“Kur them të gjithë, nuk kam parasysh veten, qeverinë dhe shumicën parlamentare, por të gjithë. Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj turme që përcjell frikë. Kam parasysh edhe ata që nuk më duan mua kryeministër, por duan të lëvizin lirisht në këtë qytet. Të çojnë fëmijët në shkolla, të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës së tyre, pa u penguar nga një turmë agresive. Një turmë që shpërtheu me një furtunë dhune me gurë e zjarr. Kush janë këta? Dhe në emër të kujt duan t’i imponojnë shoqërisë tonë forcën e veprës antiligjore?…
Autor: AD
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027, duke njoftuar ndryshime në taksimin e dividendit, pronave dhe automjeteve luksoze. Ndër masat e bëra publike janë edhe krijimi i një Byroje të Specializuar për kontrollin e të ardhurave, si dhe nisma që, sipas Ramës, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet dhe të ngushtojnë hendekun social. “Për herë të parë në histori, buxheti shqiptar kalon 10 miliardë euro. Ndërkohë që borxhi publik i Shqipërisë ka rënë në një prag të poshtëm historik po ashtu. Nuk e them unë, e thonë të gjitha shifrat dhe faktet e institucioneve financiare.…
Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një shqetësim shëndetësor që ka prekur të gjithë familjen e saj. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar se ajo, partneri i saj, këngëtari Bardhi, dhe vajza e tyre, Nea, po përballen me një infeksion të syve që po u shkakton shqetësime të konsiderueshme. Përmes disa postimeve në Instagram, Sara e ka përshkruar gjendjen si një lloj “gripi të syve”, duke treguar se simptomat përfshijnë skuqje, ënjtje, dhimbje dhe vështirësi në shikim. Sipas saj, rikuperimi mund të zgjasë për javë të tëra. Ajo ka vënë në dukje gjithashtu se ka marrë shumë mesazhe nga…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e studentëve, duke kritikuar dhunën dhe duke mbrojtur Paktin për Universitetin, përmes të cilit, sipas tij, përfitojnë 6 në 10 studentë. Rama njoftoi gjithashtu se në ditët në vijim do të hapet një platformë digjitale për dialog me studentët, ndërsa bëri të ditur se mbështetja financiare për studentët nga familjet me vështirësi ekonomike do të rritet në 25 mijë lekë. “Nga një qorr neokomunist te disa të verbër demokratikas, bashkë me të rinj që i vënë nga pas, bënin po atë punë që bëjnë sot. Sikur të funksiononte kështu liria, nuk do të…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier. Në një deklaratët të shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj shpreh se as ai dhe as avokati i tij nuk janë vënë në dijeni për arsyet e transferimit të tij në burgun e Fierit të cilin ai e konsideron rrëmbim policor që cenon të drejtat e tij. Statusi i plotë i Veliajt: Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e…
Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 72 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni deri më 27 tetor. Nga këto, 67 janë të konfirmuara në laborator, ndërsa pesë konsiderohen raste të mundshme. Nga rastet e regjistruara, 53 ose 73.6% janë meshkuj, dhe 19 ose 26.4% janë femra. Sa i përket shpërndarjes së moshës, shumica janë persona mbi 60 vjeç – 59 ose 81.9%. Shtatë persona janë të moshës 50 deri në 59 vjeç, dy persona nga 40 deri në 49 vjeç, një person nga 30 deri në 39 vjeç dhe tre persona nga 20 deri në 29…
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar studentëve me një ftesë për dialog, duke njoftuar një paketë masash mbështetëse që përfshin rritjen e bursave në 25 mijë lekë të reja për studentët nga familjet në vështirësi ekonomike, si dhe shtrirjen e tyre edhe për studentët e nivelit master. Rama bëri të ditur gjithashtu se parashikohen lehtësi për strehimin, kredi me interes zero ose 3%, si dhe mundësi punësimi për studentët me gjysmë page minimale. Fjala e Ramës: Tani më lejoni një adresim të posaçëm studentëve. Ju kam ndjekur me vëmendje këto javë dhe kam komunikuar në mënyrë sporadike me disa prej…
Janë publikuar pamje të një prej momenteve që është diskutuar gjatë ditëve të fundit, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në aktakuzë ishte përmendur se ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, i kishte dërguar Arlindës një video, në të cilën shihej duke ia djegur rrobat dhe duke përdorur gjuhë të rëndë ndaj saj. Për më shumë rreth pamjeve dhe gjuhës së përdorur nga Jeton Sylaj, ndiqeni Video nga Klankosova më poshtë:
Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili në fshatin Gjashtë të Sarandës janë arrestuar në territorin grek. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila njofton se kapja e tyre është realizuar në bashkëpunim me autoritetet homologe të vendit fqinj. Në pranga kanë rënë Lulëzim Tabaku, 37 vjeç, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç. Të dy kërkoheshin për përfshirjen e dyshuar në ngjarjen e rëndë të 7 majit 2026, kur Rexhep Ismaili mbeti i vrarë me armë zjarri. Sipas të dhënave të publikuara nga policia, Tabaku dyshohet si autor i vrasjes së 66-vjeçarit.…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në dalje të Shkupit, në aksin rrugor drejt Tetovës. Sipas informacioneve fillestare, një 25-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës. Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili e ka transportuar të renë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore dhe shkaqet e aksidentit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.
