisë (Rosaviatsia). Ndërkohë, në Ukrainë, Rusia ndërmori një sulm ndaj Harkivit, qytetit të dytë më të madh të vendit. Një institucion arsimor u dëmtua gjatë sulmit, shkroi kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, në…
Gjykata e Posaçme ka refuzuar që të zhvillohet seanca e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pa avokatët, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKO-së. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se, pavarësisht vendimit të Apelit Administrativ, avokatët nuk pranuan të merrnin pjesë në proces. Sipas tyre, ata nuk kanë marrë dijeni, sipas rrugëve ligjore, për pezullimin e bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Sipas Anila Hoxhës, Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për Metën dhe Kryemadhin për në 5 nëntor. Po ashtu Gjykata caktoi edhe avokat kryesisht për seancën e radhës. Ilir Meta është shprehur se “fakti që mungon…
Maqedonia e Veriut, të paktën për momentin, nuk planifikon vendosjen e vinjetave vjetore për shfrytëzimin e autostradave. Në vend të tyre, po shqyrtohet një sistem elektronik që do t’i tarifojë shoferët sipas kilometrave të përshkuar. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se mbi 70 për qind e automjeteve vendase nuk dalin jashtë komunës ku janë regjistruar, ndërsa vetëm rreth 30 për qind shfrytëzojnë autostradat dhe rrugët ekspres. Sipas tij, vinjeta e detyrueshme do të ishte barrë financiare edhe për qytetarët që rrallë udhëtojnë në autostradë. Një faktor tjetër janë të ardhurat nga automjetet e huaja. Korridori 10 shfrytëzohet nga rreth…
Ditën e sotme u mbajt seanca e radhës parlamentare, ndërkohë para institucionit ishin mbledhur protestuesit. Si pasojë e protestës, policia kishte marrë masa paraprake duke blinduar parametrin e Kuvendit me gardhe metalike. Gjithashtu në gatishmëri ishin vendosur dhe autobotet e ujit me presion. Pas përfundimit të seancës, policia nisi heqjen e gardhit metalik, ndërkohë protestuesit nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Seanca u shoqërua me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim u miratua projektligji për Bankën e Shqipërisë me 84 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar të kërkuar për kalimin e tij.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj. Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, IPK-ja ka konfirmuar se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit, me qëllim të verifikimit të plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj. Sipas IPK-së, në kuadër të hetimeve do të shqyrtohen edhe shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë përgjegjës, përfshirë komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe…
Këngëtari i njohur shqiptar, Adrian Gaxha, ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi krah bashkëshortes së tij. Të veshur me elegancë, të dy kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre gjatë pjesëmarrjes në një dasmë. Screenshot
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur pas debateve të zhvilluara sot në mbledhjen e Grupit të PS, lidhur me transferimin në paraburgimin e Fierit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Referuar deklaratave të Erjon Veliaj se nuk iu vu në dispozicion urdhri i transferimit, deputeti Bledar Çuci, kreu i komisionit për Çështjet e Brendshme, i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, të bëjë publike dokumentin zyrtar të Drejtorisë së Pergjithshme të Burgjeve, mbi të cilin është bërë transferimi i Veliajt. Balla tha se çështja e transferimit të Veliajt në Fier dhe procedura e ndjekur, duhet të…
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimin dhe patentë-shoferin në formë fizike, pasi versionet digjitale të këtyre dokumenteve ende nuk njihen nga policia gjatë kontrolleve të identitetit. Edhe pse dokumentet tashmë mund të përdoren përmes aplikacionit të ri mobil “M-Uslugi”, përdorimi i tyre si dëshmi zyrtare identifikimi kërkon ndryshime ligjore, transmeton TV21. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka bërë të ditur për SDK.mk se qytetarët do të duhet të paraqesin dokumentet plastike gjatë kontrolleve policore, derisa të miratohen ndryshimet përkatëse në ligje dhe rregullore. Deri atëherë, versionet elektronike nuk mund t’i zëvendësojnë dokumentet…
